Auron Tare, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, sqaron se taksa e aplikuar nga komuna në Ksamil ka të bëjë me parkimin e makinave dhe jo me hyrjen në këtë zonë turistike. Në një prononcim për News 24, Tare është shprehur se komuna ka vendosur të aplikojë taksë për parkimin e makinave në mjedise publike që administrohen prej saj. Reagimi ndaj taksës erdhi nga banorët që pretendojnë se vendosja e trarëve dhe taksa do të dëmtonte të ardhurat e tyre dhe turizmin. Kreu i Agjensisë Kombëtare të Bregdetit thotë se në shtator do të rinisë aksioni i lënë përgjysmë për prishjen e të gjitha gardheve apo pengesave artificiale gjatë vijës bregdetare.

z.tare sqaro taksat rrugace te qyteteve qe do t’i mbajme me leket tona. Edhe vendin tend e ke nga parate tona