Mbrëmjet e luksit të gjimnazistëve të Tiranës

anazapta

Tirana është përfshirë javën e fundit nga “netë të bardha” të cilat kanë qenë të zhurmshme. Resortet më luksoze të kryeqytetit janë mbipopulluar këto ditë nga maturantët të cilët kanë organizuar mbrëmjen e ndarjes me shokët dhe shoqet e klasës. Përveç stresit të provimeve, ishte dhe stresi i përgatitjes për këtë festë, sidomos nga vajzat. Pavarësisht rezultateve të dobëta me të cilat rezultoi ky vit shkollor për ta, përsëri, asgjë nuk e prishi planin e tyre për harbim ditën e “lamtumirës” me njëri-tjetrin. Ndryshe nga vite më parë që gjimnazistët kujdeseshin për të blerë një bluzë të bardhë apo këmishë e të firmosin emrat e shokëve dhe shoqeve në të, tashmë gjërat janë më të komplikuara. Hall më vete është veshja që duhet të zgjedhin, limuzina apo makina më e shtrenjtë, shoqja apo shoku që do të shoqërojë në mbrëmje, etj. Ne kemi arritur të sigurojmë fotografi të disa gjimnazeve më me emër në kryeqytet. “Tilllate Albania”, një faqe që të mban të informuar për sa i përket aktiviteteve të jetës së natës në Tiranë na ka ofruar dhe një galeri fotosh që po i ndajmë me ju ditën e sotme.

Këtë vit nuk ka munguar tapeti i kuq, fotot përballë një baneri të vendosur enkas për këtë ditë dhe lojërat e ndryshme gjatë mbrëmjes. Si ambiente për të festuar janë zgjedhur vendet ku ka edhe pishina, sepse dihet, në fund të gjithë janë lagur nga pak.

Ka patur edhe mënyra të tjera organizimi. Risia e sivjetshme ishte e padëgjuar deri më sot në Shqipëri. Grupe maturantësh “modernë” kanë menduar që të kalojnë bashkë 24 orë duke festuar. Nga informacionet që na kanë dhënë nxënës të ndryshëm, kemi arritur të kuptojmë se si është kaluar kjo ditë: Festa ka filluar që në mëngjes, ku nxënësit janë mbledhur të gjithë bashkë për të udhëtuar drejt vendit të përzgjedhur. Zakonisht janë zgjedhur resorte ose hotele që ndodhen pranë detit. Dita ka vazhduar me plazh dhe lojëra në shoqërinë e njëri-tjetrit, për të vazhduar me drekën e thjeshtë në restorant. Më pas, fillon përgatitja për momentin kulmor, mbrëmjen. Nxënësit kanë marrë me vete veshjet e përzgjedhura për këtë natë dhe mësohet se shpenzimet për to kanë qenë goxha të majme. Vajzat përveç fustanit klasik, kenë patur me vete edhe një veshje tjetër casual, pak më të rehatshme për orët e vona. Mbrëmja fillon me darkën në restorant, dhe vazhdon me kërcim dhe pije deri në orët e para të mëngjesit. Mbrëmja e maturës ka mbaruar të nesërmen, ku të gjithë janë kthyer në shtëpi.

1

Një kamion për të shkuar në… Mbrëmjen e Maturës

Kukësi ka një traditë në festimin e Mbrëmjes së Maturës. Kur vjen kjo ditë, të gjithë qytetarët mblidhen në vendin e organizimit dhe shoqërojnë të rinjtë në nisjen e festës. Deri në vendin ku është zgjedhur të mbahet mbrëmja, maturantët vijnë hipur mbi makina luksoze dhe të shoqëruar nga kavalier. Këtë vit ka ndodhur diçka e çuditshme, që nuk ishte hasur më parë. Një kamion është parë të “çajë” turmën e kureshtarëve dhe prej aty të zbres një… djalë dhe vajzë. Ne kemi mundur të sigurojmë foton e këtij momenti të veçantë në qytetin verior. Ndryshe nga miqtë e tyre që kanë kërkuar makinat e markave të fundit. Ata ka zgjedhur këtë formë për t’ju bashkuar bashkëmoshatarëve. Një zgjedhje e çuditshme, por që e ka bërë efektin e saj. Diçka tjetër që vihet re në këtë qytet është se festa survejohet e policia, që nga momenti i mbartjes së të rinjve e deri në përfundim, gjë që shihet edhe në foto.

kamioni dhe maturantja

“Mos shkoni në mbrëmjen e maturës, është degjenerim”

Një organizatë anonime fetare ka vendosur nëpër shtylla në rrugët e qyteteve të Kosovës, disa lajmërime ku i bën thirrje prindërve që mos i lenë fëmijët e tyre në mbrëmjen e maturës. Sipas, këtyre njoftimeve mbrëmja e maturës është një festë jo e moralshme, ku rrezikohet të humbet nderi i vajzave. Ky mesazh i drejtohet më shumë prindërve të maturantëve, ku u tregon se mbrëmja e maturës është një vend degjenerimi për të rinjtë dhe u kërkon atyre që t’i ndalojnë të rinjtë të shkojnë atje.

2

Share This Article
6 Comments
  • Maturantet e kane shperfaqur qarte prirjen e tyre per kete vit :

    Jane pergjithesisht te talentuar per ‘modele-l’, ‘velina-n’, ‘ fotozheni’,;etj etj…S’eshte pak per boten e madhe te pasareles,sfilatava te modes e ekranit te tv…Kemi nje prirje…per ne …shkollat profesionale te …modes…

    Gjithe ato universitete private kemi, si nuk krijoi kush dhe nje universitet per velina ?!

    Ministri Veliaj t’a studjoj me kujdes kete prirje te rinise tone shqiptare drejt rruges se integrimit europian , duke bere dhe financimet e nevojshme per rritjen e cilesise se kontributit te gjithanshem rinor…

    Po qe s’e ka keq rinia !!!…E mesuan ne aresimin e mesem : Keshtu mund te behesh me X-5 !!! Suksese o te rinj te kryeqytetit ! Nje brez berishian !…Aman,aman !!!…

  • bravo rinia albaneze ;;;;perfitoni si europianet se nuk jeni me te shemtuara se nje franceze apo italiane ;;;dhe nuk jeni me pak intiligente se europianet e tjere ;;;;kjo eshte kultura e shqiperise ;;;keto vajza dhe djem te rinj tregojne se kane nje kulture europiane dhe tant pis ;;;aq me keq per ata cobane analfabete qe duan ta kthejne rinine tone ne shekullin e 18 te ;;;bravo dhe hapini syte katnareve te humbur qe jetojne akoma ne kohen e enverit ;varferia e civilizationit;;;;felicitation ;;;on et fiere de vous ;;;l avenire;;;est assure;;

  • Jepi rini jepi, kurre mos tu thafte sqepi………sa fuçi te keni !!!. Mos lini pas dore profesionin
    eskort e bigjozgji /e qe eshte sa antik dhe modern.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *