Krujë, zbulohen 7 parcela me 1080 bimë hashashi në mal

anazapta

Policia e Durrësit vijon kontrollin e territorit të saj në qark, kryesisht në zonën malore të Krujës. Në komunën Cudhi, fshati Bartanesh, ditën e djeshme janë gjetur në një faqe mali, në tokë shtetërore, të mbjella 7 parcela me hashash. Forcat e rendit bënë menjëherë evidentimin, shkuljen dhe djegien e tyre me zjarr. Bëhet me dije se u gjetën të mbjella 1080 bimë hashashi me gjatësi deri në dy metra. Për momentin nuk ka autorë të dyshuar dhe po hetohet për kultivuesit e drogës në këtë zonë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *