Të rinjtë shqiptare dhe berlineze performojnë së bashku pjesë muzikore me violinë  

anazapta

Për herë të parë një ansambël rinor harqesh nga Shqipëria udhëtoi drejt kryeqytetit të Gjermanisë, për të marrë pjesë në koncertet e “Festes Rinore të stinës së verës në Berlin”. Orkestra Rinore e Harqeve “Tirana”, e dirigjentit Bujar Alliu u ftua nga Johannes Luçhesi dirigjent i Orkestrës së të Rinjve të Berlinit për të marrë pjesë në këtë festë rinore gjatë të cilës të rinjtë shqiptare dhe berlineze performuan së bashku. Gjatë ditëve të festivalit u promovuan edhe të rinjtë e talentuar të “Tiranës”, violinistet Marsiona Bardhi, Lorela Miha, Dasildo Sinanaj, Uendi Reka, Erind Haxhiasi, Eni Maqellari, si dhe violonçelisti 10 vjeçar Klaudio Zoto. Solistët shqiptarë në debutimin e tyre artistik me vepra shqiptare dhe botërore realizuan një performancë të shkëlqyer duke pasqyruar gjendjen dhe zhvillimin evropian që mbizotëron aktualisht në Shqipëri. Artistët shqiptarë u duartrokitën gjatë e në mënyrë të zjarrtë veprat e kompozitoreve shqipetare si :“Moto Perpetum “ për violin solo dhe Orkestër, e luajtur nga Dasildo Sinanaj dhe Erind Haxhiasi. Me shumë emocione dhe eufori u prit edhe loja  e sigurtë e “Sonatins” së Ymer Skënderit e luajtur nga 10  vjeçari Klaudio Zoto, si dhe Eni Maqellari në  kadencen e Koncertit të mirënjohur për “Harqe”, të Pjetër gacit. Pjesë e këtij koncerti u bë edhe zëvendësamdasadori shqiptar në Berlin Sokol Bushati. Qendra Kombëtare Orkestrale e Korale “Mers@rt” synon vazhdimësinë e këtij bashkëpunimi dhe shkëmbimi kulturor në të ardhmen, duke arritur kështu promovimin e të rinjve të talentuar shqiptare, si dhe duke promovuar vlerat kulturore shqiptare në shumë vende të evropës.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *