Historitë e njohjes së çifteve fatlume të Hollivudit

anazapta

Ata janë VIP-at me martesat më të lumtura. Për disa prej tyre njohja ka nisur shumë kohë para se të lidheshin e të tjerë e kanë kuptuar që kanë gjetur njeriun e duhur që në momentin që janë takuar. Ja disa prej historive të njohjes së çifteve fatlumet të shoubizit.

Tom Brady dhe Gisele Bundchen u njohën në vitin 2006 me rekomandimin e një miku të përbashkët. “Një mik më tha se ai e njihte versionin tim të femrës”, tha Tom për revistën “Details”, kurse bukuroshes braziliane i njëjti mik i kishte thënë se e njihte versionin mashkullor të saj. Në këtë mënyrë ata u bënë bashkë. Para martesës me Gisele, Tom-i ishte në një marrëdhënie serioze me Bridget Moynahan, me të cilin ka një djalë.

Brad Pitt dhe Angelina Jolie u takuan gjatë xhirimit të filmit “Mr. and Mrs. Smith”, në vitin 2004, në një kohë kur Brad ishte ende i martuar me Jennifer Aniston-in. Kjo është një nga historitë më të famshme të dashurisë, kurse ylli i serisë “Friends”, kurrë nuk është shëruar plotësisht nga divorci. Pas kaq shumë vitesh në lidhje të përbashkët, me shumë fëmijë, disa prej tyre të adaptuar, Angelina thotë se nuk kishin në plan të jetojnë së bashku ndonjëherë, por kjo thjesht ndodhi.

David Beckham ka thënë se Victoria i pëlqente shumë kohë para se të takoheshin. “Kur e takova e dija se ajo ishte personi i duhur për mua dhe duhej ta bëja për vete. Ajo është nocioni im i gruas së përsosur”, tha Beckham për revistën “The Sun”.
Beyonce dhe Jay-Z janë takuar kur ajo ishte një nga anëtarët e grupit “Destiny’s Child”. “Unë isha 18-vjeçare kur u takuam për herë të parë dhe në moshën 19-vjeçare kemi filluar takimet”, tha këngëtarja e njohur. Që nga ajo kohë ata janë ballafaquar me shumë probleme, por në vitin 2008, lidhjen e tyre e kurorëzuan me martesë. / Zëri

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *