Ish-Presidenti francez Nikolas Sarkozy tha dje se është tronditur thellë kur u vu në dijeni për akuzën e ryshfetit, ndikim të pushtetit si dhe shkeljen e ruajtjes së sekretit profesional. Ai siguroi se “kurrë” nuk ka kryer një veprim në kundërshtim me shtetin e së drejtës. Në një intervistë për emisionin “Europe 1” të kanalit “TF1”, ish-kreu i shtetit mes viteve 2007 dhe 2012 siguroi se “Policia gjyqësore është i obsesionuar për të më shkatërruar”. Sipas Sarkozy, i cili të hënën deklaroi në policinë gjyqësore në cilësinë e të arrestuarit për 15 orë, ai u vendos nën arrest me qëllim për ta fyer dhe që të jepet një imazh për të që nuk përputhet me të vërtetën. “Unë do ju thosha atyre që na dëgjojnë, ose të na shohin se nuk kam tradhtuar ndonjëherë besimin tuaj, kurrë nuk kam kryer ndonjë një akt që është në kundërshtim me parimet republikane, apo shtetit të së drejtës”, tha ish-presidenti. Politikani konservator theksoi se nuk kërkon “asnjë privilegj” dhe se në qoftë se provohet qw ai ka kryer veprat për të cilat akuzohet do të përballet me pasojat. Megjithatë për Sarkozy kjo situatë është mjaft serioze. “Kemi të bëjmë me një situatë serioze, mjaftueshëm sa t’i themi popullit francez se një pjesë e sistemit të drejtësisë po kontrollohet nga politika sot”, deklaroi ai. Akuzat për korrupsion ndaj tij u ngritën zyrtarisht paraditen e së mërkurës nga hetuesit francezë. Hetuesit po përpiqen të zbulojnë nëse Sarkozy, që drejtoi Francën nga viti 2007 në 2012, i kishte premtuar një rol të rëndësishëm në Monako një gjyqtari të nivelit të lartë në këmbim të informacioneve mbi çështjen e hapur ndaj tij mbi financimin e fushatës nga ish-diktatori libian, Muamar Gadafi. Vetë Sarkozy, i cili u lirua gjatë orëve të natës, ka mohuar akuzat se fushata e tij zgjedhore është financuar pjesërisht nga ish-diktatori libian Muamar Gadafi. Zhvillimet e fundit shihen si një goditje ndaj përpjekjeve të zotit Sarkozy për të marrë pjesë në garën presidenciale të vitit 2017. Ai u ndalua mëngjesin e së martës, pasi u thirr për t’u marrë në pyetje nga policia në Nante. Ky është rasti i parë që një ish-president francez përballet me akuza kaq të rënda për kohën kur ishte në krye të detyrës. Paraardhësi i tij, Jacques Chirac, mori një dënim të pezulluar me burg në vitin 2011, për përvetësim parash dhe shkelje të tjera gjatë kohës kur ishte kryetar i Bashkisë së Parisit. / O. Jaupi

Ky sistem i parasë dhe i ryshfetit e kalbëzon sistemin e drejtësisë!? N.q.s vepron politikisht policia dhe sistemi i drejtesise franceze mere me mënd ç’ndodh këtu te ne? Nuk besoj se ky sistem e vendos “shtetin e së drejtës”?
sarkozi eshte viktime e partise socialiste qe bejne cdo gje per ta eliminuar nga vendimi per te ardhur ne politike ;;;francois hollande ;;;;manuel walls jane ne puc me gjygjet per ta hequr qafe ;;;;; e pergjojne te gjithe bisedimet me gjetur nje preteks per ta demaskuar ;;;; gjukata ,,,qe eshte nje grua e p s e thiri ne oren 2 te nates per ta marre ne pyetje dhe e mbajti 12 ore ;;;;ministri i brendshem tha se ka bere gjera te renda ;;;dhe si perfundim nuk kane asgje ;;;; asnjehere nuk ka ndodhur qe nje ish president te trajtohet si sarkozi ;;;chirak vodhi ,,,ministri i buxhetit jerome cahuzac i mshefi 15 million euros ne svicer dhe tha se nuk ka leke ne bankat jashte frances ;;;;dhe gjukata nuk e mbajti nje minute ne zyrat e veta ;;;; kjo eshte nje poshterim i sistemit te socialisteve ne France ,,,
keto jane liderat e europes ku spikasin te koruptuarit,perverset dhe kriminelet mafioze. ta gezojme statusin o popull?