Shkon në 65 ton drogë sasia e kapur dhe djegur në Lazarat nga Policia e Shtetit. Dje u kapën mbi gjysmë toni i fshehur në një tunel si dhe sasi armatimi dhe maska. U ndaluan dy persona të dyshuar, duke e çuar në 47 numrin e tyre.
Sekuestrimet dje
Në një tunel në periferi të fshatit, gjatë kontrollit të ambienteve ditën e djeshme, u zbuluan edhe 42 thase me 650 kg marijuanë. Lënda narkotike u gjet në banesën e të dyshuarit Ajet Kazma, 50 vjeç, i cili është arrestuar në flagrancë për veprën penale “prodhim dhe shitje të narkotikëve”. Gjithashtu gjatë operacionit u sekuestruan 3 armë zjarri automatike, 1 arme zjarri me kalibër 5,5 milimetra, 620 fishekë, 15 granata dore dhe 3 maska. Gjithsej janë kontrolluar 12 banesa dhe territore në fshatin Lazarat, duke e çuar numrin e shtëpive në 850. Gjithashtu po mëngjesin e djeshëm, policia arriti të arrestonte një tjetër person të shpallur në kërkim, Edmond Boçia, 47 vjeç, të cilit në banesë i ishin gjetur 1 mitraloz i lehtë, një “Kallashnikov”, 550 fishekë dhe një sasi lënde narkotike.
Operacioni në total
Gjatë operacionit që ka nisur prej mesit të muajit qershor, policia ka arritur që në Lazarat të sekuestrojë dhe djeg mbi 65 tonë drogë marijuanë dhe hashash, si dhe 134 mijë bimë narkotike fidanë të mbjellë. Po kështu janë sekuestruar 5 kg heroinë, 21 kg hashash çokollatë, 17 litra vaj hashashi, 5 kg farë kanabisi. Policia ka zbuluar edhe 5 laboratorë të ndryshëm, pajisje për tharje dhe presim. Gjithashtu janë gjetur mbi 400 armë të ndryshme, pistoleta, snajpera, rreth 30 mitralozë, qindra granata, mbi 1168 kallëpe tritoli, 19 mina kundër këmbësorisë dhe mijëra fishekë. Nuk kanë munguar as kamerat termike, dylbitë, maskat, jelekët antiplumb, uniformat e policisë, dokumente të ndryshme identifikimi, deri në ato serbe, pajisje për kërkim floriri dhe metali. Gjithashtu janë kapur makina me drogë, apo sekuestruar mbi 20 mjete të tjera transporti. Një pjesë e armëve dhe mjeteve e drogës u gjetën të djegura për të humbur gjurmët.
Sekuestrimet në total:
65,08 tonë drogë
134 mijë rrënjë kanabis
850 shtëpi të kontrolluara
47 persona të arrestuar
5 kg drogë heroinë
21,7 kg hashash çokollatë
4,4 kg farë kanabis sativa
16,8 litra vaj hashashi
5 laboratorë
408 armë zjarri, automatikë, pushkë, pistoleta
2 snajpera
1 mitraloz kundërajror
28 mitralozë të lehtë
4 antitanke
4 murtaja, 6 granatahedhës
29 armë gjahu
45 armë të djegura
227089 fishekë të ndryshëm
1168 kallëpe tritoli
733 granata
361 predha granatahedhësi e murtaje
19 mina kundër këmbësorisë
3924 kapsolla detonatore
1284 ml fitil zjarrpërcjellës
11 mjete me armë e kanabis
17 automjete të tjera
4 mjete të djegur
37 targa automjetesh
1 aparat kërkues floriri, 5 kasaforta
Dokumente identitetesh të ndryshme
Uniforma policie dhe maska
5 kamera vëzhgimi
7 maska, 1 jelek antiplumb
2 palë doreza, 1 dylbi termike,
1 dylbi optik, 1 dylbi nate, 1 dylbi i djegur
26,6 milionë lekë të vjetra

ANTI SHTETI I SALIUT
Gjermani iku po luften e la mbrapaaaaaaa!
ç’është kjo “tonë”? ton more ton pa ‘ë’ në fund, 1 ton = 1000 kg, i bëni klasat e gjuhës shqipe more gazetarê koti?