Familjarët e 81 personave që humbën jetën ditën e 28 marsit të vitit 1997 në tragjedinë e Otrantos, do kenë një memorial për të afërmit e tyre. Pjesë të anijes famëkeqe “Kateri i Radës” kanë mbërritur në Shqipëri, motori i anijes dhe disa pjesë të veçanta. Ky memorial u bë realitet falë nismës së Ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me Prefekturën e Vlorës. Nënkryetari i Bashkisë së Brindizit, Giuseppe Markionne, tha se me këtë memorial shpresojnë t’ua zbusin sado pak dhimbjen familjarëve të viktimave. Kurse Pushime Çela, kryetarja e shoqatës, bëri thirrje për drejtësi.
