Edhe pse nuk është shtruar kurrë për diskutim, është rasti që të potencohet fort si pikëpyetje fakti nëse shqiptarët do ishin të predispozuar sërish për të luajtur me “piramida”, pra për t`i futur paratë në firma me afshin e të shumuarit sa hap e mbyll sytë?!
Më troç: a kemi zënë mend ne nga ajo që na ndodhi në `97?! Tej anës tragjike të çështjes, a ka qënë ajo një shkollë ndërgjegjësimi se leku nuk vjen pa punuar?! Përkundër faktit se shoqërinë e ka kapluar një krizë besimi edhe në marrëdhënien mes njerëzve, ku tek askush nuk besohet dhe tek çdokush dyshohet, kur është fjala për të futur para me fajde, djalli sakaq bëhet ëngjëll me krah dhe të gjitha harrohen.
Ledjan Muçaraku, 29-vjeçari nga Fieri që ka arritur të mashtrojë afro 900 persona, sot në 2014, duhej t`i përkiste normalisht `94, asaj kohe kur dhe rakia bëhej me acid dhe kur sapuni për djath shitej haptazi dhe me një lehtësi që sot t`i ngre qimet përpjetë. Por ja që kur është fjala për para, për me bë lek, tek ne shqiptarët e këtij shekulli, nuk vlejnë as normat etike, as forca e logjikës, as pësimi si mësim – sidomos kur e paguan dhe jetë njerëzore e me xhepa të shpuar – as ligjet e financave; e siç u cek më sipër, as ajo atmosferë e zymtë sociale krize besimi.
Një pjesë e mirë, sikur luten: aman ma fut, vetëm më bëj të ndihem sikur po fitoj para!

“Më troç: a kemi zënë mend ne nga ajo që na ndodhi në `97?! Tej anës tragjike të çështjes, a ka qënë ajo një shkollë ndërgjegjësimi se leku nuk vjen pa punuar?!”
Po mire more artikullshkrues , ku ke pare ne Shqiperi ti se “leku” vjen duke punuar ? Me thuaj qofte edhe nje rast te vetem qe “leku” i paska vajtur duke punuar ! Dhe bashke me “lekun” qe i paska vajtur atij “fatlumi” , me thuaj edhe cfare pune ka bere ?
Ne Shqiperi nuk eshte bere asnje pune , vec vjedhjes dhe shkaterrimit total ! deri tani shqiptaret kane ngrene ate qe investuan ne kohen e Diktatures se proletareve ! Dikush ka ngrene se arsimin qe morri fuqia punetore e shiti jashte vendit duke sjelle euro , dikush ka ngrene duke marre tornot dhe shinat duke i shit per skrap , dikush qe ishte pushtetar ka ngrene duke privatizuar shitur cdo interes dhe pasuri publike ….e keshtu me rradhe ! keta te fundit jane edhe grumbulluesit me te medhenje te pasurive , duke “punuar” fort per te vjedhur !
Cfare “vlere” e re materiale eshte krijuar ne Shqiperi gjate ketyre 30 viteve te fundit ? Ku ta gjenin shqiptaret “pasurimin nga puna”?
Ne Shqiperi ka pase nje marredhenie fare te thjeshte “banditi” perpara turmave te papuna ! Banditi kishte ne krahe shtetin qe bashkepunonte “dashurisht” deri ne momentin kur “banditi” behej problem !Atehere shteti bente sikur e denonte , per te fshehur bashkepunimin e ngushte dhe “lante” duart ! Te kujtohen “duart e pastra” te Berishes ne 2005-sen ? Edhe te kujt ? Te Berishes qe ishte i mbuluar nga vjedhja , trafiku dhe gjaku deri ne qimet e kokes ! Dhe te gjithe juve heshtni ! Heshtni sepse eshte kjo para qe financon shkrimet tuaja !
Prandaj ti arrin jashte cdo logjike elementare dhe shtron pyetje te tilla paradoksale !
“Pune” do te thote “Nder” ! Dhe “Nderi” do te thote “integritet” ! Dhe “integriteti” do te thote mungese korrupsioni , ligj , rend , moral !
Di ti i nderuar gazetaruc se ndonje nga keto koncepte ka qene gjalle ne Shqiperi keto vite ?
Pse beni atehere sikur luftoni krmin , duke na servirur nje “krimineluc mashtrues” qe me shume eshte “viktime” e sistemit ? Sepse ate e genjeu mendja se mund te luante edhe ai si nje politikan qe ben premtime per fushate , por qe nuk ka ndermend te mbaje asnje , sic dhe koha ka provuar ? Cfare bejne me pak se ky individet e promovuar ne politike dhe cfare ndryshimi paskan me njeri tjetrin ? Apo se ky “viktima” vjedh dhe mashtron 900 veta , ndersa poltikani vjedh dhe mashtron 3.000.000 veta ?
SHUME E GODITUR!!!
TE GJITHE KETA TIPA, POLITIKANET KANE PER SHEMBULL.
SI MUND TE JETE NDRYSHE????!!!!
E KALOVE CAKUN O LLESH !
Me gazetarin, nuk ke asnje te drejte te merresh, sepse do apo nuk do ti dhe une e te tjeret, ai ben punen e tij. E nuk besoj te paguhet nga parate e vjedhura te scrapit te shinave dhe tornove te socializmit real.
Nuk mund te pretendosh qe ne dhjete rrjeshta te behet historia e shkaterrimit te Shqiperise ne keto 24 vite.
Ky eshte profesioni i gazetarit, sensibilizimi i ndergjegjegjeve duke filluar nga gjerat me te vogla deri tek ato te medhate.
Muçaraku, nje pjelle e braktisur e ndonje çengije moderne, e shfrytezoi vrerin qe ka me kete bote, tek te pashkolluarit e myzeqese, apo edhe tek ndonje qe sapo kish dashur te bente nje tentative shkollimi.
Kujto vetem nje gje, qe parate e çengijellekut dhe ato te mafies nuk i gezojne as vete fituesit e tyre. Eshte historikisht e provuar.
Prandaj, edhe pse shpesh here eset e Ermir Hoxhes, dalin jashte kendit te veshtrimit te shume prej komentuesve, jane te pranueshme edhe per tu kundershtuar.
Kjo eshte detyra apo misioni i gazetarit, gjetja dhe berja publike e asaj qe nuk shkon ne shoqerine tone, e pse jo edhe te asaj qe shihet si histori suksesi.
O miku , une s’kam asgje personale me gazetarin dhe as nuk e njoh ! Sa kam thene , pavaresisht se qelloi t’i drejtohem gazetarit , ka te beje me dukurite sociale qe preokupojne shoqerine tone ! Shqiptaret nuk jane budallenj dhe pse nuk jane te tille sillen njelloj si shtetaret , sipas takatit , duke iu dhene mesazhin megahajduteve se nuk jane me te zgjuar se nje shqiptar i thjeshte .
mirepo kete e peson gjithe shoqeria vete .
KE CA IDE KONFUZE LLESH I DASHUR
Ta them me ssiguri te plote qe Muçaraku ishte vetem “masha” per te nxjerre geshtenjat nga zjarri dhe asgje me shume. Te tjeret, duke filluar nga gjykatesit qe i dhane te drejte gjithnje, tek avokati i tij edhe tek symbyllurit e policise se vjter dhe te re.
Kjo menyre te mashtruari i kalon shekullin qe kur u aplikua per here te pare nga Karl Poni, njemashtrues italian qe me “skemen Ponzi” te krijuar nga inteligjenca kriminale e tij, arriti te mashtroje mbi 40.000 amerikane te Bostonit e per rreth.
Pa dashur ti hyj spjegimit te kesaj skeme, historikisht Ponzi lindi ne Ravena te Italise dhe vazhdoi studimet ne universitetin e Romes “La Sapienza” por nuk arriti ti perfundoje, duke emigruar ne Kanada e USA.
Pra nje bagazh kulturor per ekonomine edhe pse jo te plote e mori, siç nuk arriti te perfundoje as edhe nje tremujor “mistreci i Beratit” Endri Fuga.
Ponzi, si personazh nuk ishte dhe aq inteligjent, ose ndryshe kish perfunduar ne burg per vjedhje e mashtrim disa here. Ajo qe e beri te fameshem ne krimin e tij ishte mendjelehtesia e atyre 40.000 Amerikaneve, qe pa as edhe me te voglin dyshim ngjajne si dy pika uji me “çunat e Tirones”, “Lalet e myzeqese”, “gjysmeopingat e laberise”, “banoret e sokakut te te marreve te Kadarese”, “te gjithe rruget te çojne ne Korçe – thene nga Peleshi” e sa e sa te tjera.
Nje nga pershtypjet e para qe pata kur shkela ne truallin amerikan ishte qe me pak se 10% e popullsise punon, krijon, modernizon, begaton 90%-eshin tjeter te amerikaneve.
Tek ne eshte edhe me keq keta 24 vitet e fundit. Prandaj duhen gazetare si Ermiri, Koloreto, Adriani, Aida Nako e te tjere, per te berwe drite mbi erresiren e ketyre viteve.
KETO FENOMENE NDODHIN NE CDO VEND TE BOTES.
TEK NE 97-A NDODHI SEPSE ISHIN NJE SHOQERI PA EKSPERIENCA TE MEPARSHME, TE SAPODALE NGA BURGU 50 VJECAR DHE TE PADITUR FARE.
KJO VLEN SI PER NJEREZIT QE I ZURI NJE HISTERI KOLEKTIVE ASHTU EDHE PER QEVERRITARET QE MEGJITHESE NDOSHTA E KUPTONIN QE NUK DUHEJ LEJUAR, NUK E MENDUAN NE ASNJE RAST SE KJO MUND TE SILLTE PASOJAT QE SOLLI, PRA E MOREN LEHTE E LEHTE MUHABETIN.
NE ATO PERMASA TE 97-ES ESHTE SHUME E VESHTIRE TE NDODHE ME, POR FENOMENE TE TILLA SIGURISHT QE MUND EDHE TE NDODHIN, SI NE CDO VEND TE BOTES.
Jo inderuar Arben,nuk ishin te paditur ata qe qeverisnin,ndofta nga njerzit e thjeshte mungonin eksperiencat e ekonomiko-financiare,por ekspertet e bankave dhe financieret dhe sejcili njeri i arsimuar rregullisht e dinin se si del fitimi(qofte dhe ne ekonomite e mbyllura si ajo jona).Mirpo ajo qe ndodhi tek ne me firmat piramidale ishte nje loje,loje e paster mashtrimi,e cila nuk duhej lejuar nga personat pergjegjes.Ishin firmat e pastra piramidale qe rrezuan edhe firmat rentiere.Shume mire firmat rentiere mund te ishin te parat banka me capital shqiptar dhe nuk do kishte ndodhur kataklizma,ato pra,firmat rentiere,sipas eksperteve ne momentin qe u bllokuan, do ti shlyenin parate per nje periudhe te caktuar..Mirpo 96-ta ish vit dy here electoral,dhe prandaj politikes i duheshin numurat,prandaj ne ate statukuo “edhe ujku ish I ngopur edhe dhente ishin tamam”,deri sa plasi e s’mbahej me.
ATE THEM EDHE UNE, QEVERRITARET E DININ KETE PROBLEM, POR E MENDUAN ME MENDJELEHTESI.
NE CDO VEND TE BOTES, QEVERRITARET KETE PUNE BEJNE, HEDHIN HALLIN PER FUSHATEN ELEKTORALE TE RRADHES.
SHIKO CFARE BENE NE AMERIKE ME KRIZEN.
JU DHANE PARA FIRMAVE QE FALIMENTUAN NGA KREDITE E SHTEPISE DHE KETO PARA JUA MOREN ATYRE QE ISHIN TREGUAR ME KEMBE NE TOKE DHE KISHIN VEPRUAR SIPAS RREGULLIT.
E CUAN BORXHIN E AMERIKES NE 150% TE PRODHIMIT BRUTO, PO AQ SA GREQIA DHE E GJITHE KJO NE 10 VITE.
NE 2005 BORXHI ISHTE 40 % OSE 4,000 MILIARD DOLLAR, TANI ESHTE 20,000 MILIARD DOLLAR.
NJEREZIT TE KENE MEND NE KOKE PER VETEN E TYRE SE QEVERRITE NUK MENDOJNE ME TEJ SE PER 4 VITE TE MBYLLIN MANDATIN.
KETE THEM UNE.
Ku e psonise këtë titull o ermir djali apo ta ka mësuar ai xhota i bythës se ullirit? Në fillim këtë titull e mora sikur e thoshte jozi ose çiljeta dhe kur lexova mé tej më doli ndryshe? Ah qerrata ermir,qerrata! Do një dajak te bytha e ullirit ti por,më përpara pyet xhotën? Ah qerrata,qerrata! I ke mësuar mirë kopillëqet gazetareske ti? Ah qerrata,qerrata!
Komenti i Leshit eshte shenim per tu botuar ne gazete….
ca thu more llesh – leshi . po them o sa mire me qene shqiptar, ketu nuk ka shtet se te gjithe pushtetaret qysh me krijimin e shtetit shqiptar kane vjedh ose jane shfrytezu nga te tjeret.
Me ndonjë teprim të vogel në adresën tuaj por jo në një kontekst të përgjithshëm, më duket se “Lleshi” ka shumë të drejtë Ermir! Mjafton t’ju kujtoj se ku vajti “vlera e 65 miliard (jo milion) dollarëve që kushtonin municionet e importuara dhe te prodhuara në Shqipëri”? Ku vajti ? Vajti në ato duar që thotë Lleshi ! Leku me punë të ndershme nuk më duket se ekziston në Shqipëri !? Leku është grabitur nga puna e popullit shqiptar nën socializëm? Leku është konvertuar në “lesh jozi”!? Kush do të kthejë punën e ndershme ai do te jetë burrë shteti. Por,në horizont akoma nuk duket gjë. Në horizont unë shoh vetëm “spërdredhjet e “aman,ma fut” dhe asgjë tjetër !? Tung!
Ky popull budalla nuk meson kurre, keshtu i ka shkuar gjithe jeta ne historine e tij prandaj jemi te fundit e Europes dhe barabarte me Afriken e pacivilizuar. Nuk vene mend kurre, harrojne shpejt. A nuk ishte ky popull qe votoi prape bijte e PPSH ? Dhe nga ana tjeter pa piken e turpit dhe pa ju skuqur faqja kerkojne te hyjne ne Eu te cilen deri ne 90`e shanin dege me dege. Pas 44 i dha lemoshe Rusia e pastaj Kina, kur mbeten vetem dhe nuk i jepte me kush lemoshe atehere mori fund sistemi i varfanjakeve e leckamaneve qe donin te qeverisnin shtetin me injorantet e sjelle nga fshati e klasa punetore.
Populli shqiptar ka bere nje gje te mire ne keto 23 vite dhe ajo eshte qe ne 23 qershor 2013 shporren njehere e mire komunistat!!!
POSHTE SALI BERISHA, POSHTE PD, POSHTE KOMUNISTAT
Po pse luftën e . Kosovs mos e bënë ata me papion si rraca juj mor “babo”. T’njajtin koment ke ba dycind her’ Revolucionet dhe permbysjet e medha i ban vegjelia babo katnari. Hala ke ura e ibrit ke ngel e s’paske haber nga historja!
Thaci e te tjeret qe e organizuan ishin me shkolle o copa e injorantit, ata folen me Amerikanet e Europianet. Luften e beri USA se te ishte per Kosovaret serbet do ti hanin me gjithe kocka.
“Revolucionet dhe permbysjet e medha i ban vegjelia” keto jane gjeja me e keqe qe mund te ndodhe se sjellin shkaterrim, vegjelia e varfere budallaqe ishte,dhe e varfer e budallaqe (injorante) mbetet, mish per top.
Degjo KATUNDAR INJORANT, para se te ofendosh te tjeret shko meso te shkruash gjuhen tende standarte.
Po parate me te futur i kane bere nje pjese qe nga ilir floriri me te vjedhur.Bleva dyqan para dhjete vjetesh,do marresh tapine per dy muaj, shitesi dhe merr kredi per shtepi.Kaluan 9 vjet mora tapine por nuk marr dot kredi.Komshia punoi 20 vjet ne Greqi bleu shtepi e dyqan ,tani jo pune qe ska po spaguan dot as taksat.EEjjj kjo eshte shqiperia ,do mesohesh dhe ti-i them,une kam 10 vjet,po pse dogja dokumentat.Ne Shqiperi nuk jeton me pune te ndershme,mbijeton,jeton mire vetem me te vjedhur e zaptuar ,i fal ,i privatizon shteti,dhe hajt te fala”.Njesoj” jemi hajduti dhe i ndershmi.
Jemi popull budalla, dhe as qe duam te mesojme.
Ah, te mos harrojme qe edhe sot rakia behet me acid, edhe mjalti me kimikate, uji qe shitet ne bidona eshte thjesht uje cezme, ne treg shitet edhe mish gomari.
Shqiptaret dallohen nga pertacia dhe dembelizmi.
Nje idiome ne Anglisht shkon si “ You can’t cheat an honest man” kete eshte munduar te jape autori ne nje menyre me popullore 🙂 🙂 Nje fraze qe do te thote, njeriu i ndershem nuk bie ne situate ku mund te mashtrohet. Cdo “confidence trick” [mashtrim] bazohet tek “te marresh dicka, per asgje” pra kur e di qe kjo nuk ndodh ne advance, me mire largohu. Ka nje korrelacion me, “If a deal looks too good to be true, it usually is.” Vjen qe nga koha e karnevaleve, lojrave qe duken shume te lehta si fillim [loja me tre kupa –gjej zarin/goglen] ku me nje investim minimal mbledh parate perpara teje.
***
Thene kete, akte te tilla s’grupohen dot ne kohe – jane te vjetra sa vete njerezimi – e as nuk nuk ngjisin vec tek Shqiptaret; ndodhin kudo. Lakmia eshte motivues i fuqishem; shpesh njerezit “harrojne” llogjiken; sigurisht kjo lidhet dhe me “mjetet teatrale” ne dispozicion te personit; talentint, veshjen, lidhjet, menyren e te shprehurit etj. Megjithe ato levizje, notere/ biznesmene/ gjykata etj; ky individ s’ka vepruar i vetem. Ngelet detyre e organeve hetuese ti shkojne ketij organizimi kriminal deri ne fund.
Duke lexuar komentet ,qe ne pergjithesi kete rradhe jane shume cilesore,duket qe autori i shkrimit ka goditur aty ku na dhemb,tek pyetja vertet jemi ne si popull qe kemi faj per kete gjendje dhe kete kulture ekonomiko-politike,apo na e kane fajin politikanet ?
Mos harroni 97 ten o njerez ! Baba jem Sal Ram Brisha ose siç i thrrasim shkurt n,shpi SRBi duhesh fut n,burg qy at her ,me m,soj dhe mu me mashtru dhe me u bo mafioz ,aj pra baba jem i perkrahu piramidat se , parate e shqiptarve jane para te pastra tha ai dhe kaq u desh kjo bicim garancie nga baba jem qe shqiptart te shisnin shpijat dhe lopen ku ishte shpresa e fundit si ndihme ekonomike per familjen dmth te shiteshin dhe parate te futeshin te Sudja . Pranej ju lutna mos harroni t,kalumen e zeze te 97 tes . ( Zeni prej Viçidoli .
Kujdes me titujt z.Thano,se nuk ben te marresh borxh nga fjalori i Tupes.Gazeta nuk shperndan(divulgon)zhargonin e rruges,ajo i ofron rruges opinionet e saj te shprehura me kulture& edukate.Potencion ne shqip perkthehet forcon,kurse tematika ketu eshte spekulacioni,si te fitosh shume pa u lodhur.Di gje autori si dhe pse funksionon Bursa(panteoni i spekulacionit),po per njefare Madoff a ka degjuar?