Vargje nga
Ismail Xhaferi
AY nuk eshte si gjithe te tjeret
Kudo ben zhurme e turfullon
Nese dikush i shfaqet kunder
Si Suarezi e kafshon
Ay nuk eshte si gjithe te tjeret
Fjalise kurre nuk i ve pike
Kafshon me gjithe fuqine e tij
Gjithe kundershtaret politike
Nw vitin Nwntwdhjet’e Katwr,
Kur nga monizmi s’kish me frike
Ndwrsa kafshoi kushtetuten
I mbeten nenet neper gryke
Ai kafshon si Suarezi
Tani kete e di gjithe bota
Ne maj te nentedhjete e gjashtes
Kafshoi e hengri mijwra vota
Dhe vit pas viti ky njeri
Vazhdoi tw ece ne rruge te keqe
Ne vitin nentedhjete e shtate
Kafshoi njerez dhe dyfeqe
Serish ne kete vit te trishte
Ne marrezira nuk u ndal
Kafshoi eger presidencen
Dhe president bujshem u shpall
Simbol i lindur per te keqe
Qendroi si shkembi ne llogore
Kafshoi ne sheshe opoziten
Neper protesta paqesore
Kafshim’i tij s’njohu kufi
Se djalli s’rrinte me ne shishe
Kafshoi dhe nw Partine e tij
Ndonjerin qe mendonte ndryshe
AY nuk eshte si gjith’ te tjeret
Dhe fanatik i rri betimit
Ne cdo 28 nentor
Kafshoi diten e Çlirimit
Ay nuk eshte si gjithe te tjeret
Ne krye te selise blu
Tani se fundi kafshoi eger
Ambasadorin Arvizu
AY nuk eshte si gjithe te tjeret
Nuk ka te njeten melodi
Ai kafshon si Suarezi
Madje me keq dhe se ai..
