Vargje të nënshkruara
Nexhip Bashllari
Ka e çfarë nuk ka kjo botë,
Ka të mirë e ka të liq,
Ka të ditur e të ngrohtë,
Zemërngrirë e mend eksiq.
Duan që t’u servilosesh
Dhe t’u thuash: hej, çfarë burri!
Dhe për vete të krekosen
Kur në dorë u ka mbirë huri
Jo pak duan t’i lëvdosh
Dhe t’i bësh heronj pa qenë,
Për të metat, pak t’i shposh,
Erzin ta marrin ndër këmbë
Mbahen si më të mëdhenjtë,
Baballarë, mendje-florir
Por vetë blihen si plaçk’ tregu,
Disa shtrenjtë, disa më lirë
Ka prej tyre jetë e mot
Që shurrën hedhin përpjetë,
Të ngopur nuk ndenjkan dot
Dhe të etur mot e jetë.
Ka prej tyre sa të tjerë
Të zhytur në mizori,
Në vend të ndihen të dhjerë,
Mprehin dhëmbët përsëri.
Ka, ore, ka ndonjë të marrë,
Që na bën dhe politikën,
Pas karriges hiqet zvarrë,
Të vret natën, të qan ditën.

Bukur Nexhip? Vargje me mënd dhe me personazhe realë. Kohë hunjsh? Nderime!