Haxhinasto: Mbyllja e punimeve në aksin Durrës–Sarandë, në kohë rekord

anazapta

Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto në një intervistë për Vizion Plus ka shpjeguar atë çfarë aktulisht po ndodh me akset kryesore rrugore. Duke u ndalur në rrugën e Kombit, Haxhinasto u shpreh se “fakt është që rruga nuk është e përfunduar, ajo kërkon investime kapitale për zgjerimin, rregullimin e skarpateve përgjatë rrugës, përmirësimin e hyrjeve daljeve në të, përmirësimin e sinjalistikës dhe elementeve të sigurisë, të gjithë këto element problematik në këtë rrugë që kërkojnë investime të mëdha eshtë normale që kjo rrugë të menaxhohet nëpërmjet një kontrate konçesionare me qëllim që të realizojmë edhe investimet por të kemi edhe një mirëmbajtje të mirëfilltë, e cila edhe ajo në vetvete përbën një kosto të lartë për shtetin, që do të thotë qëështë një kosto për taksapaguesit shqiptarë”. Pyetjes se mbyllja e shpejtë dhe me cilësi e rrugëve do të sjellë një ulje të numrit të aksidenteve, ministri ju përgjigj se “padiskutim që ka një ndikim të drejtëpërdrejtë por është e rëndësishme që përfundimi i rrugëve të bëhet me gjithë standardet e kërkuara. “Duhet të fillojë pas disa ditësh rinovimi i të gjithë sinjalistikës dhe elementeve të sigurisë të aksit të rëndësishëm midis Durrësit dhe Sarandës që është aksi më i frekuentuar gjatë periudhës së verës që ne mendojmë se do të përfundojë në një kohë rekord e do t’i japë kësaj rruge një pamje krejtësisht tjetër, por më shumë sesa pamje do t’i japi një garanci dhe siguri shumë më të madhe të përdorimit të rrugës”, u shpreh ai.

Share This Article
1 Comment
  • Bravo z.Minister.Keshtu duhet te punohet. Shpejt dhe me cilesi.Sot ne mengjez kur po kaloja nga Saranda ne Ksamil nuk pash njeri te punonte ne ate rruge te pa perfunduar,por ne darke jam cuditur qe jo vetem ishte bere gati pjesa e rruges Ura e Cukes Manastir por kishte filluar edhe shtrimi i shtreses se fundit.BRAVO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *