Ministria e Jashtme nuk ka asnjë reagim pas lajmit të publikuar në gazetën “Washington Post”, se Shqipëria është një prej 193 vendeve qepërgjon Agjencia Amerikane e Sigurisë, NSA. Sipas kësaj ministrie, lajmi nuk është konfirmuar nga asnjë burim zyrtar, veç publikimit në media. Nga ana tjetër, i lehtësuar nga diplomacia që dikton posti, ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi, deklaron se nuk sheh asgjë negative tek përgjimet e NSA, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbrojtur gjithnjë interesat e shqiptarëve. Aspak ngurrues është në deklarata edhe anëtari socialist i Komisionit të Sigurisë, Xhemal Qefalia. Ai ka një këndvështrim tjetër, ndërsa deklaron se çdo shtet ka sekretet e tij. Skandali i përgjimeve amerikane shpërtheu një vit më parë, pasi agjenti i CIA-s dhe NSA-së, Eduard Snouden publikoi të dhënat tronditëse. Mes vendeve dhe liderëve të mbikëqyrur ishte edhe Gjermania e kancelarja e saj Merkel, si dhe Brazili, Spanja e Franca.

Me pelqeu .Pergjigje e sinqerte deri ne madheshti. E nese te pergjon miku….!
Nese edhe Amerika do te na konsideronte si Ne ,do te ish gje e madhe ,pasi per ne Shqiptaret MIQTE jane te SHENJTE.
BUMCI NUK ESHTE SERVIL PO SUPERSERVIL
miq me gisht ne bythe?
Cfare debili, e ka te shkruar me balle gomari!