Presidenca, kulla shqiptare e shtetit 

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

E nderuara DITA. “Presidenti Nishani, si gozhda e Nastradinit!” Nastradini shqiptar, një vit më parë ndjeu se po i vinte radha për të ikur nga pushteti dhe vendosi “gozhdën” e tij ne Presidencë, kulla shqiptare e shtetit. Në gozhdë në fillim vari SHISH-in aq të dashur e të lidhur që në rininë e tij, në të cilin ka mbledhur gjithë njerëzit e tij të rrezikshëm dhe vetëm në shërbim të tij, pastaj Prokurorinë e Shtetit, pa të cilën nuk mund të dërgosh në gjyq asnjë ish-pushtetar të lidhur me krimin e korrupsionin. Gozhda me ligj ka të varur gjykatat të cilat janë të varura vetëm nga paraja dhe vetë Nastradini. Në këto kushte, sado të përpiqet Kryeministri Rama, pa shkulur gozhdën e Nastradinit nuk do të jetë në gjendje të shkëpusë vargonjtë që kanë lidhur shoqërinë shqiptare. Me gozhdën gozhdohet vetë Nastradini dhe shqiptarët heqin qafe njëherë e përgjithmonë fatkeqësinë që i ka zënë prej tij.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *