Një lobim i fortë për Çamërinë

anazapta

Email nga adresa

[email protected]

Përshëndetje Dita nga një lexues nga Çamëria. Eshtë handikap i madh fakti që këto dy dekada çështja Çame “xhiron në boshllëk”. Shoh që vijon e përfaqëson këtë çështje një sharlatan si Idrizi. Zotëria në fjalë nuk e përfaqëson këtë kauzë.

Nismat e para e kanë zanafillën që në fillim të viteve 90 kur u krijua për herë të parë shoqata atdhetare politike Çamëria e cila spikati nën drejtimin e të ndjerit Abaz Dojakës me shokë. Që në fillimet e këtij organizmi të rëndësishëm u bë e qartë kërkesa për një zgjidhje politike të Çështjes Çame. Ashtu si edhe mbi çështje të tjera të rëndësishme pluhuri i tranzicionit rëndoi edhe mbi Çështjen Çame.

Kjo dukuri zgjati deri në fillim të vitit 2005 kur Komuniteti Çam krijon për herë të parë grupimin e tij politik për të garuar në zgjedhje duke u ndjekur më pas me pjesmarrjen në zgjedhjet e vitit 2009, ku edhe ja del të përfaqësohet me një deputet në Kuvendin e Shqipërisë.Nga këtu nis rrugëtimi i Çështjes Çame nga një çështje kryesisht folklorike drejt një çështje me kërkesa të qarta politike.

Them se së pari duhet një lobim i fortë, serioz dhe i argumentuar pranë faktorit dhe organizmave ndërkombëtare, për të mbërritur në njohjen e një genocidi të mirëfilltë, dhe nisjen e procedurave për njohjen e të drejtave të mohuara padrejtësisht të një komuniteti të tërë. Me keqardhje them që përfaqësuesit aktualë të camëve nuk kanë të bëjnë fare me këto strategji që kërkojnë seriozitet.

 

Share This Article
1 Comment
  • Ceshtja came duhet te behet e njohur ne bote se njihet shume pak dhe sipas pikpamjeve greke.Per ket duhen shfrytezuar mediate serize.institutet e studimeve gjeostrategjike dhe dokumentet greke dhe te nazizmit.Dihet qe Zerva bashkepunoi me nazistet.
    Organizatat came dhe partite came(qe zoti e di pse duhet te kete parti came ne shqiperi)duhet te harxhojne ca pare nga buxheti I tyre.
    ceshtja came nuk fitohet vetem me kenge e valle,me raki dhe mish ne hell por me pun dhe njerez te perkushtuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *