Gazetarja e TVSH kërkon 130 milion lekë nga Martin Leka

redaktor

Tri javë më parë, në ditët e nisjes së Botërorit në Televizionin Publik Shqiptar plasi një debat që u bë më shumë publik se sa vetë ky institucion. Gazetarja e njohur e këtij televizioni, Enkeleda Zeko, e cila njihet për moderimin që u ka bërë emisioneve sportive në TVSH, ato ditë pati një përplasje me drejtorin e komanduar, Martin Leka. Në një editorial të gjatë në media, ajo ka akuzuar drejtuesit e këtij institucioni se po e shkatërrojnë transmetuesin e vetëm publik në vend. Zeko ka qenë e programuar për të qenë drejtuese e emisionit sportiv për Botërorin, por në momentin e fundit

Statusi i Lekës në Fb
Statusi i Lekës në Fb

është vendosur të zëvendësohet nga moderatorë të tjerë. Ky shkrim i gjatë duket se ka ngjallur dhe një reagim të ashpër të drejtuesit Leka, i cili ka shkruar një status në Facebook mjaft të ashpër. “Nuk merrem me kurva të sponsorizuara (nga kurvat). Kaq është reagimi im për sot”, shkruan Leka në FB. Ky status ka qëndruar fare pak në profilin e zotit Leka, pasi ai ka vendosur ta fshijë. Gjuhë drejtorësh kjo! Por nuk mbaron me kaq. “Dita” ka mësuar se gazetarja Zeko ka ngritur një padi penale ndaj drejtorit Leka, të cilin e akuzon për fyerje dhe denigrim të figurës së saj morale e publike. Ndaj, ajo këto ditë është angazhuar duke marrë një avokat, i cili është marrë me çështjen e saj. Ne kontaktuam me avokatin e çështjes, Tonin Prendi dhe mësuam se, Zeko do të ngrejë dy padi, njëra është penale që sapo është hapur, në të cilën kërkohet, ndjekja penale e z. Martin Leka dhe dënimi i tij me gjobë 30 milion lekë të vjetra. Në të përfshihet dhe një kusht tjetër, që z. Leka në përfundim të gjyqit, vendimin që do të zbardh gjykata ta publikoi me pagesë në gazetën “Dita” dhe “Panorama”. Padia tjetër, që sipas avokatit do të hapet sapo të nisi procesi gjyqësorë i padisë së parë, është civile. Objekti i saj është fyerje dhe në të kërkohet dëmshpërblimi i gazetares Zeko me 100 milion lekë. Pwr informacione tw tjera, avokati u tregua mw i rezervuar.

Share This Article
24 Comments
    • Jozi? Kjo gazetarja nuk ka bërë pis nderin!? Nderin e saj e beri pis drejtori? Drejtori duhet të shpëlahet nga “mutësirat gojore”!? Per mua gazetarja ka te drejte. Per shifrat e “shplarjes” nuk di të jap mend sepse s’di si caktohen,çfarë kriteresh juridike ka? Nderime!

  • Me thene te drejten me kete vajzen kishte lezet te shikoje emisionet sportive ne TVSH, me kete te shendoshin eshte katastrofe ….

    • Dukeni qe nuk e paskeni haberin fare te televizionit e aq me pak te sportit. Ndryshe nuk mund te ngaterroni dot nje vajze qe sapo ka mbaruar shkollen(puna e saj se si e ka mbaruar) me nje zoteri qe ka 23 vjet qe drejton emisione sportive ose jo ne Radio dhe Televizion. Mesa duket kriteri juaj vleresues qenka pesha e trupit, jo e trurit

      • Cfare te ka premtuar drejtori qe po e mbron. vajza ka te drejte te kerkoje demshperblim. Ajo e drejtonte me profesionalizem emisionin. Kete qe kane vene tani duket qe ka kontrast profesional dhe menyre komunikimi shume me te dobet se vajza. vertet kishe qejf te degjoje emisionin sportiv ne TVSH. Bile ishte i vetmi emision qe shiqptaret shihnin sepse emisionet e tjera nuk pelqehen………….

        • Meso te shkruash fillimisht. Perdor ndonjehere edhe shenjat e pikesimit. Duhet ta kesh mbaruar shkollen bashke me kete zonjen qe po e mban kaq shume ne goje. Sa per dijeni, nuk kam lidhje fare me televizionin. Por eshte shume i dukshem profesionalizmi i njerit me bythetundjen e tjetres. Nese eshte ndjekur ndonjehere ky emision per te cilin ju shkruani, mund te jete ndjekur nga njerez me deficenca ne rini, si puna juaj, te cilet jargaviten kur shohin nje bjonde jo origjinale.

  • Ky eshte Lajm dhe Leksion per Shtetin dhe Drejtesine Shqiptare, ” ASKUSH TE MOS FYEJ E SHAJE” me FEMRAT, NENAT, GRATE E MOTRAT e askujt! Drejtesia te Japi nje Vendim qe te Kthehet ne “PRECEDENT JURIDIK ” qe kushdo person qofte Drejtor apo Minister te mos Citoj me Fjale Fyese e Ofendime ne Adrese te Femres Shqiptare. Bejeni Shembull Kete Drejtorin Martin Leka te RTSH.

    • Kete Martin Leken se bashku me Frangajn, e ka futur njehere Berisha ne burg, por e shpetoi Sorrosi qe krijoi gazeten “Koha Jone”. Me vone u be nendrejtor ne TVSH, kur Klani i Sandrit dhe N.Lesi, nga kundershtare u bene aleate me Berishen. Sot na qenka Drejtor i Pergjithshem (per me teper i komanduar) dhe me apo pa te drejte per problemin institucioni ka me Zj.Enkejleden, ka bere nje faj te rende aq me teper qe perfaqeson institucionin e informimit publik me te madh ne vend dhe qe financohet me taksat e popullit, por dhe nje institucion qe ka me qindra gra te punesuara ne te. Turp! Si kamundesi t’u dale ai perpara atyre? Minimalisht duhet te jepte doreheqjen vetem per kete xhest, qe eshte bere i modes ne Shqiperi dhe nga ish kreu i shtetit dhe im qeverise S.Berisha. Mbase kjo edhe i frymezontipa si ky Leka. Zj. Enkeleda ka bere mire qe i eshte drejtuar gjykates dhe uroj qe te fitoje po qe se ka patur te drejte per çeshtjen. Sa i perket fyerjes publike ka te drejte 100% dhe nuk di se si mund ta justifikoje drejtesia, largqofte, nje vendim kundra saj?!…

  • Keshtu eshte kur te sillen neper kembe qe nga 90-ta,te njejtet emra.Prandaj do mbesim ne batakun,qe aq shume e “duam”….

  • Sa kur..va ka bere Sali Berisha deri tani i bie qe qeveria Rama te bej milioner gjysmen e shqiperis. Enkeljeda paraqitu tek Eni Cobani sepse vetem nepermes ati emisioni munde te informosh shqipetaret per hallin qe te ka mberthyer….ose Martinit ti sekuestrohet Derri ne zgafellat e mirdites..

  • Gjeja me e thjeshte per nje njeri te pa edukuar eshte ti thuash nje femre, KURVE.
    Ky tipi, ky cubi, qe del e i thote nje femre kurve publikisht, pa as me te voglin dyshim, duhet te jete edhe ne jete nje njeri i vogel, pa karakter dhe i pacivilizuar. Duke ju referuar temes se pra dy diteve, ky eshte tipi qe lind e veds katundar, pavarsisht se çfare postesh kap rruges duke tundur bythet sa majtas e djathtas.
    Ky eshte ai gazetari i famshem i treshes ordinere, qe u be e njohur kur u hap gazeta Koha Jone dhe kur katundari e provinciali Berisha, dy prej tyre i futi ne burg. I pari eshte Aleksander Frangaj, nje njeri hajdut e i pacipe, i denje per malet nga zbriti, bythlepires i Berishes, dhe i dyti ky Martin Leka, qe njesoj si i pari ja lepiu dhe ja thithi kush i doli para ne kohen e PD per tu bere nje çike Zevendesdrejtor i RTSH, duke harruar te dy burgun qe bene, dhe njeriun qe i futi brenda.
    Tani po e dredh prape, dhe do te shitet sikur eshte me PS.
    Po nuk eshte vetem kjo çeshtja. Edhe keto sjellje jane pune e te gjithe shoqerise kur behet fjale per figura publike.
    Por si do ti vinte ketij tipit qe i thote nje zonje kurve, qe ka nje burre ne shtepi, qe ka femije, vellezer, motra e te aferm, qe ka nje rreth shoqeror, dhe qe ka nje auditor te madh, sikur ne ti benim nje pyetje te thjeshte: Martin a e di se kush ta shoqeron kurven qe ke ne shtepi dhe qe ta njohin te gjithe?
    Nga ana tjeter ky eshte edhe nje tipar tjeter i shprehjes se mungeses se zhvillimit qe kemi dhe qe reflektohet nepermjet niveleve ordinere qe jane katapultuar dhe perfaqesohen ne pozicione te larta shteterore.
    Mendoj qe Keshilli Kombetra i Radio Televizionit, duhet te mblidhet e ta shkarkoje nga te gjitha postet e atributet dhe ta pushoje nga puna per shkelje te rende te etikes, shkelje te nje sere kodesh, dhe sidomos dy prej tyre, Kodin e Punes dhe Kodin e Procedures Administrative.

  • martini ka qene i dehur e ka qejf alkoolin
    te dehurit i hap rruge dhe budallai,keshtu martinin nuk e kap ligji

    • Nese kafja qe sherbehet ne lokal ka alkool, atehere po, z.Leka qenka i alkolizuar. Se tjeter pije ky zoteri, nuk pi kurre. Mos flisni kot, pa i njohur njerezit

  • Martin paske gabuar dhe paguj por edhe gazetarja kohet e fundit e pat kthyer rubriken sportive ne sherbim te skuadrave qe nuk kane tifozeri .

  • znj. Zeko eshte plotesisht ne te drejten e saj.

    z. Leka me qe nuk merret me “ato” te sponsorizuarat” … te merret me Gjykatat.

    Si dhe eshte mire, te c’komandohet nga TV publik qe mbahet nga taksat e Shqiptarit.

  • Cja bene mire kesaj, na e shpifi TVSH duke u orgazmuar per SK Tiranen ne Rubriken Sportive.

  • Pse merrni kot o njerez? Njeriu ne faqen e tij te facebook mund te shkruaj c’te doje. Kishte gje emer konkret aty? Nese i djeg kesaj vajze eshte tjeter gje, se une nuk e kuptoj pse eshte e bindur kjo qe ai status eshte per te

    • Lela,
      Njeriu mund te shkruaje cfare te doje por jo te fyeje sidomos kur ka nje post drejtues. Ligji i percakton me se miri limitet e fyerjeve dhe mire t’i behet Martin Lekes se nese TVSH-ja eshte ashtu sic e pershkruan ai, fajin e ka edhe vete.
      Cuditerisht trimi Martin pasi i publikoi ato fyerje ne facebook i fshiu me shpejtesi sepse e kuptoi me vonese se cfare demi do t’i shkaktonte kjo sjellje ambicjeve te tij per te vazhduar karrieren tashme si “i rilindur”.Prandaj nese ka per te share le t’ia filloje nga vetja. Te mbrosh Martin Leken eshte nje “mission impossible” sepse ne TVSH e njohin te gjithe dhe opinioni qe kane nuk eshte pozitiv.

      • As e njoh, e as marr mundimin ta mbroj. Thjesht po mundohem t’ju shpjegoj se ne kete rast nuk ka asnje objekt padie civile e aq me pak penale. Sepse askujt nuk i eshte cenuar apo mohuar ndonje interes i ligjshem ne kete mes. Cdo njeri ka te drejte te shkruaje c’te doje ne fcb e tij. Aty nuk ka asnje emer te shkruar. Ku e di kjo zonja qe shkruhet per te? Del kjo, thote une jam kjo k****a dhe e ka shkruar per mua.

  • “nuk ka asnje objekt padie civile e aq me pak penale”

    Nga siguria me te cilen shpreheni lini te kuptoni qe o keni lexuar padine ose jeni nje person qe po merreni me kete ceshtje. Ne rast se nuk eshte asnje nga te dyja rastet atehere do te ishte me mire qe t’ia linim drejtesise te gjykoje pasi asnjeri prej nesh nuk i njeh detajet e padise.
    Proceset akuze-mbrojtje nuk behen neper forume por ne dhomat e drejtesise.
    Meqe sipas mendimit tuaj nuk eshte cenuar askush une mund t’ju them se per raste analoge ne Europe jane paguar gjoba te majme. Sic duket juristet europiane nuk ndajne te njejtin opinion me ju.

  • Ndoshta duhet te dish se legjislacioni shqiptar ndryshon nga ai i vendeve te tjera. Megjithate ne cdo vend te botes, mjafton te kesh vetem pak njohuri juridike dhe e kupton qe nuk perben aspak objekt. Duke qene keshtu, duke u nisur thjesht nga nje status ne fcb, i cili nuk i drejtohet askujt, mjafton per te kuptuar kete. Nuk eshte e thene te lexosh kerkese padinr per te ditur qe nuk ka gjyqtar ne bote te pranoje nje kerkese te tille. Megjithate, bej pak durim dhe do te me japesh te drejte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *