A po kërkon Shqipëria ndryshim kufinjsh me Greqinë?

anazapta

Shtypi grek vijon të pickojë nervin e zbuluar të marrëdhënieve shqiptaro-greke, duke i paraqitur ato nën optikën e një komploti tresh, i cili përfshin tashmë edhe Turqinë. Këtë thoshte dje gazeta e njohur Kathimerini në një shkrim të sajin. Reagimi normal i Tiranës zyrtare ndaj kërkimeve për naftë në bregdetin Jonian, është përjetuar si një sfidë e hapur nga një palë e cila rregullisht është mësuar t’i shohë shqiptarët si bujq ose shërbëtorë, pa dinjitet kombëtar dhe të qeverisur nga forca politike që nuk janë mësuar të ngrenë zërin kundër Athinës zyrtare.

Greqia e sotme e konsideron me rëndësi dyfishe kërkimin e naftës në detin Jon. Megjithëse mes dy vendeve nuk ka ende një marrëveshje detare, pala greke, e ndodhur në nevojë urgjente për burime financiare, sheh tek kuadratet e Jonit, një mundësi të artë për të shtuar të ardhurat në buxhetin e rrënuar të shtetit. Nga ana tjetër, duke ngulur platformat e çpimit të naftës në detin para Himarës, fqinjët tanë jugorë afirmojnë indirekt edhe të drejtën që reklamojnë mbi këtë pjesë të territorit shqiptar. Një prani platformash detare në horizontin përballë brigjeve të Qeparoit, Borshit e Vunoit, do të transmetonte tek banorët e kësaj zone një ide edhe më të fortë të “helenizimit” të kësaj toke. Tani grekët po e paraqesin veten si viktimë e një komploti të stisur shqiptaro-turk, duke futur në valle vizitën e fundit të presidentit Rexhep Taip Erdogan. E cila, për hir të së vërtetës, la në opinionin publik shqiptar një vazhdë polemikash, më shumë sesa tregoi ndonjë lloj aleance të fshehtë kundër Athinës.

Përtej notës së protestës që pala shqiptare bëri ndaj kërkimeve për naftë në detin Jon, Tirana duhet të jetë e përgatitur për shpërfilljen që Athina mund t’i bëjë pretendimeve shqiptare për respektim të ligjeve e konventave ndërkombëtare. Situata mund të përshkallëzohet mes dy vendeve dhe nuk përjashtohet që presioni politik grek të vijë në rritje. Në raste të ngjashme, shumëkujt i vjen në mendje Fshesa e famshme, që mbushte autobusët me emigrantë shqiptarë të përzënë nga policia greke. Por nëse kjo qasje ka vite që s’përdoret, kartat në dorën e palës greke mbeten ende të shumta, për të rritur trysninë mbi qeverinë shqiptare. Duke nisur nga ecuria e procesit të integrimit të vendit tonë në BE, e deri tek presionet nga më të ndryshme ekonomike e financiare.

Marrë nga JavaNews

 

Share This Article
32 Comments
  • DY JANE TRADHETARET ME TE MEDHENJ TE SHQIPERISE ZOGU QE I SHITI SERBVE SHEN NAUMIN DHE BERISHA- BASHA QE I SHITEN GREQISE DETIN.
    KETO DY TRADHETARET E FUNDIT DUHET TE DENOHEN ME VENDIMIN ME EKSTEM QE EGZISTON PER TRADHETI TE LARTE NDAJ ATDHEUT. KETO JANE DY FUNDRRINAT ME TE NDYRA QE KOMBI YNE KA PASUR.
    FATKEQSI E MADHE PER EDI RAMEN QE DO TE PERBALLOHET ME GREKET I IMPONUAR NGA KETO DY FUNDRRINAT E SHEKULLIT TE 20.
    EDI ME LARGPAMSINE E TIJ DO TE ARRIJE TI DALI DHE TA ZHGJIDHI KETE PROBLEM AQ TE NGATERRUAR .
    KAM TEPER, TEPER BESIM TEK EDI AI DO JA DALI ASHTU SI JA DOLI STATUSIT.
    JU EDI RAMA JENI SHPRESA E VETME DHE E FUNDIT E KETIJ POPULLI.

    • Shqiperin e perkrahen 27 vende te tjera europiane ashtu sic ish dhe greqia, por te falesh nje pjese te detit apo toke, i bie te mos kete me shqiperi, o greko. I say fuck you to you.

    • Z.Minxhozi

      Greqia ka vënë në dispozicion 20 zona për kërkimin e naftës dhe gazit në detet e saj. Sipas Ministrisë greke të Energjetikës, së cilës i referohet gazeta greke “To Ethnos”, janë 225.000 kilometra katrorë të ndara në 20 kuadrate të cilat do të tenderohen brenda pak ditësh.

      “Ethnos” shkruan se janë 20 kompanitë ndërkombëtarë të naftës që kanë kaluar në fazën përfundimtare të përzgjedhjes. Midis tyre renditen gjigantët “BP”, “Exon Mobil”, “Chevron”, “Stat Oil” etj.

      Zv.ministri përgjegjës për cështjet energjitike në qeverinë greke, Janis Manjatis u shpreh se këto rezerva llogariten në afro 20 miliardë euro përfitime për Greqinë në 20 vitet e ardhshme dhe njëkohësisht e kthejnë vendin në një ndër prodhuesit më të mëdhenj të naftës dhe gazit në rajon.

      Ajo që bie në sy në hartën e publikuar prej ministrisë greke të energjisë është fakti që kuadrati numër 1 dhe një pjesë e kuadratit 2 ndodhen pikërisht në zonën aq shumë të debatueshme midis Greqisë dhe Shqipërisë. Kjo zonë, sipas kufijve të vjetër detarë dhe që ende janë në fuqi bën pjesë në zonën ekskluzive ekonomike të Shqipërisë, por me paktin e firmosur prej qeverisë Berisha i kalojnë Greqisë. Marrëveshja ishte midis qeverisë Berisha dhe Karamanlis,por që u hodh poshtë prej Gjykatës Kushtetuese shqiptare.

      Ndonëse kjo marrëveshje nuk ka asnjë fuqi juridike duket se pala greke nuk ka rënë dakord me verdiktin e Gjykatës shqiptare. Madje në të gjitha nivelet Athina zyrtare ka bërë me dije se pret nga Tirana zyrtare implementimin e kësaj marrëveshje ose në rastin më të mirë një tjetër marrëveshje me të njëjtat terma.

      Nje pyetje per ju:
      Rama do bjere dakord me ate qe duan greket?

    • O ti leshi per k… me shum te ha bytha per …e … e shkruar gabim nga komentues shqiptari se sa per detin e shitur tek greket ..

  • dhe gjithcka eshte faji i europjaneve po dhe keta skane ca bejene dhe hajdutrine e bene amerika ata jane gjakpirsite e naftes dhe mbjellin zi e fukarallike ku shkelin pere te mare naftene bile jemi me fate qe na lene gjalle se ka me keq si ne e dini mire irakune sa vajti qe shfarosene njerez dhe nafta del lume pere ne amerike

  • berisha per te keqijat qe i ka bere vendit jau kalon te gjitheve dhe eshte e domosdoshme per fatet e demokracise ne shqiperi te kaloje ne gjyq.Pa ndeshkuar kriminelet politikane shqiperia do jete gjithmone ne vend pa demokraci

  • Zoti Shqiptari ! Jo çdo fjale ne gjuhen shqipe perfundon me germen “ë”. Sa klase shkolle ke zotrote ? …. Na i bastarduan gjuhen tone te bukur .

  • Te behet nje ankim ne gjykaten nderkombetare te Hages dhe nje note proteste Greqise per shkelje kufiri!Te miratohet urgjent njohja e kufijve tokesore dhe detare sipas ligjit te meparshem,qe cfuqizuan tradhetaret e Sali Berishes.

  • Greqia te njohe dhe ti ktheje shqiperise camerine dhe pasandaj te kerkoje naften,sa i perket detit asnje qeveri nuk del dote mbi gjykaten kushtetuese pra sali berisha beri vetem lojen

  • Mos t’ju genjeje mendja se greket(pa breke ne b…e) po kerkojne nafte ne teritorin e premtuar prej kryekrimit !Gjetke fle lepuri,hyjini me thelle e do te konstatoni se eshte tjeterkush qe intetesohet per kete pasuri!Gjeneral ku ti kerkoj eshtrat e tua,gjeneral!

  • Une nuk e kuptoi se si ka mundesi ky kriminel te shese token shqiptare dhe te jete akoma i lire. Po denohet nje fashatar qe pret dru ne pylle dhe nuk denohet nje kriminel me cilesin e kryeministrit i cili shte toke e dete shqiptare.
    Qeveria shqiptare nuk duhet te vonoj prceduarat e denancimit pran Prokurorise se shtetit.!

  • Kjo do te jete nje tjeter ceshtje qe do te vere ne prove realisht se sa vlen qeveria e Edi Rames.
    Greket me kete aksion unilateral po provokojne, per te pare se si do te reagoje qeveria shqiptare, dhe mungesa e nje reagimi te menjehershem mund te rezultoje fatale per zgjidhjen e kesaj diatribe.

  • Epo thuaje , more Saimir , ku fle lepuri , se na bere kurioze te gjitheve . Greku , nuk besoj se ka breke me pak se neve , pra , jemi ne shqiptaret pa breke , derisa 800 mije shqiptare hane buken e grekut . Sidoqofte , na trego te lutem , kush eshte gjenerali , meqenese na paske informata qe ne nuk i dime . Hajde zbulues nderkombetar , hajde …nje by..e shqiptari me emrin Saimir…

  • Bej kakerdhi o grek bej,e lashe Shqiperin me flote luftarake nga me te fortat ne Mesdhe,Draga,gjuajtes,kater silurues,nendetse,aviacion me supersonik ne perdorim,i shkaterruan keta ,cte te bej une tani,te rruaj trapin me nje fjale….

  • Ti ” juglindori nga Korca ” shiko firmat dhe koorporatat qe marrin pjese ne kerkime dhe ne tenderime dhe gjeje ” lepurin se ku fle ” ! Jane lobimet e fuqishme greke qe fshihen pas ketyre pazareve te pista ! Prandaj Nikolajs Gejxh, hyn e del hshehurazi nga Shqiperia !
    – Mat pulsin e Shqiperise , Greqia ne kete periudhe , kur shqiptaret kane probleme aq madhore , ne Shqiperi , Kosove e Maqedoni ! Eshte boshti Athine – Beograd – Moske , dhe gjithe problemet qe ka krijuar Sali Berisha dhe Lulezim Basha ! S ‘ka fund e keqja !
    Ligjin e Luftes nuk e heq, Greqia , provokimet e ndryshme, si ato te llojit , me kandidate terroriste si Fredi Bejleri , qe kandidon per kryetar bashkie ne Himare ( terroristi i masakres se Peshkepise me 10 Prill 1994 ) , bile kalohet edhe deri atje sa te ulet flamuri shqiptar e te ngrihet flamuri grek , ne kato mitingje , pasaportat e cameve i grisin ne kufi , pa ju dhene te drejten qe te shohin varret e te pareve dhe tallen me Kishen Autoqefale Ortodokse Shqiptare !
    Deri sa do te durojne shqiptaret ! Kosoven nuk e njeh ,dhe tani te akuzon qe qeveria shqiptare ,po thur komplote me qeverine turke !
    E gjejne dhe momentin tani kur partite politike shqiptare jane te zene me fushaten !
    Dhe luajne me nervat e me dinjitetin e shqiptareve ! Deri kur ??!!

  • Ka ardhur koha per shenjterimin e Enver HOXHES.

    KUSH DO TA MBROJE SHQIPERINE

    BILJA E SHKELZEN BERISHES

    MASDRAGANI I EDI RAMES

    APO SUTJENAT E MONIKA KRYEMADHIT

    KUR U LIDH MARREVESHJ A E DETIT NE PRILL 2009 SHTYPI E GREK E CILESOI NJE NGA FITORET E TIJ HISTORIKE…

    PJESE NGA SHENJTERIMI:

    Me politikën e saj të drejtë dhe korrekte Republika Popullore e Shqipërisë sa synuar kurdoherë që me të tre fqinjët që ka rreth e rrotull të rojë në fqinjësi normale. Nëse ndonjërës prej tyre jo për fajin tonë nuk i pëlqyeka të ketë fqinjësi normale dhe korrekte, atëherë aq po na prish, socializmi çdo ditë e më mirë lulëzon në Shqipëri. Narkofashistët grekë kanë gati 25 vjet që deklarojnë se janë në gjendje lufte me Shqipërinë, për arsyen bindëse se Italia fashiste sulmoi me armë dhe pushtoi Shqipërinë më1939-ën.

    Sulmoi dhe Greqinë. Duhet një logjikë të fashistit grekë që të gargariset 25 vjet me radhë me këtë ide gjeniale dhe unikale. Por ne u themi fashistëve grekë, nuk e shikoni iu prishën të gjitha Republikës Popullore të Shqipërisë, se ju deklaroni se jeni në gjendje lufte. Por ne e kemi për detyre t’ju paralajmërojmë: uleni bishtin se në rast se do të jeni në aventura do t’ju ndëshkojmë rëndë. Nëse ju do të godisni kufijtë tona, ne do ju kthejmë në kërma.”

  • Ai ishte komandant I vertete.Pse nuk benin gek grekerit e ndyre sa qe gjalle ai BURRE.Tani le te degjojme pordhet e gjeneraleve te Agimit te Arte.

  • ..historikisht greqia dridhet para turqise dhe” ata” e dine psene..,por shqiptaret duan fqinjesi te mire ,qe ss’ka lidhje me konfliktet turqi- greqi..por ,neqoftese Turqia ka dokumente ne lidhje me veprimet e para dhe te fundit pirateske te greqise{supozoj}??i bie qe greqia te kete kujdes!!!..pasi nafta ne shqiperi mund te jete nje pike referimi per ç’do te papritur.

  • Po ku jane ato baterite e famshme qe do te hidhnin ne ere floten e gjashte amerikane,po rraketat qe marshonin ne bulevard para tribunes!Po Nje predhe do ajo platforma greke para Himares!

  • I ka shitur Saliu dhe Arben Imami per skrap ! Harram , kur ata jane jashte burgut si dhe shume te tjere !

    • Vjen një ditë kur në kalendarin e ngjarjeve “gjuha diplomatike më e mirë është gjuha e forcës”! Nuk e kam thënë unë, e thonë doktrinarë kalibri të politikave ushtarake këtë gjë? Mirpo këtu qëndron problemi,-ne jemi deficitarë në të dy optikat,edhe në “gjuhën e paqes”,edhe në “gjuhën e forcës”! Greqia asnjëherë nuk i ka respektuar parimet euroamerikane të “ekuilibrit të fuqisë ushtarake” me fqinjët dhe as politikat tona ushtarake nuk kanë pasur parasysh parimin e deterrencës (shkurajimit) të kundërshtarëve potencialë në kohën e etheve të tyre për aventura! Prandaj sjelljet tona politike janë si puna e “tundjes së bythkave” dhe aspak sjellje vendosmerie politike e strategjike! Kemi 25 vjet që gërryhemi nga vjedhja dhe nga krasitjet ushtarake pa i dhënë asnjëherë përgjigje pyetjes ” sa dhe pse duhet të jetë kaq apo aq forca dhe fuqia ushtarake e Shqipërisë”? Megjithatë unë kam besim të patundur se shoqja Mimi ashtu siç mundi kundërshtarin ImamReklama do ta gjejë një zgjidhje edhe për këtë situatë! Eshtë stratege e paparë? Nderime!

      • Bravo z.pëllumb? Një spjegim politik dhe strategjik shumë profesional. Të bind me argumente që s’i luan topi. Përshëndetje!

  • CAMEVE DUHET TU KTHEHEN TE GJITHA PRONAT E TYRE NE CAMERI DHE

    DUHET TE DEMSHPERBLEHEN PER KRIMET QE KANE PESUAR NGA DORA

    E GJAKATAREVE TE GREQISE.

  • Do ta kerkojne detin qelibar Himarjotet!! Por do te gjejne starqidhja per ti futur ne hell nga ndotja katastrofike qe do lene peshkaqenet e naftes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *