“…Hajde. Ç’farë ke që më shikon ashtu. Çohu, dil përjashta?…” Me këto fjalë m’u drejtua me arrogancë gjyqtarja Nevrie Duka edhe në seancën përfundimtare të gjyqit civil të drejtuar prej saj në gjykatën e Shkallës së Parë në Sarandë, pak sekonda pasi pa asnjë të drejtë dhe etikë ligjore rrëzoi poshtë kërkesë padinë time. Në të njëjtën kohë, ajo me këtë vendim hodhi “tuç” edhe parlamentin duke rrëzuar rezervën ligjore të paprekshme, të cilës unë i referohesha në kërkesën time dhe që e vërtetoja me dokumentat përkatëse se nëna ime ka qenë e paaftë për punë në momentin e hartimit të testamentit.
Dhe për të qenë konkret,për respekt edhe të lexuesit, po citoj kërkesat e nenit 371 të Kodit Civil ku bëhet e qartë se: “…Trashëgimtarë të paaftë për punë janë ata që në kohën e vdekjes së trashëgimlënësit nuk kanë mbushur moshën 16 vjeç,burrat që kanë mbushur moshën 60 vjeç dhe gratë që kanë mbushur moshën 55 vjeç…”. Prandaj, bazuar në kërkesat e këtij neni, veprimi gjyqtares bie në kundërshtim me kërkesat e nenit 379 të Kodit Civil i cili shprehet se: “Trashëgimlënësi nuk mund të përjashtojë nga trashëgimia ligjore fëmijët e tij të mitur….. si edhe trashëgimtarët e tjerë të paaftë për punë në qoftë se thirren në trashëgim dhe as të cënojë me testament në çdo mënyrë qoftë,pjesën që u takon këtyre trashëgimtarëve në bazë të trashëgimisë ligjore,përveç kur janë bërë të padenjë për të trashëguar.”
Dhe përfundimisht,në bazë të këtyre sa cituam më sipër, sipas nenit 407 të Kodit Civil, arrihet në përfundimin se:“…Testamenti është i pavlefshëm kur disponimi me testament i trashëgimlënësit, i përjashton nga trashëgimia ligjore trashëgimtarët e tij të mitur ose të paaftë për punë ose cënon pjesën tyre ligjore”. U zgjata pak, por mendoj se duhej bërë për të patur edhe një pasqyrë më të qartë se deri ku ka arritur kurajua e kësaj gjyqtareje për të shkelur me ndërgjegje dhe në flagrancë ligjin.
Natyrisht, që pas shpalljes së vendimit për një moment u befasova sepse gjithçka që po ndodhte brenda mureve të zyrës së saj ishte jashtë çdo norme, si ligjore në drejtim të gjykimit të çështjes dhe drejtësisë së vendimit por edhe njerëzore, nga ana humane dhe kulturore.Për një moment gjithçka më erdhi rrotull derisa pas një pauze artikulova këto fjalë: Zonja gjyqtare po gaboheni.Në atë karrige ju jeni ulur në saj të qytetarit dhe aty duhet të kishit venë “kokën” në mënyrë që të gjykoni me ligje dhe kulturë, duke respektuar në këtë mënyrë edhe zyrën e shtetit.
Aktualisht, pasi mbarova gjykimin edhe në Gjykatën e Apelit në Gjirokastër, së bashku me ankesat që do të bëj në të gjitha instancat zyrtare shtetërore, dëshëroj të bëj publik të gjithë problemin tim në mënyrë që edhe instancat eprore të kësaj gjyqtareje, edhe publiku qytetar të kuptojnë nivelin profesional të saj. Shprehem kështu sepse gjykata e Apelit në Gjirokastër e rrëzoi poshtë vendimin e kësaj gjyqtareje, duke shtuar edhe mangësi procedurale gjatë gjykimit,të cilat përsëri për faj të saj do të sjellin një kosto jo të pakët për mua në të gjitha aspektet, morale, financiare, të dëmtimit të imazhit etj. Në kërkesën time unë kërkoja shprehimisht: “Konstatimin apsolutisht të pavlefshëm” të testamentit të parregullt. Gjyqtarja e “nderuar” gjykon dhe jep vendimin për “deklarimin e pavlefshëm” të këtij testamenti,frazë që unë nuk e kam përmendur në asnjë rast dhe që nuk kanë lidhje me njera tjetrën. Pra, kuptohet se gjyqtarja ka gabuar, por enigmë është fakti nëse e ka bërë nga “padija apo nga korrupsioni”.
Njëkohësisht, gjatë procesit gjyqësor unë i paraqita gjyqtares Nevrije edhe aktin e trashëgimisë, i cili vërteton që nëna ime është trashëgimtare e shkallës së parë kurse ajo në arësyetimin e vendimit gjykon për rastin e trashëgimtarëve të shkallës së dytë. Pra, përsëri edhe në këtë moment gjyqësor, duke mos bërë dot as këtë dallim të thjeshtë, del se ose gjyqtarja Nevrie është injorante në profesionin e saj dhe kështu dëmton qytetarët, duke dëmtuar edhe emrin e gjyqësorit, ose ajo është e korruptuar dhe me ndërgjegje jep vendime të tilla në kundërshtim me ligjin.
Sinqerisht, dua t’i bëj të ditur opinionit publik dhe instancave përkatëse, se besoja në një gjykim të drejtë nisur edhe nga fakti se kjo gjyqtare ishte në dijeni të faktit se pala kundërshtare së bashku me noterin e Delvinës është denoncuar nga unë në prokurorinë e Sarandës për krijim dhe përdorim të dokumentave të fallsifikuara, çështje të cilën prokurori Sali Hasa i Prokurorisë së Sarandës ka tre vjet që e zvarrit, pavarësisht vendimeve të formës së prerë të gjykatës së Shkallës së Parë në Sarandë dhe gjykatës së Apelit në Gjirokastër, fakte që do t’i bëjmë të ditura, sapo edhe ky proces të marrë një përgjigje zyrtare nga të gjithë instancat dhe ne të kemi të drejtë të ankohemi.
Që të jem i sinqertë, u bënë disa vite që më është dashur të jem i pranishëm në atë gjykatë edhe me disa gjyqe të tjera pronash. (Vetëm ky gjyq ka katër vjet që vazhdon). Kisha dëgjuar shumë për harbutllëkun e saj në sjelljet me qytetarët, prandaj për të eleminuar ndonjë të papritur dhe duke qenë se ajo kishte për gjykim edhe një tjetër çështje timen në lidhje po me këtë pronë, në të drejtën që më jep ligji, kërkova largimin e saj nga drejtimi i gjyqit, gjë të cilën ajo nuk e pranoi dhe me arrogancë vazhdoi gjykimin.
Sot po i drejtohem DITA-s por natyrisht që do t’i drejtohem për drejtësi edhe të gjitha instancave shtetërore për të kërkuar dinjitet, për të vënë në vend ato të drejta që m’i jep ligji. Dhe jo vetëm për këto, por edhe për atë që në të ardhmen, qytetarë të tjerë që halli do t’i çojë nëpër dyert e gjykatës së Sarandës të mos luten nga frika që “ishalla” nuk më bie gjyqi me Nevrien.

Pa analizuar rastin konkret, me,pak fjale mund te thuhet se, ky rast si mijra te tjere ne kete vend, te ben te ulerish nga dhimbja qe shkakton kanceri i drejtesise ne vendin tone. Ketu nuk dua te them se per gjykime te veçanta nuk mund te kete edhe interpretime subjektive se fundja per kete jane dhe shkallet e gjyqesorit, por sepse behet fjale per dhunim flagrant te legjislacionit dhe per mendimin tim kur keto raste jane sheshit abuzive atehere organi kompetent duhet te marre masa te renda ndaj gjyqtareve, prokuroreve dhe ndaj policise gjyqesore, kur eshte rasti per fshehje apo deformim te fakteve dhe provave. Sikur te kishiim degjuar se kjo ka ndodhur ne ndonje rast, atehere do te ndjeheshim te ngushelluar se edhe kjo palo drejtesi nje dite te te ndreqet. Duhet pa tjeter se perndryshe vetegjyqesia do te jete shkaterrimi i paqes sociale edhe keshu e brishte.
Ka nje problem etik (dhe moral) ky shkrim i Hysit sipas meje, pasi autori flet per nje ceshtje gjyqesore CIVILE ( mesa duket ende ne zhvillim) mes tij dhe pales tjeter ose shtetit shqiptar.
Qendrimi i autorit se i eshte bere pa-drejtesi nga gjyqtarja e nivelit te pare balancohet (nese e kuptoj mire) bie ndesh me faktin qe ai ka fituar gjyqin ne shkallen me larte, pra ne Apel — kjo do te thote qe sistemi Gjyqesor ne Shqiperi (ne kete rast dhe sipas autorit) paska funksionuar shume me mire sesa mendojme ne te tjeret. Por gjerat nuk jane kurre kaq te thjeshta!!!!
Problemi i madh etik i ketij shkrimi qendron tek fakti qe kjo ceshtje gjyqesore (individaule) eshte ende ne zhvillim dhe eshte jo-korrekte dhe per me teper mund te demtoje vete autorin kur ai shpreh urrejtje dhe ndjenja e hakmarrjes per padrejtesine “sublime” qe i eshte bere.
Kushdo qe (dhe kudo ne bote) ka pasur fatin e keq te merret me ceshtje gjyqesore e kutpoin fort mire se duhet te pergatitet edhe per ta humbur ate ceshtje gjyqesore – ne shumicen e rasteve lidhur me menyren e interpretimit ligjor te ketij apo atij gjyqtari, apo per ate apo kete klecke ligjore. Te gjithe e pranojme qe niveli i profesionalizmit te gjyqtareve tane nga ana tjeter le shume per te deshiruar dhe qe shumica e tyre (ne mos te gjithe ata) jane te korruptuar ne cdo qelize te trupit – dhe nese ky ka qene qellimi i autorit -ketu jam dakort me te. Pra Te kerkosh nje pastrim e transparence te plote te gjyqesorit dhe profesionalizmin maksimal te gjyqtareve tane (pra nje reforme totale te sistemit) eshte tashme nje emergjence shqiptare qe te gjithe ne biem dakort.
Por Ta perdoresh pastaj kete nevoje per ndryshim per te shprehur inate, hakmarrje apo qef-mbetje personale apo per shfrim dufesh pasionale – apo ca me keq duke u perpjekur te kondicionish gjyqesorin eshte jo vetem femijerore por edhe shume e rezikshme qe con deri ne nxitje per vete-gjyqesi.
Ne thelb pranohet qe para gjykates ne pergjithesi paraqiten dy pale qe kane pozicione e interesa (kryesisht financiare apo pronesie) diametralisht te kunderta dhe nga vendimi i gjyqesorit njera pale do te dale se s’ben “e humbur”. Me duket se persona si autori nuk mund ta kuptojne se nese ai do te kishte fituar gjyqin – pala tjeter do te ndihej pothuaj ekzaktesisht si vete autori, pra qe i eshte bere nje padrejtesi Monumentale. Prandaj cdo sistem gjyqesor (kudo ne bote) ka edhe nivelet e apelimit.
Nese autori ka fakte te pakundershtueshme qe gjyqtarja ka marre pare apo ka dhene nje vendim korruptiv atehere (ne cdo vend te botes normale) ka te drejten te ankimohet ne organet perkatese e madje ta coje ceshtjen ne prokurori.
Mua me duket se Autori ka shkruar nje DACIBAO-leter te hapur (sic eshte ne mode tashme ne shqiperi) me tepr per te kenaqur egon e tij dhe ndoshta me shpresen se do te kondicionoje nje vendim (apo denim per gjyqtaren dhe padyshim palen tjeter) qe i shkon per shtat EGOS se Hysit.
Ky (Hysi) mund te jete ne e te kete te drejten e Zotit – por menyra si e ka shkruar kete Fleterrufe le shume per te deshiruar dhe me duket ne rastin me te mire shume Naive.
Per redaksine e Dites – Nuk e kuptoj nga ana tjeter se kush eshte interesi Publik per nje ceshtje qe duket qartesisht se eshte ceshtje mes-paleve. Kjo mund te botohej fort mire tek letrat e lexuesve – por nuk perben per mua nje Opinion apo shkrim per debatim.
Per Hysin do te sugjeroja ate qe thashe me siper – qe nese ka fakte te pakundershtueshme per korrupsionin e Gjyqtares ti paraqese keto ne organet e duhura – dhe nese nuk merr pergjigje prej tyre Mund te kete te drejte morale ta paraqese ceshtjen e tij ne PRINCIP si nje tjeter rast te Korrupsionit te Madh te Gjyqesorit Shqiptar
Prisni se nuk keni pare gje akoma. Prisni sa te nderrohen kjo tufe derrash te korruptuar ne emer te pastrimit te gjyqesorit. Kur te behet zevendesimi me nje tufe tjeter derrash te uritur me logon LSI. Edhe e keqja ka shkalle. Lum ata qe emigruan e tashme kane statusin e emigrantit ku vajten. Ne ketu jemi kthyer ne emigrante ne vendin tone.
Nje njeri i mencur ka thene: kur gjyqtari jep vendim, flet ne emer te Humanizmit.
Ndoshta Humanizmi yne do rishikuar.
“Reforma Plepat2?”
pse nuk bie nje rrufe mbi keta gjyqtare te shpetoje ky popull
Nuk di as rrufeja ku te bjere me pare…
Mos u merzit,sje i vetmi ne kete mesele jane 3 milione veze te prishura te shtruara nga kllocka biseksuale.
Cyrykstani do shitur me 3kate nen dhe,me gjithe varret e ilireve,se neser kur skane cte shesin me Ilir floriri,rama qe blen kemisha nga 20 euro,dhe ai katundari i vucidolit do shesin kockat e ilireve se do te jene me te shtrenjte.
Nevrija qënka nevrike? Mendoj se P. A. B ka sjellë nje sentencë etiko-juridike te vlefshme. Letershkruesi më duket se ka te drejtë të tregojë brengën e tij juridike sepse eshtë brengë për shume e shumë shqiptarë? Prandaj mendoj se “Dita” nuk ka gabuar qe e ka botuar? Tung!
Eshte perdorur nje strataxheme e Berishes.Kur kerkon ti shtoje armiqte e Rames,Berisha e transporton konfliktin tek nderkombetaret.Edhe ky Hysi,konfliktin e tij me gjyqtaren e kerren ne konflikt te gjyqtares me parlamentin! Cpik aleate!Veti e dredharakeve provincjale.
I detyruar nga rrethanat e jashte vullnetit tim u paraqita ne nje seance ne gjykaten
e tiranes ku u llahtarisa nga sjellja dhe fodulliku mostruoz i grupit te gjyqtarveve.
Nje maloke kokepalare nga nuk di sa kohe, pasi u prezantova ma preu me
arrogance;-Nuk kana nevoja met’nigju, ne gjykate flasim na.
Ne menyre spontane mu duk vetja si pjesmarres i ” procesit ” te F.KAFKES.
POSHTE SHQIPERIA E KOKEPALAREVE!
RROFTE SHQIPERIA E INTELEKTUALEVE(NEQOFTESE KA )
Bashkohem me komentin mustafa.Kush eshte jashte shtetit te mos bej gabimin tim te kthehet se do pendohet.Kam shitur dhe shtepine e dy makinat qe solla nga kurbeti dhe po mbijetoj.Ketu eshte vendi i padrejtesise,kush kerkon norma e rregulla eshte i shkaterruar.Kujdes,te jesh i mire e i drejte te shkelin me kembe ….Kisha shprese tek Rilindja,por qenkam gabuar ,kaloi nje vit tani prit kur ta zaptoi LSI DHE PS force e trete,do norma e pret radhen ,ste vjen kurre ose te vjen kur nuk te duhet.Te nisesh me fakte nuk mbarojne kurre.Drejtesia ,po ne kemi ne krye te Parlamentit nje hajdut ordiner qe u kap me video dhe kur pasi u vrane 4 demostrues te majte ,kush fitoi????Beri gabim Z Dritan Prifti ,tha spartak braho!,Pse.apo pse guxoi te denonconte vjedhjen dhe drejtesia shqiptare i dha te drejte gjarperit qe ha ngjala.
“Hajde cfar ke qe me shikon ashtu cohu e dil perjashta” Po e filloj me shprehjen e ksaj gjygjtareje ne kariken me te lart e te pacmushme qe quhet “drejtesi”! Kjo shprehje harbute e ksaj “mbretereshe” qe ka fatin te ulet ne kte karrike dhe qe i jep pushtetin te vendos per fate njerzish mu ne ate vend te shejt qe quhet gjykat, ne sy te “spektatoreve” fitus,te humbur ,e viktima ty zzz AMINA te duket normale ???? Atij qe humbet ,i falet edhe ndonje shikim i zgjatur e kushedi si e ka mar kjo “mreteresh”sepse keshtu i duket atij ,keshtu e sheh ai padrejtesin qe i behet ,por kjo ku e gjen te drejten te flas si “bonaparti” me ushtarin ! Na ke shkruajtur nje roman per etik e permbajtje nga viktima e na trgon “fakte”per korupsionin !!!!!!! Ate ti moj amina e di shum mir qe nuk esht e mundur sepse pas perdes se hekurt te korupsionit drejtesis nuk can dot e prandaj leri “arsyetimet”sepse te shoh te jesh pjes e pas perdes me ter ate stergjatje !!! Plaga qe quhet drejtesi ne Shqiperi esht shum e madhe dhe duket sado qe doni ta mbuloni sepse sot mallkimi ne Shqipri esht “Te raft nje pron” e rafsh ne dor te drejtesis qe te perfundosh lypsar ! Po nuk u regullua ky sistem ,kurrr ska per tu regulluar Shqiperia e ben mir te lexosh cfar thon mjaft komentus ktu te respektuar ! Lexo pra se mbase kupton cdon te thot Purgator i Dantes se madh…..
kape mor per zhelesh e nxirre jashte 😛 😛 http://goo.gl/t0WefR