Një konflikt familjar përfundoi me plagosjen e një personi në Fushë-Krujë. Sipas policisë lokale, Murat Qira qëlloi me armë zjarri vëllanë e tij Rustem Qira. Nuk dihen rrethanat e ngjarjes për këtë krim brenda familjes, por dyshohet se midis dy vëllezërve ka pasur një konflikt pronësie. I plagosuri u dërgua në spital dhe mjeket po kujdesen për shëndetin e tij, por pa përcaktuar ende gjendjen e tij. Policia ndaloi autorin e dyshuar të ngjarjes dhe mori në pyetje anëtarë të të dy familjeve për të zbardhur krimin.

Nje koment sa per te plotsuar mbiemrin: Murat dhe Rrustem By….qirat nuke kishin nevoj te arrinin te perdorni armet..fush kruja si bastion i berishes posedon vetem c4 tu behet A.D.N
Fukarallek=Maskarallek. Çeshtja e pronave eshte krimi me i madh qe u eshte bere shqiptareve ne keto vite demokraci me hartimin e ligjit 7501, por pergjegjesi kryesor mbetet barbari Sali Berisha qe nuk ndaloi zaptimin e tokave pas vitit 1992 dhe t’u kthente tokat e lira pronareve pa u bere ndertimet mbi to. Mbi 8,000 te vrare ne 20 vjet eshte alarmuese.