Protesta dhe dhunë në Shkup, dhjetëra të plagosur

anazapta

Dhjetëra protestues janë plagosur në përleshjet me policinë në protestat e sotme që po vazhdojnë akoma në Shkup kundër rasteve të montuara për shqiptarëve dhe dënimet e fundit me burgim të përjetshëm.

Situata ka precipituar para gjykatës themelore Shkupi 1, kur protestuesit kanë gjuajtur disa gurë drejt gjykatës dhe se me këtë është nxitur edhe reagimi i njësiteve speciale policore.

Protesta ka vijuar edhe më tutje dhe se policia ka përdorur gaz lotsjellës, shok bomba dhe topa me ujë kundër demonstruesve që janë tubuar para Bit Pazarit në Shkup.

Në këtë pjesë po vijon përleshja e policisë me protestuesit dhe se janë djegur disa kontejnerë, ndërsa protestuesit janë shpërndarë edhe në pjesë tjera të rrugëve.

Protesta nisi para faljes së namazit të xhumasë në Shkup, kur mbi 5 mijë qytetarë u drejtuan drejt gjykatës, për të shprehur revoltën lidhur me dënimin me burgim të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, që kishte ndodhur më 12 prill të 2012.

Protesta ka nisur par Xhamisë së Jahja Pashës në Shkup, duke vazhduar me marshin protestues me thirrjet ““Ne nuk jemi terorristë, duam drejtësi”, “Jankullovska terroriste”, “Mijallkovska drzhava”, “UÇK”, “Stop Rasteve të Montuara” etj. (INA)

 

Share This Article
4 Comments
  • Do të reagojë kur të jenë burgosur të gjithë shqiptarët e maqedonise!? Eshte e duruar qeveria jonë,ështe i matur bushati ynë!? Nuk kanë kohë te meren me shqiptarët sepse ka dështuar mimi në maternitetin imami? Kjo është “çështja kryesore” tani për tani!? Le të presin shqiptaret e maqedonisë sa te mbarojë kampionati i futbollit? Për kaq gje nuk durojnë ata? Sa te padurueshëm që janë? Ore shqiptarë te maqedonise? Hajdeni ore ne plazh tani, ketu ne Shqiperi, se presin ato punë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *