Holandë-Meksikë, Robben pranon se bëri me hile

redaktor

Kosta Rika vazhdoi ëndrrën e saj të Botërorit, kur arriti të fitojë ndaj Greqisë, edhe pse ishte me 10 lojtarë në fushë.

Kosta Rika shënoi e para, por më pas u desh që të luajë me dhjetë lojtarë.

Greqia barazoi rezultatin, por pas kohës shtesë, penalltitë nuk u dhanë shansin fqinjëve tanë që të avancojnë për në fazën tjetër.

Tani Kosta Rika do përballet me Holandën.

Ndërkohë të gjithë po flasin për penalltinë e fituar nga Robben në fund të ndeshjes mes Holandës dhe Meksikës.

Sulmuesi i njohur u duk sikur simuloi për të fituar penalltinë.

Si për të shtuar akoma më shumë benzinë në zjarr, ai pranoi se kishte bërë me hile për të fituar një penallti, por jo në rastin e penalltisë së fituar, por në një rast tjetër gjatë pjesës së parë.

“Më duhet të kërkoj falje. Ajo në fund të ndeshjes ishte penallti. Por ajo në pjesën e parë ishte një e zhytur. Nuk do e bëj më atë,” tha Robben.

Rezultati i ndeshjes mes Meksikës dhe Holandës ndryshoi në mënyrë dramatike në minutat e fundit.

Një gol i Sneijder dhe një penallti e fituar nga Robben dhe e shndërruar në gol nga Huntelaar i dhanë fitoren tulipanëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *