SHËNIM: “Çun Tirone”, ç’tu desh që e the?!

anazapta

–         Do kthehen me fitore dhe me nder xha Ramiz, e ahere do kemi shumë dasma!

–         Ç`do të thuash me këtë morr djalë?

–         Atë që dëgjove zoti Ali!

Eshtë ky një prej dialogjeve në skenën e dasmës, në filmin “Malet me blerim mbuluar”. Të ftuarit rreth sofrës, vuajnë një krizë të thellë paragjykimi mes tyre për çdo fjalë që nxjerrin nga goja. Pozicionimet e ndryshme karshi luftës, kanë bërë që ta shohin njëri-tjetrin me dyshim. Sapo njëra palë hap gojën e thotë diçka, pala tjetër sheh tek ajo një mesazh të fshehtë, një cinizëm të maskuar, një kunj që kushedi se ku do të ngulet.

Sakaq, “çfarë ka dashur të thotë autori?”, ka qenë sfida e çdokujt në orën e letërsisë për të kapur mes rreshtave atë gjënë e palëndët në trajtë alegorike, ku varej fati i notës në regjistër. Dy shkrime me aciditet të lartë kritik i janë kushtuar deri më tani kryeministrit Rama, lidhur me frazën e tij ‘Çun Tironë prej vërteti’, vënë në ato dy a tre fjali ngushëlluese për ikjen nga kjo botë me atentat të bankierit të njohur Artan Santo.

Tek të dyja, është aluduar se Rama e ka shkelur, me pretendimin se ka bërë diferencime sociale. Pa dyshim që, çdo e fjalë e dalë nga goja e një kryeministri, nuk ka peshën e atyre që i nxjerr ndokush tjetër i zakonshëm. Dhe meqë është fjala tek gjuha e Ramës, ai është i dënuar të kostojë rëndë, jo për vetë gjuhën përplot saltro mortale, por sepse pozicioni i tij politik ja shton maksimalisht valencën e paragjykimit, duke u tjerrë e bërë tërkuzë nga sa e sa zëra e pena publike që nuk u vjen për osh për sa e sa arsye.

Nuk është fjala këtu se përse e tha, si e tha e kujt ja tha; është më shumë se kaq: është problem shqiptar i tipit: po nuk qe si unë, je kundër meje; por nuk mendove si unë, mendon si dreq; po nuk pate guston time, je pa gusto; po nuk fole si unë më mirë hesht; po nuk heshte si unë, me mirë fol; po nuk frymove si unë, me mirë vdis!

Share This Article
35 Comments
  • Psh kryeministri kap per veshi nje shkrues dhe i bertet:
    -Po ç’fare uji i dhe gomarit,mor gamor?!
    Shkruesi i habitur nuk po kuptonte ..gomar…apo gamor…

  • Kete gje mendova edhe une nje dite pasi ai e tha. Nese do flasim per cunat e Tirones, ka cuna e cuna. Nuk duhet ta kishte thene, por ne Shqiperi akoma nuk kemi arritur ne stadin qe humanet te trajtohen si humane.

  • Cfare dreq muhabeti eshte ky, cun tirone, cun lale, cub katuni, mec e soj e soj…po keta na e cane te camen per standartin tani na molloisin per cun e pellum si me qene lal elbasani dun me qene origjinal gjasme me qene popullor sikuj jane me popllin e ju cam zollota per populli.

  • =============================================================
    Pse cuditeni ?

    Sot me shume se 95% jeni te ardhur ne Tirane ….. nje qytet per 300.000 banore.

    Mos ju vij keq

    por “Ju” te ardhurit (jo Tironsa) ne Tirane … me shume e shkaterruat, vodhet,
    prishet mure cerdhesh e shkollash per tulla shtepish pa leje sesa e ndihmuat,
    regulluat apo zhvilluat ….

    prandaj Tironsit e vertete (ata djem dhe vajza te bukura te qyteteruar dhe teper
    intiligjente) lane Tiranen se nuk mund ta shihnin ate qe po ndodhte ne syte e tyre
    se si po shkaterrohej dhe dhunohej kryeqyteti …..
    ================================================================

    • Nje sekonde, nje sekonde. Nese flasim per te ardhurit e “demokracise” te jap te drejte, por dale njehere se perpara 90 te ardhurit ne Tirane i dhane Tiranes emrin qytet se deri atehere ne tirane kishte vetem katunare qe ecnin me poturre tek pazari, se aq rruge kishte atehere Tirana. Tironsit e vertete kane qene nja 5000 veta. Nese e ke fjalen per ata qe linden ne Tirane para viteve 90 ndyshon muhabeti.

      Por edhe njehere, Tiranen e beri qytet Jugu.

      • Krenaria e fshatarit nga jugu dhe veriu, kur merrte pashaportizimin ne Kryeqytet, ishte e njejte. Ishte enderr e te gjitheve, ajo e shkrete Tirane. Per te, ishin te gatshem te martoheshin edhe me Xhixhilene,, edhe pse me pare kishin ndjekur studimet ne dege te ndryshme. Kthimi ne vendlindje,,,nuk i gezonte edhe aq shume.

        Sot na duhet te degjojme, qe na e “paskan bere” keta Tiranen. Po kur ishit kaq te Zotet dhe kaq perparimtare,,,perse nuk bete shtepite dhe fshatrat tuaja, more bashkefshatare??

        Saliu e hoqi pashaportizimin dhe gjendjen civile. Nuk ngeli gomar dhe qen i provinces, pa zbritur ne Tirane. Na sollen “zhvillimin” ne kryeqytet. Na bene Bathoren dixhitale.
        Me Xhixhilene, nuk duan te martohen me sepse kane gjetur nje tjeter menyre qendrimi. TOKA E XANUN,,,,,shkruhet neper tabela konpesate, me ngjyra te ndryshme.
        Fshatare te jugut dhe veriut, bashkohuni. Tirana po ju pret qe ta coni perpara.!!

        • Edhe vorri i bomit u be i njojtur ne Tirane vetem prej te ardhurve nga veriu hahahahaha. Deri atehere vorri i bomit as qe bente pjese ne intelektin e Tiranes.

          Or ti, e ke pare Tiranen si ishte para luftes apo jo? E pra, Tiranen e bene ata nga Jugu.

          Te te jap listen e emrave te artisteve, shkrimtareve, shkencetareve, etj etj etj????

          Ti me permend ndonje nga Tirana jote???

          Skender Sallaku do thuash?? Ahahahaha, epo mire, se eshte Skenderi talent ishte.

    • Ku jane te bukurit e Tiraanes,ata qe shisnin fiqe ne vitin 1972,qe benin salep,qe benin qofte ?.Tirana eshte zhvilluar na te ardhurit nga veriu dhe jugu.Nuk ka pasur Tirane.Diktatura duke e ditur nivelin kulturor te shqiptareve vendosi rregulla per ardhjen ne Tirane,jo kushdo mund te vinte.Nuk mendoj se te gjithe te ardhurit nga rrethet ishin njelloj ,por fryma e pergjitheshme ishte imponuse.Une kam arrur ne Tirane si nxenes 14 vjece,por me dushe qe te stacioni i trenit te llustroja kepucet.Une nuk jam djale tironasi ,megjithese kam 42 vjet qe jetoj ne Tirane.Duhet te futim nje mentalitet te ri ,qyteti eshte qytet ( thoshte Teto Ollga,fashati eshte fshat),ne Tirane,Berlin ,Parise duhet te respektojme rregullat dhe te siilemi si qytetar.Megjithate ,si i ardhur nga rrethet dhe qe kam shijuar te jetuarin ne disa qytete te Gjermaise ,por dhe vizituar shume kryeqytete te europes dhe ne SHBA ,mendoj se nuk te gjithe duhet te gjykohemi the tajtohemi te barabarte.Askushe mos mendoj se eshte nga Tirana dhe eshte me i priviligjuare se te tjeret,perkundrazi ,ata qe vuajne me shume jane me kerkuse dhe arrine me shume.Respekt per djemte dhe vajzat qe perpiqen te arrin suksesi edhe pse jo Tiranas

  • Kur nuk ka brume per te bere buke,hajde dhe te meremi me e lagu se lagu…..eshte bere media si shprehja:mere me long se mishi i maru.nuk ngeli njeri pa bere vrejtje e pa dhene mend…ku paskeshin qene gjithe keta gazetare,analiste,reportere etj,etjere!!!

  • Jeni bo te gjith ju gazetaret si ato çupat qe ofendohen kur u thu mirmnjes. Pale ti ftosh me dal!!!
    Tha Rama kshu e tha ashtu… Pun e modhe Fort . Ku qendron problemi yn dhe me cfare merreni ju ohuuuu!!!!!

  • Edvini ja futi kot me ate cilesim qe i beri Tanit (rahmet paste).
    Nese donte te thoshte se ishte burre i mire, ta thosh tulle qe burra apo djem te tille i vijne ralle Tiranes, etj.Cfar do te thote kryeministri kur te martohen cunat persembari te Durresit, Pukes, Elbasanit, Vlores, Gjirokastres, Korces, Vicidolit, Lacit, etj.
    Shpjegimi eshte ky: “HEDH NJE I MARRE NJE GUR NE LUME DHE MBLIDHEN NJEMIJE TE MENCUR E SE GJEJNE DOT”.
    Ose, hodhi nje por..e Edvini dhe ne bejme analiza tani pse, si, nga, etj.
    Po i gjalle eshte edhe Edvini, do pjer…, ndonje here. Plaku Mere pir….te per dite dhe ne e degjonim. Po jane ndryshe keto te Edit. Epo i ri eshte Edi me te forta, e me te ….

  • Perifrazimi i E.Rames,”cun Tirone” eshte per mua nje apel i forte dhe shume dashamires per gjithe qytetaret e mirfillte,te cilet mund te jene ngaterruar ne “biznese” me shpellaret e brekedhjerit te historise,,,,t’i therrasin mendjes sa nuk eshte vone,te shkeputen prej tyre nese duan te jetojne.
    Them se ata te cileve u eshte adresuar ky kumt,ne emer te jetes se tyre dhe familjeve te tyre,duhet t’i jene mirenjohes Kryeministrit per njerzillekun ne keto kohe te veshtira.Zoti Santo,edhe pse bankier i preferuar i pushteteve,e kishte nenvleftesuar aq shume kete fakt saqe i hengri koken.

    • Lora, nese dikush eshte tashme i ngaterruar ne “biznese” me shpellaret nuk besoj se shpetojne dot…

      Ku i kishin mend “cunat Tirons” kur u futen ne biznese???

    • Fjalët e Ramës më lanë të kuptojë që ai di për shumë veprime të paligjëshme që ka bërë Santo, por nga na tjetër ai është human dhe do të thotë nuk kishte pse të vritesh, këshut që është një formë ngushëllimi, por pa folur për snjë meritë të tij. Pa dyshim la të kuptonte që nukd duhet të kishte ktët fund dhe shprehu keqardhej.

  • ==========================================================
    Edhe une jam nga jugu lindur ne 51-shin ne Tirane.

    Tirana u ndertua dhe zhvillua nga “Ne” qytetaret e Tiranes
    (pjesa me e madhe e te cileve me baballare te ardhur qysh ne 1948-ten ne Tirane)
    qe kemi derdhur djerse dhe mund, qe me lopata dhe duart tona e zbukuruam dhe gjelberuam qytetin …
    une kam qene i vogel dhe mbaj mend qe prinderit tane kane punuar (te djelave) me muaj te terre kur u hap ajo grope gjigante (sot Liqeni) dhe punonin me lopata per mbjellje fidanash (sot parku Liqenit) ….
    nderkohe qe mbas 90-tes batalionet e kriminelit Sali Bisha zbriten dhe erdhen per te shkaterrua, vjedhur, prishur murre kopshesh dhe cerdhesh per ndertime pa leje …

    Sali Berisha (zbriti verioret per te shkaterruar me kazma dhe arme ne duar) kur vete as qe e kishte idene e Tiranes se ishte ne Tropoje hypur ne kal (…. “kavalier” …. ha,ha,ha,ha ) dhe sot e permend gjoja jeten ne Tirane dhe ben sikur nuk mban mend diten qe eshte bere komunist (ne 1998-ten) duke thenegjoja andej nga 74-tra deri tek 80-ta ….

    Nuk ka ndodhur ne asnje vend te botes sado i varfer qe populli te vershonte (si batalione ushtrish) pa kontroll, pa shtepi, pa pune …. duke shkaterruar dhe duke bere te largohej kultura dhe civilizimi (Tironsit) aq te mire, te sjellur, me kulture qe ju do ti kishit zili dhe do miqesoheshit dhe mesonit nga Ta dhe jo te egersoheshit ashtu sic ju mesoi Sali Bisha.
    ===================================================================

  • ==========================================================
    Edhe une jam nga jugu lindur ne 51-shin ne Tirane.

    Tirana u ndertua dhe zhvillua nga “Ne” qytetaret e Tiranes
    (pjesa me e madhe e te cileve me baballare te ardhur qysh ne 1948-ten ne Tirane)
    qe kemi derdhur djerse dhe mund, qe me lopata dhe duart tona e zbukuruam dhe gjelberuam qytetin …
    une kam qene i vogel dhe mbaj mend qe prinderit tane kane punuar (te djelave) me muaj te terre kur u hap ajo grope gjigante (sot Liqeni) dhe punonin me lopata per mbjellje fidanash (sot parku Liqenit) ….
    nderkohe qe mbas 90-tes batalionet e kriminelit Sali Bisha zbriten dhe erdhen per te shkaterrua, vjedhur, prishur murre kopshesh dhe cerdhesh per ndertime pa leje …

    Sali Berisha (zbriti verioret per te shkaterruar me kazma dhe arme ne duar) kur vete as qe e kishte idene e Tiranes se ishte ne Tropoje hypur ne kal (…. “kavalier” …. ha,ha,ha,ha ) dhe sot e permend gjoja jeten ne Tirane dhe ben sikur nuk mban mend diten qe eshte bere komunist (ne 1968-ten) duke thenegjoja andej nga 74-tra deri tek 80-ta ….

    Nuk ka ndodhur ne asnje vend te botes sado i varfer qe populli te vershonte (si batalione ushtrish) pa kontroll, pa shtepi, pa pune …. duke shkaterruar dhe duke bere te largohej kultura dhe civilizimi (Tironsit) aq te mire, te sjellur, me kulture qe ju do ti kishit zili dhe do miqesoheshit dhe mesonit nga Ta dhe jo te egersoheshit ashtu sic ju mesoi Sali Bisha.
    ===================================================================

  • Nuk keni gjo tjeter me thone? “Cun tirone”asht zhargon dhe osht perdor gjithmone ne bisede kur lavderon nji tironas per te tregue natyren we qytetarve te Tirones. Ky zhargon ka kuptimin njeri fisnik.Asht fisnikeria we tiranasve qe ju lejoj te vini nga keni ardhe dhe po na jepni mend sikur neve qytetaret tironas kemi qene te veshur me brekushe dhe erdhet juve nga jugu dhe veriu per te na mesuar our modus vivendi.Ne I happen dyert we qytetit dibraneve he vitet 20 te shekullit te kaluar sepse ne dallohemi nga bujaria dhe mikepritja qe osht karekteristike shqiptaresh.Ideollogjia komuniste e mbushi tironen me soin we sorollopin we vet ajo ideollogji pruni edhe te folmen e dialektit toske ne vitet 70_te. Nese te degjonin duke flour me djalekt gege te futnin he burg per agjitacion e propagande. Just qe keni zaptue Tironen mos na msoni si me fol.

  • Ne fillim duhen vecuar dy dukuri qe vijne jo vetem nga semantika por pergjegjesia e kultura qe kemi ne ne raport me Publiken; qofte kjo detyrim, post, financa, premtime, reagime dhe seriozitet.

    A) Mbi-reagimi per “shenjterine e individit” kaloi ne permasa te tilla – akoma vazhdon – sa gati u harrua akti; vrasja e nje bankieri, biznesmeni, prindi, qytetari etj, ne mes te qytetit. Kjo tregon pa-pjekuri, mungese serioziteti e pathos; si ben nder personave e organizmit Shteteror. Nje nxitim i tille “individual e tribal” neser mund te kete efekt bumerang; ne vend se te merremi me shkakun e autorsine [nese gjinden a jo] …do filloje nje zhurme e dyte distancimi, “si pati mundesi/ se dija, e njihnim per cun te mire etj-etj. Keto i them pa bere asnje supozim per te ndjerin z. Santo, por jetes i pelqejne ironite.

    Keshtu kane rreshqitur dhe shtetare ne vendet e zhvilluara. Kr-M Kamerun mori per PR nje individ nga media – Andy Coulson, te cilin e mbrojti deri ne fund megjithe zera fillestare qe thonin se eshte implikuar ne “hacking scandal”. Tani qe z. Coulson u gjet fajtor nga gjykata e rrezikon 2 vjet burg, u detyrua te beje “volta face” e te kerkoje falje. S’ka me ulet kur nje Kr-M arrin ne pika te tilla; gjithshka erdhi nga nxitimi kur personalizohet ngjarja e problemi. “David e Edi” s’lejohen te garantojne per “Andin e Tanin” si persona private; ato flasin ne emer te postit; i.e. kjo na demton te gjitheve. Me vone del se “u kane besuar” i ka rekomanduar dikush tjeter, e kane me te degjuar, se paskan njohur kaq mire… e fillojne skandale qe me e pakta vene ne pikepyetje Gjykimin e nje Shtetari te niveli te Larte.

    ***

    B) Kjo zhurme e informalitet, humb lodhjen e atyre njerezve te mire ne terren. Kemi lexuar se punuan ne w-end, vazhdojne hetimet deri ne 4AM; ka levizje e vullnet por duhet kohe qe puna policore te matet me rezultate konkrete. Te jemi realiste mund te ndodhe ne Londer e Paris. Dikush ben nje atentat, megjithe kamerat e ekspertet e Policise ka raste nuk kapen kurre. T’mos kerkojme nga Policia Shqiptare te pamunduren. Krimi ka ne favor elementin e suprizes. Kompleksiteti i procesit kerkon durim; ne kemi te drejte te shprehim pretendime por duke ruajtur sensin e mases. Per kete duhet ndihma e sherbimeve te huaja intelligjente e financiare; qe shume shtete i kane me fuqi ” te pakufizuara” ne forma/organizime te ndryshme “federale” [britania ka SOCA-n] .

    z. Santo qofte duke refuzuar nje transaksion, mund te kete bere nje armik te betuar. Ne shume te medha parashe hakmarrja s’vonon. Policia e Shtetit e Prokuroria, qe lexojne lajmet e feedback ne forume, ta kuptojne se “deshperimi e ankesat tona” s’jane kunder tyre personalisht; vijne nga nje “mbushje” prej 20+vitesh, ku profesionistet kane heshtur, jane spostuar ose s’jane lejuar te bejne ate per te cilen paguhen. Si shoqeri, kemi kerkesa e presim prej tyre; e ne kete aspekt kane perkrahjen e Opinionit Publik.

    ***

    Duhet bashkepunime (1) inter-institucionale/ polici/prokurori/ sherbimet intelligjente. (2) bashkepunim me bizneset/ njohur/ dhene-marre me z. Santo, biznesin lokal ne Tirane, ku secili jep pamjet filmike nga kamerat qe kane. Me qytetarin – te cilit nuk i afrohen thjesht Euro 100.000, e anonimitetit. Kjo dhe del relative se avokati i pales tjeter mund ta gjeje – nje frike potenciale per jeten per kedo; pra ti garantohet familja denoncuesit me status te vecante. (3) kerkohet eksperience nga ekspertet financiare Shqiptare e te huaj per te qemtuar transaksionet madhore te 3-5 vitet e fundit. Duke ngrire fondet e dyshimta e duke shkuar deri ne burimin e ngritjes te te gjithe bankes dhe aksionereve kryesore. Asnje s’duhet lene jashte vemendjes. Ne teori gjithsecili – cfaredo protestimesh te beje – eshte “person i interesit” (4) Ndihme nga nderkombetaret ne aspekt keshillimor, si ndertojne profile psikologjike, menyren e operimit te krimit, reagimin, provokimet, komunikimet qe ben nje Polici e zgjuar ne Komunikata Shtypi te “shpupurise mendjen” e autoreve dhe organizatoreve. Nje proces shume kompleks, ku “2 personat me motorr” jane ana vizive e aktit, do pune e investim ne kohe; kam bindjen se Policia e Shtetit i ka mundesite te beje dicka te sakte e profesionale.

    Se cfare thote “Edi” tashme pare me kohe kjo pune; ne nje “shtet bordurash mediatike” niveli i shprehjes dhe mendimit; le shume per te deshiruar.

  • ==================================================================

    O Hysen Tabaku,

    Je i vogel dhe nuk e ke pare si ka qene Tirana (7- 8 mije banore) …. une e mbaj mend fort mire fushe dhe ferra (sidomos ku u ngrit Tirana e RE).

    Nuk eshte turp pse ‘Ne’ te ardhurit ne 1948-ten e
    ngritem, e ndertuam dhe zhvilluam Tiranen qe te perfaqesohej tama kryeqytet.

    Ishim 300 milje banore qe sebashku u perpoqem … dhe rezulatetet ishin pozitive:

    Tirana tamam kryeqytet.

    ===================================================================

  • ==================================================================

    O Hysen Tabaku,

    Je i vogel dhe nuk e ke pare si ka qene Tirana (7- 8 mije banore) …. une e mbaj mend fort mire fushe dhe ferra (sidomos ku u ngrit Tirana e RE).

    Nuk eshte turp pse ‘Ne’ te ardhurit ne 1948-ten e
    ngritem, e ndertuam dhe zhvilluam Tiranen qe te perfaqesohej tama kryeqytet.

    Ishim 300 milje banore qe sebashku u perpoqem … dhe rezulatetet ishin pozitive:

    Tirana tamam kryeqytet.

    ===================================================================

  • Your comment is awaiting moderation.

    ==================================================================

    O Hysen Tabaku,

    Je i vogel dhe nuk e ke pare si ka qene Tirana (50 – 60 mije banore) …. une e mbaj mend fort mire fushe dhe ferra (sidomos ku u ngrit Tirana e RE).

    Nuk eshte turp pse ‘Ne’ te ardhurit ne 1948-ten e
    ngritem, e ndertuam dhe zhvilluam Tiranen qe te perfaqesohej tama kryeqytet.

    Ishim 300 milje banore qe sebashku u perpoqem … dhe rezulatetet ishin pozitive:

    Tirana tamam kryeqytet.

    ===================================================================

    • For your information ( komentatori: ( O Hysen Tabaku) une jam 76 vjec.Tironen nuk è keni ba ju kryeqytet ajo osht emnu kryeqytet ne vitin 1924, me popullsi prej 60,000 banore.ne Tirona filloje te mari pamjen eqytetit ne menyre evolucionare.Bashkia e asaje kohe ka ndjekur me rigorozitet planimetrine we qytetit bazuar nga hartues italiane. Aty Ku Kane qene ferra ju ndertuat shtepioa me pune vullnetare dyke hedhur ne plehera kete planimetry sepse I benit gjerat me goditje te perqendruar.ndertimet nuk jane paksuar por I Kane mare frymen qytetit me arqiktekure gjithfaresh. Exodus I ambasadave nga qytetaret shqiptar nuk munde te krahasohet me dyndjen drejt Tirones nga popullata jug-veri. Ka plot nga ju te arrdhurit qe i jane pershtatur jetes se sqytetruar,(nuk hedhin plehra rrugeve) por ama Jane te shumte ata qe neve nga Tirana I themi:”Katunar o krye parur, qytetar nuk bohesh kurre.)

      • Faleminderit zoteri,me irriton injoranca(ndjese per fjalen) e disave kur thone se ata sollen kulturen ne Tirane dhe e ndertuan.Jam Tironce me gjysh e katragjysh e sa mbaj mend une skam pa ndonje foto me brekushe te parardhesve te mi,por edhe nese ka patur njerzillekun dhe miresine qe kane Tironcit nuk e ka asnje rreth!

  • Me hu apo me trap nga ky gazetari qe ka bere kete shkrim une nuk mendoj se do lexoj ndo nje here.

  • Jugu ka ardhur me se shumti ne Tirane. Ajo qe Rama kerkon te theksoje eshte sipas tije shkalla e qytetrimit. Nje gje do i thosha Rames si “cun Tirone” qe eshte; nuk eshte qytetari ti marresh gruan tjetrit ne krevat, aq me shume te konsumuar pothuajse fare. Ti e bere.

  • Nuk keni mendere qe te kuptoni mesazhet qe jep Edi or gazetaruc!Shume kush e mban mend deklaraten qe dha pas ndarrjes nga jeta e S.Olldashit duke e quajtur “mistrec “!E ç’mund te meritonte tjeter i ndjeri Santo pas atentatit!Te gjithe sot ca me dokumenta e ca me thashetheme po vertiten tek “çuni i tirones”!

  • Qekur e pushtoi banda e Sali Berishes Tiranen,u be si Roma kur e pushtuan barbaret.Une them ta shperngulim kryeqytetin ne Sazan.Maloket nuk e kalojne uren e Mifolit.

  • KM edhe per vrasjen e Santos duhet te shprehet si Kryeminister dhe jo si halabak tirone.Eh sa keni degjuar dhe sa do degjoni nga edi rrypi.

  • E kuptoj manine e k/m per sjellje te lirshme e sa me pak format,por bie shpejt nga statura,ndaj disa gjera duhet ti thoje pozita(pozicioni)e jo zhargoni i bulevardit.Komisari qe U vra ne Shijak ishte”cun zotni”,I.Madhi qenkesh pijetar i shquar,Olldashi mistrec i mire dhe Santo “cun Tirone”;kushedi c’do kepuse ne ndonje rast tjeter!Me dashamiresi duhet kujtuar k/m qe pozita ia detyron te flase me takt.

  • Qe Tirana u be kryeqytet ishin jugoret qe e vendosen nje gje te tille, ne Kongresin e Lushnjes me kryeminister nga Delvina. Kur Fan Noli u be kryeminister, ne kujtimet e tij shkruan se qe te regullohet Tirana duhet ta rrethojme me nje murr, ta sperkatim me benzin e ta djegim Dhe ashtu e gjeti Tiranen edhe viti 1944.Erdhen kryesisht jugoret qe e bene planimetrine e tiranes dhe e ndertuan Tiranen, madje ndertuan edhe universitetin dhe “cunat e Tirunes’ nuk shkonin ne universitet por mbeten zanatlinj te vegjel dhe per kete nuk ua kishin fajin jugoret. Erdhen verioret pas 1990 dhe u moren tere pronat (dokumentat ua ruajten jugoret ngaqe ishin gjithe kulture) dhe shoqata Tirana ka bere e ben thirrrje ne cdo sezon votimesh qe tiranasit te votohet per verioret. Kjo eshte e verteta, edhe pse eshte e hidhur, por tiranasit qe mburren dhe verioret nuk i len kompleksi i inferioritetit ndaj jugoreve, ndaj dhe fyejne e shpifin per jugoret, edhe pse jugoret i shnderruan te dy palet nga parahistorike, ne te ngjashem me njeriun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *