Fier, 2 të plagosur në përleshje me armë dhe grushte

anazapta

Sektori Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda nisi procedimi penal për të kërkuarin A. Ç., 21 vjeç, banues në Fier, pasi më datë 2 korrik ka plagosur me armë zjarri pistoletë pas një përleshjeje të dëmtuarin B. M., 45 vjeç, që ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. Po në këtë ngjarje u mor nën akuzë edhe M. M., 51 vjeç, i afërm i të dëmtuarit, pasi gjatë konfliktit të mësipërm ka qëlluar në ajër me një  armë gjahu teke ruse, të cilën e mbante pa leje.  Nën akuzë u mor nga policia e Lushnjës edhe M. K., 27 vjeç pasi ka rrahur Sh. J., 28 vjeç, duke e goditur me grushte.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *