Para pak ditësh në Shkollën e Mesme Pedagogjike “Pandeli Sotiri” në Gjirokastër, u organizua dyzetë vjetori i Maturës 1974. Takim i veçantë dhe tepër mbresëlënës. Pjesa më e madhe e shoqërisë nuk ishin takuar qysh prej Qershorit të vitit 1974. Vetëm Filipin e njohëm të gjithë. E kam fjalën për Filip Cakulin, si njeri i medias dhe drejtor i një emisioni televiziv.
Kaluam në ato korridore e klasa. U ulëm në ato vende e banka që ishim ulur dikur. Bashkë me ne erdhën dhe disa nga mësueset e mësuesit tanë, si Lavdërime Bala, Eli Rafti, Niko Rogo. Mësuesi kujdestar Dhimitraq Qurku bëri apelin. Shumë prekëse këto momente. Disa mungonin se ishin jashtë shtetit, disa kishin ndërruar jetë, dhe disa nuk patën mundësi të vinin.
Me nostalgji i kujtuam të gjitha, u rikthyem me mendje dhe zemër në ato vite, në këtë shkollë të shkëlqyer, me kërkesë të lartë llogarie, në përgatitjen e mësuesve të aftë. Me një shkollë ushtrimore të ciklit të ulët me nxënësit më të mirë të qytetit, që ushtroheshim dhe përgatiteshim ne kandidatët e ardhshëm për mësues. Në ato vite nuk merrej kollaj Pedagogjikja e Gjirokastrës. Duhet të jepje maksimumin në të gjitha lëndët. Kujtuam dhe mësuesit tanë që nuk jetojnë më.
U çmallëm, shkolla ishte mbajtur mirë, por nuk ka më funksionin e shkollës pedagogjike të asaj kohe. Ka mbetur vetëm emri në hyrje të saj. Aktualisht është Shkollë e Bashkuar Minoritare. Kërkuam kabinetet e mandolinës, fizarmonikës, vizatimit të punëdores dhe higjienës, por nuk i gjetëm. Ajo shkollë të bënte jo vetëm mësues, por edhe artist në kuptimin e plotë të fjalës.
Mirënjohje dhe falënderim për organizatorët e këtij takimi të paharruar, në veçanti nismëtar Pelivan Hysi, e pas tij nuk do të lëmë pa përmendur Filip Cakulin, Shefqet Bakiun, Bashkim Laho, Hëna Kalemin. Po kështu dhe dy gjirokastritët Merita Pizhga dhe Liliana Cama, të cilat organizuan pritjen si të shtëpisë që ishin. Takime të tilla duhet të organizohen, sepse mbartin shumë vlera në vetvete.
Nga pjesëmarrja në këtë takim më duhet të jap dy konkluzione për Ministrinë e Arsimit dhe Qeverinë e Rilindjes. Për vitet e ardhshme duhet të bëhet një studim me plan të veçantë, për rikthimin e shkollave Pedagogjike të traditës, si ajo e Elbasanit, Shkodrës dhe Gjirokastrës. Ky dhjetë vjeçar i ardhshëm do të ketë shumë dalje në pension dhe do të ketë nevojë për mësues të aftë dhe në veçanti për ciklin e ulët, që është baza e arsimit për vitet e ardhshme. Këtu duhet të kushtohet vëmendja dhe të zgjidhen mësuesit më të mirë dhe më të aftë. Në këtë takim mësuam se disa nga koleget tanë me mbi 30 vjet punë në arsim, ishin flakur në rrugë për bindjet e majta politike duke mos u rreshtuar krahë pushtetit, dhe u zëvendësuan me militantë dhe të paaftë. Prandaj Ministria e Arsimit në fillim të vitit shkollor duhet të ndërmarrë reforma të thella në arsim dhe të kthejë në punë mësuesit e larguar padrejtësisht nga qeveria e kaluar, për të çuar drejtësinë në vend dhe për të ndryshuar gjendjen në arsim.
Kamber Nebiaj,
Ballaban, Përmet

I nderuari Kamber Nebiaj, i bie nje kembane. Po gjendja e ARSIMIT SHQIPTAR, pavaresisht nga arnimet e ndryshimet siperfaqesore, eshte VERTET KATASTROFIKE. Dhe, per nje arsye tjeter, per filtrat e shumta dhe amortizatoret (pergjegjes para kombit e historise) qe ende drejtojne nen lekura LeShelistash e gjithfare interesaxhish, batatakçinjsh, qe vazhdojne ta rrenojne shkollen, duke paraqitur dhe cuar tek vendimmarresit tjeter realitet, si nje shkrimtar fillestar i realizmit socialist, qe ne veri luheshin drama te medha e ai niste teposhte “njerez te lumtur”…Pastaj doli disident.
-C’ben ne shkolle ti Gjergj?- pyeta djalin e nje shoku diku nga fshatrat e Veriut.
– A, u, o Bato?
– Po.
– Une, ne klase te 9-te jam, po kam detyren e shefit te karakollit a istikamit te shkolles.
-Nuk e kuptoj?- i thashe.
– Per te ardhur ne shkollen tone nga qyteti a komuna, ka vetem nje rruge. Kur shoh ndonje “te dyshimte”, le ma disa, fap nxjerr celularin dhe ai e kupton vete sinjalin “Shkolla ne rrezik!” Per nje gja me vjen keq, se nuk jam pjese e gallates qe behet ne klasa, qe s’di kush me i tregue!
– Pra, je shefi i paralajmerues?!
– Po, bash qashtu!- tha Gjergji.
E perfytyroni JU TE GJITHE se c’behet ne shkollat tona. Biseda eshte e 28 Majit 2014.
10.000 maturante te mbesin ne lenden e matematikes kete vit dhe grate deputete socialiste kane “gjetur” zgjidhjen foshnjore, qe te dalin jashte kur flet kryekrimineli i te gjithe kohrave te Shqiperise (pa le dhe ai Kuqaloshi, ministri Pollo dhe zooveterineri verdhacak, Fugaj) Sali Rame Berisha? Ka vra e pre, – si ai, – po ai ka vrare te ardhmen, moj zonja, kane vrare ardhmerine (dhe te djeshmen e te sotmen) megjithe ate shuru*llen (ndjese lexuesit) e Kuvendit, qe beri 1 miljon km udhetime ajrore per “diplomaci parlamentare” (per te perfeksionuar vajtojcen, ne opozite, ne fakt t’i marrin te keqen vajtojcave malesore fisnike si ato) dhe i perdori pa pike pergjegjesie si nene, si grua, si paralamentare femijet e shkollave per ta duartrokitur ate. Njehere? Behet lehtesisht bilanci.
Kthehuni ne parlament zonjeza dhe perplasjani cdo dite ne surratin kafsheror se cfare menxyre i kane bere Shqiperise banda e tij agimarte!