Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 30-vjeçari

anazapta

Një 30-vjeçar u arrestua nga policia e kryeqytetit pasi akuzohet se ka ngacmuar fqinjën e tij 13-vjeçare. Mariglen Ramadani, banues në rrugën “Ali Demi” në Tiranë u ndalua në orët e vona të së mërkurës. Burime zyrtare nga policia thanë se 30-vjeçari dyshohet se ka ngacmuar të miturën në shkallët e pallatit. Vajza u ka treguar prindërve për veprimet e turpshme të fqinjt. Prindërit u paraqitën menjëherë në ambientet e komisariatit të policisë nr.1, për të denoncuar Ramadanin. Ku i fundit u izolua menjëherë në komisariat ku dhe u morën në pyetje. Mësohet se i arrestuari mohoi akuzën duke deklaruar se vajzën e kishte përshendetur si çdo ditë kur përballej me të në shkallët e pallatit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *