Në Shqipëri, të gjithë jemi të bindur se, sistemi i drejtësisë nuk është i reformuar, por i deformuar.Deformimi i tij është përgatitur prej kohësh, si një hallkë e vënë nën kontrollin politik të qeverisjes që shkoi dhe shtrihet në të gjithë strukturën e tij piramidale, që nga kreu i Këshillit të lartë të Drejtësisë, që është njëkohsisht edhe ish ministri i drejtësisë berishiane, dhe deri tek passkutat e tij. Më shumë se gjithçka ky sistem i ngjan një oktopodi të përbindshëm, i cili, pasi ka gllabëruar miliona e miliona euro nga të gjitha drejtimet, tashmë i është kundërvënë haptas, me forcë dhe me cinizëm politik, pushtetit që duhet të kishte filluar prej kohe reformimin e kësaj oligarkie gjyqësore dhe thënë të vërtetën, deri më tani, ai e ka mposhtur këtë pushtet.
Të gjithë jo vetëm sot, flasin për reformimin e sistemit të Drejtësisë. Edhe gjyqtarët më të korruptuar dhe shembulltyrë e palosjes së këtij sistemi flasin për reformim. Për më tepër, që prej një viti flet edhe njësia qeveritare në nivelet e larta të saj, e në këtë bashkësi zërash, disa ironikë nga brenda sistemit; disa të trazuar seriozisht, nga jashtë sistemit, bashkohen edhe strukturat ndërkombëtare, të cilat e kanë ditur këtë të keqe prej shumë viteve dhe misionet e tyre as nuk kanë ndrequr e as nuk kanë prishur punë.
Përse duhet reformuar ky sistem dhe përse kjo është tashmë domosdoshmëria historike primare e pushtetit të sotëm qeverisës?
Le të sjellim disa shembuj që të njohur, akuzojnë edhe më shumë se sa ato që ende nuk kanë dalë në siperfaqen e dritës.
Në Shqipëri, mjerisht, ne kemi një ish-kryeministër, i cili, pa pikën e drojes, jo tinwzisht, por në një konferenfë shtypi, krejt haptas, pranon se Lazarati, i njohur në tërë kuptimin e fjalës si i tillë, është vepër e tij, se ai ka lejuar që të jetë ky oaz brenda shtetit, prej të cilit vërshonte droga dhe korrupsioni në një degët kryesore të saj. Ish- kryeministri i vendit këtë e pohoi me mburrje, në mesin e Tiranës dhe ishte krenar që e ka lejuar një gjë të tillë. Mirëpo në shtetin tonë, në ligjet e miratuara po nga ky kryeministër është edhe një nen, i cili dënon të gjithë kryetarët e komunave, të cilët, duke e ditur se është mbjellë mariuanë në komunën e tyre, nuk e kanë denoncuar. Dhe në këtë rast nuk është fjala për lejimin e kultivimit të bimëve narkotike, por vetëm për mos denoncimin e pranisë së saj.
Prokuroria jonë “ e nderuar” e di fare mirë këtë ligj, mbi bazën e këtij ligji ka pasur edhe arrestime, por nuk besoj të ketë ndonjë të dënuar, dhe po kjo prokurori ka dërguar para trupës gjykuese edhe pleq e plaka. Ndonjë nga të cilët, edhe për disa dhjetra bimë të mbjella, ka përfunduar në burg. Mirëpo në ligjin përkatës nuk është përjashtuar ish-kryeministri ynë. Ai, jo vetëm që e ka lejuar këtë oazë mariuane, jo vetëm që e ka ditur, por edhe e ka mbrojtur, duke thyer kështu të gjithë ligjet e shtetit. Mbrojtja e Berishës ndaj Lazaratit ishte një katastrofë politike e juridike, por edhe më tej se kaq: oza e lazaratësve ishte kthyer njëkohsisht edhe në një depo te pashoqe armatimi, duke pasur të gjitha llojet e armëve, dhe njëkohsisht edhe e rebelimit të dhnshëm ndaj pushtetit.Prokuria , deri tani, as që e ka pasur në mendje të thërrasë këtë ish kryeministër, të hetojë përse dhe ngacili ligj është nisur ai për të patur këtë vijë sjellje ndaj një fshati…çfarë di ai më tepër dhe cilat fije e kanë çuar atje..përse në kohën e pushtetit të tij është zënë vetëm 8 përqind e drogës së prodhuar dhe ku kanë përfunduar përqindjet e tjera. Në cilin vend të bozës sistemi i drejtësisë do të kishte heshtur nëse një ish qeveritar do të kishte bërë pohime të tilla dhe do të kishte lejuar oazë të tillë të kultivimit të drogës dhe të krimit.Të lejosh këtë do të thotë të jesh palë, ose më saktë, shefi i palëzimit të dyfishtë.
Në Shqipëri ne kemi një djalë ish kryeministri, i cili në kohën e lulëzimit të tij, ndërtoi një fabrikë vdekjeje, dërgoi atje njerëzit më të besuar, mes të tjerëve edhe baxhanakun e të atit të tij, shfrytëzoi mizorisht edhe djersën e gjakun e fëmijve në Gërdec, u bë pronar i disa ministrive, megjithëse nuk ishte i emëruar, e rriti pasurinë e tii maramendëse pa qenë askund zyrtarisht i punësuar, emëri i tij u bë i njohur në median prestigjioze ndërkombëtare,si bëhej dikur djali i Millosheviqit, në një ngjashmëri të habitshme vesesh dhe grykësie.Këtë media pastaj e mallkoi përsëri babai i tij,në atë stilin e njohur përvers me prostituta, hora dhe lavire, por kjo nuk e ndaloi faktin se djali i tij u njoh edhe më tej si djali me çantë,dhe pas shumë skenave të mjegullta në afera milionëshe qëndronin njerëzit e tij dhe askush deri më tani, nga sistemi ynë i drejtësisë, të paktën një herë të vetme, të merrte guximin për t’i bërë një pyetje të zakonshme, që bëhet në të gjithë vendet e botës: ku e gjete këtë pasuri? Ky djalthë, që pas pamjes së pafajshme fshihte mizorinë, u akuzua se ishte vrasësi i fshehur i 26 viktimave, por asnjëherë nuk u bë “pronë” e sistemit të drejtësisë, sepse ishte mbi këtë sistem, aq më tepër, kur vetë ministri i drejtësisë i raportonte atij me më shumë zell se sa vetë babait të tij kryeministër. Ky spurdhjak kryeministror, pa pikën e drojës, menjëherë pas katastrofës së Gërdecit, merr një telefonatë nga bashkëfajtori i tij, kur nuk kishin kaluar veç pak minuta pas shpërthimit dhe kur ende nuk dihej numri i të vdekurve, flasin me njëri tjetrin për disa minuta, gjë e pazakontë, por si d duket halli ishte i madh dhe fshehja e provave duhej bërë urgjentisht dhe askush, e theksoj , askush, n uk mori mundimin e as guximin të bënte një pyetje të vetme: Çfarë biseduat. Në të kundërtën e kësaj, babai i tij kryeministër u l[shua shtazërisht kundër ndonjë prokurori që i kishte rënë shorti të merrte përsipër këtë çështje, dhe e detyruan të largohej. Në cilin vend të botës mund të ndodhë kjo?
Në këtë shtëpi ish kryeministrore është edhe një grua, e cila, përmes një shoqate, që ka pamjen e jashtme aq altruiste, organizoi ankande, shiti vepra arti, pranoi dhurime të ndjeshme financiare vuri nën këmbët e saj biznesin e fuqishëm, thirri pranë vetes njeriun që burri i saj kur ishte në opozitë e kishte damkosur si koka e krimit, dhe që më pas do i bënte dhurata pa fund, ndërtoi alibinë e rreme të Gërdecit dhe të kunatit të saj të vrarë, lëvizi përmes skemave financiare, si lëvizste dikur Mira Markoviq.Bankierët u bënë financuesit e saj të fshehtë përmes blerjeve të shumërënduara të veprave të artit, fondi i saj asnjëherë nuk u bë publik, asnjëherë nuk u kontrullua, dhe kështu gjithka u bë private, deri në fshehtësinë e thellë.Askush nuk mori mundimin e as që kishte guximin të pyeste, qoftë edhe një herë të vetme: Ku vajtën paratë e mbledhura nga donacionet, nga financimet, nga dhurimet, si janë shpenzuar ato…Kush do të guxonte të bënte një tok pyetjesh të tilla, kur gjithësecili e dinte fare mirë se do të ishin para dy gjërave të mëdha: mallkimi kryeminstror, i cili e kishte “ të shenjtë” familjen, dhe dhënien e munxës nga detyra.Të parët që do të përfshiheshin në këtë gjëmë mallkimesh do të ishin vetë antarët e Këshillit të lartë të Drejtësisë, sepse fillesën e tyre ata e kishin pikërisht nga pjesët e kësaj familje dhe devotshmëria ndaj tyre do të jetë edhe sot pjesë e besnikërisë, por edhe e fshehjes së asaj që ka ndodhur mes tyre.
Në vendin tonë ne kemi një ish kryeparlamentare, e cila, në vitet e qeverisjes tetëvjeçare, por edhe më parë, duke e kthyer Shkodrën në një çiflig të saj dhe Shqipërinë në një vend ku mund të bësh farë të duash dhe si të fuash, e njohur për thirrje vrasëse, pa folur për kortezinë politike e parlamentare të spikatur dhe tashmë anekdodike, që njëkohsisht me rritjen e tërbimit, rriti edhe pronën e saj. Tashmë janë disa banesa në pronësi të ish spikeres së parlamentit,askush nuk e di vlerën e pasurisë së saj dhe burimin,askush nuk e di se si u bë ajo sundimtare e hekurt e qytetit, ku do gjë rridhte sipas urdhërit të saj, që nga lëvizjet e mëdha dhe vendosjet e deritashme në qytetin e vjetër ishin krejtësisht nomenklaturë e saj ( tani janë nomenklaturë e LSI). Njerëzit që kishin pritur ndryshimin papritmas e ndjenë veten të tradhtuar, por nëse revolta e tyre rritej në proporcion arithmetik, pasuria e spikeres rritej në proporcion gjeometrik.Askush nga sistemi i drejtësisë nuk ka pasur guximin të hetojë, qoftë edhe një minutë, si u bë kjo pasuri, në cilën rrugë, ku ishte burimi, cila është pjesa e ndershmërisë dhe cila ishte pjesa e pabesisë. Ndodh kjo sepse në sistemin tonë të drejtësisë sundon paraja mbi mendjen, dhuna mbi të vërtetën,politika e dhunshme mbi të pavarurën, sundon ligji i korruptimit mbi ligjet e shkruara, sundon kunati permbi faktin.
Një sistem i tillë drejtësie që e quan korruptimin si meritë dhe ndëshkimin si përjashtim nga rasti nuk i duhet askujt, në rradhë të parë nuk i duhet shtetit të vet. Ne kemi një sistem drejtësie i cili i ka krahët e mbuluara nga presidenti i vendit, që është njëkohsisht edhe shefi i kësaj ligarkie dhe, njëkohsisht, i ka këmbët e lidhura nga vetë ajo që ka bërë.Për secilin prej tyre në veanti dhe për gjykata të tëra në përgjithësi, grupi i skifterëve pranë Berishës ka dosjen përkatëse, di shumë më tepër se sa sistemi ynë i drejtësisë dhe është njëkohsisht peng i këtyre dosjeve, që do të thotë është peng i të bëmave të tyre. Por asnjëri prej tyre nuk tundet, ata e dinë se janë shumica dërmuese, se të ndershmit gjykohen si budallenj, se merita është një farsë dhe se mbi të gjitha besnikëria ndaj kreut të oligarkisë është shenjë besnikërie ndaj pushtetit që shkoi.
Askush nuk mund ta mendojë në Shqipëri se mund të kemi një sistem drejtësie , i cili, të ketë guximin, që qoftë edhe një herë të vetme, të thërrasë në ndërtesën e tij, edhe për një kafe, një ministër të dikurshëm apo të tashëm, apo, larg qoftë, si në Francë, ku thërrasin e hetojnë për korrupsion ish presidentin e repbulikës Franceze. Të ndodhte kjo, edhe si farsë, do të kishim para vetes një tërmet politik e oligarkik, do të tundeshin së prapshti themelet e këtij sistemi, do të trandeshin ngjarjet dhe përsonazhet politike.
E mendoni cdot një hetues, një gjykatës, një trupë gjykuese, që të ketë para vetes një njeri që ka dhënë urdhr të vriten katër demonstrues me duar në xhepa, në mesin e Bulevardit dhe të kërcënojë haptas se do të vrasë edhe 300 të tjerë? E mendoni dot se kemi mes nesh një trupë të tillë që do të kërkojë të vërtetën e fshirjes së serverit kryeministror në natën e vrasjeve, që do të hedhë poshtë urdhërin e kryeprokurores së republikës për hetimin e ngjarjes, që do të fshehë në qilaret e kryeministrisë vrasësit, që do të manipulojë provat ende pa u tharë gjaku, dhe që në fund do të shpërbleje vrasësësit me bujari të pashoqe?
Nëse mendoni se e kemi një trupë të tillë, atëherë mirë ju a bëjnë.
Nëse mendoni se nuk e kemi një trupë të tillë, atëherë ndryshojeni urgjentisht, sepse deri tani është plagë kanceroze, nesër do të jetë kanceri i gjithë shtetit.
Ndryshojeni, me hir apo me pahir. Me hirin e saj nuk do e bëni kurrë, me pahir do të thotë përmes ligjeve që e asfiksojnë atë.

nuk keni se cfar prisni akoma mbeshtetjen tashme e keni marre plotesisht dhe nga faktori nderkombetar tani eshte koha per te bere reforma per ndyshimin e imaxhit te vendit
jo vetem nuk keni ca prisni por ka ardhur puna ose bejeni ju institucionalisht ose do ta bejne te tjere me cdo mjet, legal apo jo qofte. Nuk durohet me, as gjyqtaret as politikane te korruptuar.
Edi Rama, dy duar per nje koke jane.Mos e lere te shkoje puna deri aty se pastaj nuk i dihet fundi.
NUk e beni dot me parlamentin se duan “konsesus” ata te Pd , bejeni me referendum, 90% do votojne pro pastrimit te drejtesise.
Nuk reformohet DREJTESIA shqiptare me mballoma.VETEM NJE REFERENDUM POPULLOR E ZHDUK KETE KANCER.
Me ate kryetar qe ka kuvendi eshte e veshtire!!!! Nejse e zeme se kuvendi i shqiperis kerkon te nderhyj kushe do flasin nga keta filozof o kllufe te politikes…marrim Nard Ndoken….Mul Ndoken…Tom Doshi….Mhill Fufi…Arben Ndoka…Mark Frroqi…Edi Paloqja….Jozi. Bordelloja….Mrika Kodheli….Majlinda Kaqeli…Vjollca Vokshi…Millena Bokshi…Sali Burishs…Erion Braci…Saimir Qafiri..Bujar Nishani…Llalla Llulla.e ku di une sa shume palaqo te tipit politikuaj do te rregullojne sistemi e drejtesis…ja pra ku kane perfunduar klasa politike shqipetare……yyyyyyyypp xhixhi.
Të zhduken me çdo kusht nga radhët e drejtësisë hajdutët,matrapazët dhe imoralët.Të gjithë ata që kanë dalë nga kursi i plepave.Të punësohen djem e vajza të reja të shkolluar në perëndim me kriter zgjedhjeje shkallën e shkollimit.Në drejtësi ashtu si u veprua me doganat të ftohen të huaj,nga vënde me demokraci të konsaliduar,të kenë rol drejtues,të kenë fuqi ekzekutive(EULEX) dhe jo këshilluese.Kjo për aq kohë sa të jetë e nevojshme,për aq kohë sa ky vënd të pastrohet nga politikanët kriminelë e kriminelët ordinerë.Rama mbaj premtimin që i ke dhënë ”sovranit”,përndryshe ke për të thyer qafën edhe ti si të tjerët.
Krye hajduti Meta duhet te nderhyje urgjentisht te ndaloje padrejtesite e gjygjesorit.
Ne se ne drejtesi ka akoma nga kursi i plepave eshte shume e thjeshte per ti hequr. Ne vitin 1992 kur ishte Saliu i Pare ne pushtet reformen e pare ne ushtri beri heqien e gjithe oficerave aktiv qe ishin veshur se kishin mbaruar shkollen e oficerave rezerve te Zall Herrit. Keshtu dhe ju me nje urdher largoni tere plepistat edhe pse tani ata jane blinduar me mjaft diploma…
Me ne fund Ministri Naço ja la ne dore kuvendit te veproi mbi KLD-ne.Por kuvendin kush e drejton?Pra topi i po i ngelet ne dere LESHELISE.Rama,europa e Amerika po ulurijne qe te denohen drejtuesit e korruptuar,te reformohet sistemi i drejtesise,ndersa Meta mendimin e S.Brahos per te hequr Nishanin e quan mendim djaloshar,pra ADOLESHENT.Po pse,se Meta eshte vet i molepsur ne korrupsion.Pa hequr Nishani,drejtesia nuk reformohet,pa vajtur ne burg Salimillosheviçi ky vend nuk behet…!
U kur flet edhe ky po ato emerime kancelaresh qe ben ti i ke harruar !!!! kjo qenka Rilindja juaj
Zoti ministeri Naço NDIHMONI fshati Shtyllas,po ju marin token me cmim qesharak.Një pjesë të tokave të tyre kalon by-pass-i Levan – Fier. Dhe, kuptohet, për tokën e zënë paguhet një çmim i caktuar nga Qeveria. Ky çmim nuk është unik, Levani i populluar nga “agallarët” e rinj, të ardhur nga zonat e Jugut, e ka çmimin për 1600 lek m2, Shtyllasi 299 lek m2 lekë, Pojani 868 lek m2 lekë; një diferencë kjo e madhe për të njëjtën tokë.
Vazhdoni “moderimin “ju të mazhorancës. Vazhdoni deri sa djalli t’ju dale nga shishja e t’ju futet ne prapanicë!? Niseni ate dreq reforme ne drejtesi dhe silluni njeherë si burra shteti o kurva të politikës?
Prej kohesh politka shqiptare vuan molepsjen e nje grupi palaçosh ne krye te PD qe derdellisin pa asnje etike dhe pa me te voglen llogjike. Megjithate Edi Rama duhet te ndaj shapin nga sheqeri. Ilir Meta do kryej detyren apo do sillet si nje i koruptuar e vegel ne sherbim te Berishes e coo. Edi Rama po vazhdon qe prej nje viti te beje te mençin, por deri me sot vetem ka deshtuar. Po vazhdon te qendroje nen tutelen e Saliut. Nuk e dime e bene me qellim, me dashje, apo per servilizem ndaj te huajve. Populli ka votur per ndryshimin dhe jo per hartimet e Edi Rames. Prandaj nese nuk eshte i zoti ti qendroje detyres se Kryeministrit te shkoje si i thot Sala te beje piktuarat e tije qe nuk i shiten. Pra te jap dorheqjen. Boll me me parrulla, me premtime, me qaravitje se keshtu na la Berisha etj, etj. Duhet ta kuptoje se po e durojkme me shume se e meriton.
O nene do vras veten, kur flet ky fshatari per drejtesine!
Po ta vrisje vehten mire do beje.Nje bajge me pak.Mbase marrim fryme me mire.Po cfare pune te prish ty moj zogu i k”rves,ky shkrim ku kerkohet nderhyrje ne sistemin e drejtesise? Apo ata qe duhet ta kerkojne kete,duhet te jene qytetare si ai Vuçidolasi yt ? Keshtu e doni kete vend ju,rrumpalle,se rrumpalle jeni dhe vete.Ju,dhe kur ia u kercasin nga mbrapa,u thoni “me fal se te kam kthyer kurrizin”.Njerez pa shtylle kurrizore,apo ndryshe zvarranike.Prandaj nuk behet kurre ky vend,sepse ka bajga si puna jote me shumice.Keshtu do te bjere ere gjithmone.
Kurse ti je gangrena e Ministrise se Drejtesise…………………
Zoti Bedri , nuk po arrij t’ju kuptoj ! Juve vertete nuk shikoni asnje vijemesi apo lidhje te sjelljes se pushtetit ne Shqiperi qe nga 1986-ta (ndoshta edhe me pare) e ne vazhdim , si nje pushtet pushtues ndaj Shqiptareve dhe Shqiperise ? Si mundet te shkeputeni ne gjykim , apo abstragoni , nga sjelljet e ketyre pushteve ne te gjitha fushat e jetes ?
Si mundet te behej perpjekje per “drejtesi” ne Shqiperi , kur ne plan ishte shkaterrimi dhe vjedhja e saj e madhe ? A nuk ju duket kaq qesharake , sa drejtesia sot , eshte shume here me e varur poltikisht nga pushteti (pushtuesit) se sa ka qene ne kohen e monizmit kur deklarohej me te madhe se nuk kishte ndarje pushtetesh ?
Si ka mundesi qe sot qe deklarohet se “pushtetet jane te ndara” , drejtesia paraqitet si nje segment operativ i mafies politike ?
Sot i konstatuat juve keto ? Po “ata” , haleatet tane , a thua i dine ? Kur i morren vesh ?
Pra ja qe te gjithe i kane ditur ! Ata qe i kane bere vete dhe kane marre pjese ne kete kryeveper ogurzeze , po se po ! Por edhe neve “spektatoret fatkeqe” i kemi konstatuar prej kohesh !
Patem “fatkeqesine” te rrinim jashte loje , sepse ndiheshim shqiptare dhe “pushtuesit” na e dallonin qe ne beben e syrit kete “te metë” dhe na largoheshin si djalli nga temjani !
Pushteti ne Shqiperi nuk eshte i shqiptareve o Bedri ! Atehere ndaj kujt kerkon “drejtesi” ti ? Ndaj pushtuesve ? Mos te ka lene mendja ?
Ndodh kjo sepse në sistemin tonë të drejtësisë:
sundon paraja mbi mendjen,
dhuna mbi të vërtetën,
politika e dhunshme mbi të pavarurën,
sundon ligji i korruptimit mbi ligjet e shkruara,
sundon kunati permbi faktin. [b.islami]
Ndodh sepse ashtu jane “shtruar tubacionet” ! Nuk te vjen uji ne shtepi kur tubacionet jane shtruar ndryshe ! Pra sa konstaton Bedriu eshte “pasoje” dhe jo shkak !
“Pasojat” na dhembin , sepse ato na demtojne , por mendja jone duhet te merret me “shkaqet” e se keqes !
Ti dhe une mund te rrime gjithe diten duke “pritur ujin” dhe duke mallkuar “fatin ton te keq” ! Po nuk preke me dore “shkakun” , pas tre ditesh do te thahemi !
Po njelloj do te thahemi , ne rast se “do t’i riparoje” i njejti “hidraulik” dhe me po te njejten “skeme” ! Nuk do te kete kurre uje per neve !
pse u cmend LSI+PS? Po kur te dale korrupsioni i tyre? Ata mund t’i nderrojne te korruptuarit e Pd-se me te korruptuar te LSI+PS. Pastaj prisni se s’keni pare gje akoma.
babi eshte i zgjedhuri i serbis me bekimin amerikane dhe skeni ca i beni se ai bene lojene e tyre ska faje po fate dhe ne jemi ata qe me mbeshtetje serbe e ameriane do ta skllaverojme shqiperine ska fate tjetrer eshte e forte serbia dhe greqia me mbeshtejen amerikane
Të vonuar shumë.Kaloi një vit dhe vetëm ‘selfije’ e sebepe qeveritare që s’japin asgjë për vendin. Zanafilla e Rilindjes duhet të ishte marrja e plotë e pushtetit me votën plebishitare, që do të thotë se që në krye të herës duhej bërë reforma në drejtësi, duhej shkarkuar KLD dhe presidenti, sepse tani ndodhemi para faktit të hidhur që në Shqipëri sundojnë dy pushtete, ku më i forti është pushteti berishian i cili pasi siguroi pasuritë përrallore tani mbron bythën përmes republikës presidenciale me në krye një sakat si Nishani por në prapaskenë me Sali Berishën i cili vazhdon të bëjë diktatin e forcës pa i bërë tërr syri.
DELETED
Gangrena ka aritur ne ato faza zhvillimi,sa kjo klase politike do beje vetem nje gje:TE SHTYJE DITET E VITET,TE VJEDHE ETE RJEPE POPULLIN TRAP QE I VOTON DERI SA TE IKE EDHE KY BREZ DHE KUR TE VIJE NE PUSHTET BREZI I ATYRE QE SOT JANE 3 VJEÇARE,SHQIPERIA DO JETE KETHYER NE SAHARA.
VETEM NJE REVOLUCION,I CILI DUHET TE MARE HAK MBI VARFERINE E KETIJ POPULLI NE KETA 25 VJET,NE KONFISKIME DERI NE THEMEL TE ATYRE QE E KRIJUAN KETE GJENDJE MUND TA SJELLE NE BINARET E NJE SHTETI NORMAL KETU .SHKRUANI SA TE DONI,E SI TE DONI,SOT DUHET VEPRIM,AKSION E KJO NUK I INTERESON AS EUROPES KURVE E AS SHBA.
Per mua Rama din ta terheq kete valle,eshte njeri fodull apo siç thuhet nuk ja ha qeni shkopin por populli shqiptare e la mangut ne votime pra vrau veten duke I dhene 17 deputet Metes.Keshtu qe ky mandat do te kaloj me propogande dhe te rregullohet çfar mund te rregullohet dhe ne votimet e tjera populli te jap voten ne mase per PS ne qofte se do dinjitet ne token e vet.Sa per sqarim nuk jam idhtar I Rames apo PS.
Kush do rregulloje drejtesine e kush do ta reformoje, ky kuvend me kete Kryetar qe per gjithe shqiptaret mbahet si krye mafiozi qe shkon pas pushtetit si m… pas kepuces? Apo ata deputete marroce qe nuk dine asgje nga drejtesia dhe ligjet por jane deputete vetem se e kane blere karrigen ne kuvend per te qene te mbrojtur nga hetimet per pasurite miliona euro qe kane? Meten ne video me Priftin, pervec pazarit te 700 000 eurove, e kemi pare dhe duke treguar per nderhyrje ndaj gjygjtares, e ka pare dhe Nasip Naco qe ben zhurme ne klase.
Sa te leh balua ne kete prag,era mut do bjere ky sokak!Si Zhozi dhe Salia jane dhurate nga “Miqesia”.
Cou o popull !Cohu e mos fli ma ! Cohu e dil ne rug e kerko te clirohesh nga banda e hajduteve se mbase ka ngel koh akoma !Cohu e protesto se ma keq nuk ka ku shkon !Zgjoi ,,detyroi kurvat e politikes te cojn premtimin ne vend !Mos prisni ma tju tallin ,tju shkelin,tju pijn gjakun qe ju ka mbetur e te prisni shpetim nga qielli ! A keni gjak ,,a keni, nder ,a keni pak dhimbje per veten e femijt qe kta kriminel do ju a kalojn ne hellin e padrejtesis ?Kurvat e politikes gurojn ,hezitojn se kan frik mos humbasin pushtetin,mos humbasin milionat qe moren dhe ato qe do marin! Cohuni he burra ashtu si ate dit qershori 23 e vershoni rugeve se nga llafet spyt hajduti sado ciremi me shkrime,analiza dhe editoriale ! Kam frik se u mesuam te kenaqemi duke lexuar romanin e hidhur te se vertetes e nuk po na cohet te dalim e te therrasim te drejten qe na e kan pshurrur brekdhjeret e historis qe pentakulat e tyre kan zen per gryke gjith Shqiperin e nuk duan ta leshojn ! Mjaft me shkrime e me blegerime delesh por mbushni rruget e therrisni si burra se kjo band zor te leshoj vendin……….
Shoku Bedri.Reforme ne drejtesi patjeter duhet si ne cdo fushe.Por me mllefin qe analizon ti qe jo vetem don te zhdukesh gjithe gjyqtaret por te burgosesh gjithe opoziten, harron qe kjo opozite dikur ne pushtet me ndrrimin e pushteteve ku duhet ti conte ato hetues gjykate sigurims.Me varje ne litar.Zgjodhi rrugen demokratike .Per pasurine e Topallit e ke thjeshte lexo deklarimin e pasurise dhe fjalet tuaja jane peralla.Ato jo vetem qe nuk kane marre pasurine e grabitur nga morrat e kuq por nuk kethejne kurre shpirterat e masakruem nga shoket e transferuem nga malet per te qytetruar shkodranetPer besuar dikush ule mllefin,mos lexo vetem informacionet e Mero Gelbazes.Pasi paske informacion per bemat e LSI ne Shkoder analizoji ato veri gishtin ne plage dhe do kujtohesh per njeri i drejte qe dhe dy leke kontribut per Shkodren dhe me gjere
Nje popull qe harron shume shpejt eshte i destinuar ti nenshtrohet kupoles kriminale qe ka zhvatur kete vend per mese 24 vjet e zaptuar institucionet.Ne vitet 90 n.q.se ka kujtese popullore familja Hoxha u degezdis ne nje qoshe te asaj kohe e pikerisht ne kapanonet e pularise ne Laprake,sepse akuzohej se kishin perfituar “kafe falas” e sot familja me gjakatare e me mekatare e ketij vendi me nje mbiemer Berisha ku ka privatizuar per interes te saj 1/3 e Shqiperise,ka vjedhur 1/3 e pasurise se vendit(shitje armesh,trojesh,falje teritori shqipetar per interes te pales se trete,vrasje e gjenocid deri ne 5600 veta ,shkaterim total te shtetit per mos pasje te asnje evidence,shkaterim rrenjesor te shoqerise shqipetare e sot fale imunitetit qe gezon”fale puneve te pista te tij “,Ai jo vetem se nuk merret si i pandehur por luan e ka nje rol kryesor ne jeten politike te ketij vendi!Kjo eshte ironia e naiviteti i nje populli qe edhe pse vritet ne mes te bulevardit edhe pse lihet pa buke e nen mjerim total gezohet qe e ky klloun u del nje here ne jave (ç’do te enjte) e u jep ç’faqje!Ku jane Froket “qe dikur shkruanin se kur do shembet muri i bllokut”!Drejtesine ne kete vend e ka zene oligarkia Berishjane,e ka kapur e se leshojne kapterat e familjes.Kjo familje tashme ka treguar se ka shtetin e saj brenda shtetit Shqipetar,ka institucionet e veta qe i mbron me ane te “miqeve”,ka gjykatat qe denojne te pafajshem e lirojne kriminele,ka prekurori qe hap proçese per njerez qe kane perfitime ordinere e mbyll proçese qe mbartin afera me interes kombetar!Familja Berisha eshte akoma ne pushtet ,sot ka humbur vetem PD!Ai ka aq fuqi sa te djege edhe duar ambasadoresh qe edhe kur ka vrare ne mes te bulevardit e kane etiketuar “Burre shteti”!Ky eshte shteti sot,drejtesia sot qe drejtohet me mjeshteri nga Ai qe si bene syri tert ,nga ai qe te hedh ne ere,qe te vret me silenciator, nga ai qe inskenon aksidente rrugore,nga ai qe tek padronet e tij ka dhene gjysmen e Shqiperise,pasi gjysmen tjeter e ka falur duke bere pjese edhe vete ne te.Te pretendosh te vesh drejtesi ne Shqiperi se pari duhet te shkaterosh kete çerrdhe shkerdhatash qe na i shiten si demokrate e vjedhjen e tyre mes babezise e drejtimin injorant si demokraci !Nje shoqeri qe s’ka klase politike te shkolluar,por nje grupe gangsteresh me nga kater karta identiteti e kollare s’ka se si te ndertoje shtet te se drejtes ose e thene ndryshe me gjuhe te “moderuar” shtet demokratik.Shqiperise vazhdon ti kendohen akoma vargjet e Ali Pashe Tepelenes “Koka ne Stamboll e trupi ne Janine”!
Nese do ta kisha lexuar kete artikull gjate fushates te zgjedhjeve te 2013-tes, do ti thoja te lumte pena e mendja z.Islami. Ose mund te vleje per ribotim ne zgjedhjet e ardhshme, pa e ndryshuar fare, sepse asgje do behet. Nuk ka si te ndodh dryshe. Keshtu do te flasim ne zgjedhjet e ardhshme…”na pangoi drejtesia e inkriminuar”, “mafia, oktapodi, mbajten peng shtetin dhe nuk luftuam dot korrupsionin”, etj. Shikojeni ministrin Naçe. Po punon, ben mbledhje, ngren probleme… Pra shtin kohen deri ne zgjedhjet e ardheshme. Nuk mund te beje me shume. Jo se s’din e s’mundet, por keshtu jane programuar gjerat. Tani hedh idene qe Ligji i Antimafies te shtrihet edhe te gjyqtaret. Ligji i Antimafies sapo u miratua! Kush e pengoi z. Naçe qe mos te perfshiheshin gjyqtaret?! Jo, z. Islami. Oktapodi nuk mund te luftohet me me shkrimet tuaja dhe tonat, sepse e mbron Ligji Antimafia qe miratoi ky parlament. Te tjerat jane vetem llafe, shtirje kohe. Ky ligj dhe ky imunitet qe i veshi vetes klasa e jone politike gjen binjakezim vetem me dy shtete: Rusine dhe Bjellorusine. Dekretet qe do te dalin si shtesa mbi kete ligj, nuk do te jene gje tjeter perveçse si dekretet e parlamentit italian salvaberluskoni ose iksi a ypsiloni. Por me shqetesues eshte fakti qe kete ligj nuk e miratoi “Oktapodi” i kualifikuar nga z. Islami, por nga te majtet e z. Naçe. Kush e mbron “Oktapodin” e z. Bedri Islami, perveçse nje klysh oktapodi?……
Opa ! Filluan te hapen “dosjet” private ,tju lexohet biografia ,te kercenohen per te kaluaren qe ju a njeh Ai qe sundoi Shqiprin postkomuniste e tju mbyllin gojen cilitdo qe di e shpreh realitetin e katastrofes qe jetojn sot shqiptaret ! Ju lutem stafit te Dites fshini by…. me kto kercenime qe vijn nga erresira dhe vazhdoni ate cka keni nisur ! E drejta e se vertetes dhe pendeses i takon edhe kriminelit e bile sic e dim ajo esht edhe finalia e gjykimit te tij! Kur dikush te “fal” 10 kokra arra sikur edhe njera te dal e sakt nuk humbet ! Vazhdo pra Bedri Islami dhe shkruaj per plaget e ksaj shoqerie e pushteti banditesh qe kan zen peng Shqiperin se jemi shum ne qe te ndjekim dhe cmojm ate qe ben ! ……….Shpresojm tju vi dita e llogaris se shpresa vdes e fundit se 23 Qershori ish sinjali i par i ksaj dite …………..
sh.Bedri; lutem pergjigju pyetjes kush jane me te korruptuar,gjyqtaret apopolitikanet
Duhet te nderhyje perpara se te jete teper vone: http://pollsdb.com/Prokuroria-jonë-e-nderuar
BEDRIU .po shkruan ato qe di dhe i thone dhe jane te verteta ….por cfare vlere kane
ktu i thojne ne shkoder eshte bere muti ..mullar ….BEDRI NA TJUAJ NDONJE GJE TE RE …….POR VETEM PER SHKODREN E MOS I BJER RRETH RROTULL …SEPSE KE BOLL ME FOL PER SHKODREN QE KA 23 VJET QE VETEM ESHTE SHKATRRUAR ……………………
…..