Witsel: Nuk ia kemi aspak frikë Messin

anazapta

Belgjika nuk i trembet Argjentinës dhe kur këto dy skuadra të përballen në çerekfinalet e Botërorit, kombëtarja europiane do të luajë në sulm. Është ky mendimi i mesfushorit Axel Witsel me futbollistin e Zenitit që edhe pse vlerësoi përfaqësuesen e drejtuar Alejandro Sabella theksoi se Belgjika do të synojë kualifikimin ndaj La Selecion.

“Objektivi ynë primar ishte të mbërrinim në çerekfinale. Por tashmë që e kemi arritur këtë gjë ne kemi mundësi të avancojmë akoma më shumë. Argjentina është një skuadër shumë e mirë me yje të futbollit Botëror në përbërje siç janë Lionel Messi, Angel Di Maria dhe Gonzalo Higuain. Por kjo nuk do të thotë se Belgjika nuk shanse përballë tyre pasi edhe ne kemi lojtarë cilësorë në ekip. Unë ju siguroj se skuadra jonë nuk e ka aspak frikë Argjentinën dhe do të zbresë në fushë me një synim të vetëm “fitoren”. Ne tashmë nuk kemi më presionin mbi supe pasi e kemi arritur objektivin kryesor dhe çdo sukses i mëtejshëm mund të konsiderohet si plus për kombëtaren tonë. Nuk e di nëse jemi në gjendje të bëjmë mrekullinë duke fituar Kupën e Botës por nëse i marrim ndeshjet një e nga një gjithçka mund të ndodhë”, tha mesfushori belg.

Edhe pse zhvilloi një ndeshje fantastike përballë Shteteve të Bashkuara skuadrës së Marc Wilmots iu desh kosha shtesë për tu kualifikuar në çerekfinale. Në vijim Witsel foli për sfidën e vuajtur përballë Shba-së.

“Ishte një ndeshje shumë e ethshme për ne. Kishim aq shumë shanse për të shënuar madje goditëm në drejtim të portës kundërshtare plotë 38 herë. Luajtëm në sulm gjatë gjithë kohës por topi nuk dëshironte të hynte në katërkëndëshin e portës, dhe ky fakt na tensionoi disi pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të na ndëshkonin me ndonjë kundërsulm të shpejtë. Megjithatë mendoj se e merituam fitoren prandaj edhe fati ishte me ne”, tha ndër të tjerash Witsel.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *