Me buzëqeshje në fytyrë dhe me indiferentizëm e ka pritur masën e arrestit në Gjykatën e Fierit i dyshuari Ledjan Muçaraku, që njihej edhe si “Kravata e zezë” dhe supermashtrues që kishte krijuar një skemë piramidale me 900 kontrata fiktive financiare. I riu nga Grykë-Semani, që ishte një fëmijë i birësuar nga familja Muçaraku që jeton falë punëve në bujqësi, është shfaqur mesditën e djeshme i qetë para gjyqtares së gatshme, i shoqëruar në kafazin e hekurt nga toga e policëve të paraburgimit. Pasi ka dëgjuar palët, prokurorinë që serviri dokumentacionin me mashtrimet e 29-vjeçarit dhe avokatit Klaudjo Dhima, që kërkoi masë më të butë duke thënë se Ledjani është i parrezikshëm, gjykata vendosi “arrest me burg”. I pyetur rreth akuzave për mashtrime dhe falsifikime, Muçaraku tha: “Fatin tim ia kam lënë në dorë gjykatës”.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në versionin print të gazetë DITA.
