SHËNIM: Krenaria nuk dhurohet, nuk falet, por fitohet!

anazapta

‘Brazil 2014’,është i pari Botëror me aromë shqiptare. Të privuar nga ndjesi patriotike të ballafaqimeve ndërkombëtare të këtyre përmasave, në një lojë magjike siç është futbolli, shfrytëzojmë çdo hapësirë, çdo rastësi, çdo dhuratë nga fati, për të instaluar këtë ndjenjë të natyrshme dhe të nevojshme për t`u ndjerë mirë në përkatësinë nacionale. Ngjan ende e largët ajo ditë kur një kombëtare shqiptare do luajë në një Botëror; më e largët bëhet kur sheh dhe nivelin e futbollit të luajtur, ku nuk dallohen dot se kush janë të vegjlit e kush të mëdhenjtë, kush modestët e kush arrogantët. Por ja që këtë Botëror, globalizmi na dha shansin që të përjetonim një krenari kombëtare, edhe pse deri diku të trukuar. Ata shqiptarë që luajtën për një vend si Zvicra, pavarsisht ngjyrave nacionale që kanë zgjedhur të përfaqsojnë, e aktivizuan jo pak adrenalinën e ndenjave kombëtare. Përshtypjet për ta si bukëshkalë, ndonëse që në bark të nënave respektive janë ushqyer me produkte zvicerane, u fashitën në një moment; dhe Zvicra na ngjau kuqezi, që si për koiçidencë është e tëra e kuqe. Dhe për Zvicrën mbrëmë, bën tifo dhe mbi 8 milion shqiptarë, anekënd globit, të rënë në paradigmën e ngrënies së sorrës në vend të pulës së munguar. Eshtë momenti për të dhënë që ashtu siç lumturia, edhe krenaria nuk dhurohet, nuk falet, por fitohet. Që do të thotë se të bësh tifo për Shqipërinë, do ishte ku e ku më mirë se të bësh fito për shqiptarët! / E.H.

Share This Article
6 Comments
  • Skuadra e Zvicres luajti ne menyre SUPER FENOMENALE! Luajten shkelqyeshem, sakrifice, pwerkushtim, profesionalizem, -duke menduar qe te gjithe i kishin kunder edhe gjyqtarin e kishin kunder i cili jo ne pak raste “CHEATED” hapur kunder zvicerianeve dhe ne favor te argjentinasve. Argjentina luajti shume dobet dhe ndjeheshe shume “Uncomfortable”-si ne meshire te fatit qe po humbte perkundrejt zvicerianeve dhe djemave te Shqipes!Kju u duk edhe kur Xherdan Shaqiri mori aksionin per ne porten argjentinase gjyqtari i dilte perpara i priste rrugen!!!! Tjeter jane me dhjetra “fouls in soccer”-qe gjyqtari ja u mohoi zvicerianeve, duke i lejuar argjentinasit te kalonin-vetem e vetem te elimonohej Zvicra! Gjithcka u planifikua pas pjeses se dyte -ku Argjentina e ndjehu se nuk mund te cante murin mbrojtes apo te ndalonte sulimin e zvicerianeve (shqiptaret-ballkanasit)-dhe me pas hyri ne loje -ajo qe “duhet me patjeter te eleminojme Zvicren te dale Argjentina!!! Transmetohej e jepeshin pamjet filmike vetem te fansave argjentinas,-Blue Sky and White-shpreheshin dhe vete zeri i komentatoreve ishte kunder zvicerianeve bashke me komentet e tyre. Vetem Alexis Lalas vleresonte zvicerianet, vecmas Xherdan Shaqirin, Granit Xhaken, Rodriguez, Josip Smirc, etj. Dhe FIFA dhe Stadiumi edhe GJYQTARI-kunder Zvicres! Te gjithe ishin kunder Zvicres! Skuadra e ‘helvetëve paraqiti nje perfomance te shkeqlyer!

  • Kjo dote thote se shqiptaret nuk jane te manget nga trute,nga kembet etj.Kur rriten dhe edukohen ne nje vend si Zvicra mund te behen edhe kampjone bote.Po ne Shqiperi pse nuk behen?Shqiperia eshte si fshati hajduteve,ku te gjithe, vjedhin te gjithe.

  • Dhe ata qe nuk vjedhin se nuk e kane ne ADN,rrine e ankohen tek hajdutet.Po ku shkojne!????Nuk eshte se çfare jeni duke bere dhe ju te Dites,po gazeta e Meros,iku dhe skemi tjeter me te mire.Postoni komente me fjale qe nuk i ka fjalori dhe disa i thoni e ke postuar.Une mendoj se ka vend per koment,pasi po ta thuash te verteten ne sy e me emer nuk te ……..

  • A ka mundesi te mos pergjithesoni duke mos thene qe tete milione shqiptare u ndien krenar mund ta vini minus nje dhe si une ka me shumice.per mua nje njeri qe ka mundesi te perfaqesoje kombin dhe nuk e ben dhe pastaj me hipokrizine me te madhe thote qe jam krenar qe jam shqiptar ne te gjithe boten ka vetem nje emer tradhetar.sepse nuk ka mundesi qe nje serb a grek te loze per nje kombetare tjeter qe nuk eshte e tyre dhe per te cilen ndjehen krenar.pati dhe nje shembull ne kete boteror qe Diego Kosten e vershelleu nje stadium i tere per zgjedhjen e tij qe beri ne dem te kombit te vet.dhe mos thoni qe e bejne per aresye ekonomike se yjet e nigerise e bregut te fildishte qe kane pasur mundesine te veshin fanella shume me te renda se zvicra modeste nuk e kane bere megjithe problemet qe kane vendet e tyre te origjines.nje futbollist mund te nderroje klube por per kombetare zgjedh ate qe ndjen dhe keta esat toptanet moderne kane zgjedhur zvicren.kapiteni Cana ka zgjedhur ate qe ndjen shqiperine..ketu qendron ndryshimi…persona te tille na bejne te ndjehemi krenar..

  • Nuk është e vërteë se të gjithë shqiptarët janë dakord me zgjedhjen e atyre Zvicerianëve me prejardhje shqiptare ..
    Ata nuk e duan dhe nuk e deshën vendin tonë , se përndryshe , Shqipëria , po të kishte ata , do të ishte vetë sot në Botëror .
    Asnjë justifikim , nuk mund ti mbulojë dënglat , për patriotizëm , dhe për djegje barku ..atyre për Shqipërinë .. Krenar Shqipëria është për Canaj me shoqëri , por nuk mjaftuan ! Ata aty ku marrin milionat , bëjnë ” duva ” , dhe ata të presin ” krenarira ”
    Ju lutem mos e përgjithësoni ..!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *