Kukës, sherr për mineralin e kromit, përleshje me armë

anazapta

Një konflikt i nisur mes tre banorëve të zonës së Zogajve, në rrethin e Tropojës, dhe tre të tjerëve që shfrytëzojnë një minierë në këtë zonë, ka përfunduar në të shtëna arme. Incidenti ndodhi dy ditë më parë, kurse policia arrestoi të dyshuarin Isa Vukaj, 52 vjeç, që për motive pronësie ka dhunuar e kanosur me armë Ilmi Demiraj, teksa i është gjetur një pistoletë që e mbante pa leje. Po kështu policia ka prangosur Osman Kokën, 38 vjeç dhe Elton Hajdarmatajn, 28 vjeç, po për këtë ngjarje, kurse dy anëtarë të familjes Vukaj u morën nën hetim në gjendje të lirë.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *