Policia e Fierit arrestoi Ledjan Muçaraku pasi dyshohet se ka krijuar nje skeme mashtruese dhe piramidale duke lidhur pranë noterëve mbi 50 kontrata huadhënie me interes në muaj, me biznesmenë, dhe individë nga qytete të ndryshme të vendit, kontrata keto te cilat ne te shumten e rasteve anulloheshin pa perfunduar afati i dhenies se lekeve.Në një njoftim të shpërndarë për mediat prokuroria bëri me dije se u be e mundur dokumentimi i veprimtarisë Kriminalë të tij ku rezultoi se Ledjan Muçaraku që prej vitit 2007 e në vazhdim kishte krijuar një skemë mashtruese të cilën e paraqiste fillimisht pranë studentëve nga zona e tij e Fierit dhe me pas biznesmenë e persona të tjerë të interesuar apo në nevojë për të marrë para me interes. Policia dhe prokuroria vazhdojnë hetimet e deri më tani janë siguruar dhjetëra deklarate noteriale me vlera nga 6000 euro deri ne 230 000 euro, dhjetëra procedime penale e civile të hapura fiktivisht nga Ledjan Muçaraku.
