I nderuar lexues! Durrësi është themeluar si qytet më 627 p.e.s. nga kolonistë korinthas e korkyras. Mbajti emrat Epidamn dhe Dyrrah (nga ky rrjedh emri i sotëm). Qyteti u zhvillua shpejt dhe që në shek.V p.e.s. kishte punishte punimi të metaleve, të qeramikës, të pëlhurave e lëkurëve dhe kantiere për ndërtim anijesh. Pas shek.V p.e.s. Durrësi zgjeroi marrëdhëniet me Atikën e Italinë e Jugut, me trevat e brendshme të Ballkanit dhe vuri në qarkullim monedhën e njohur, drahmën ilire. Në shek.I-III e.s. pati zhvillim të dukshëm dhe u bë qendra tregtare dhe porti kryesor i brigjeve lindore të Adriatikut.
