Prokuroria pushon akuzat për Arben Imamin?

redaktor

Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami është drejt “shpëtimit” të kallëzimit të parë të bërë nga Ministria e Mbrojtjes për abuzimet në dosjen e tenderit të reklamave. Kjo pasi Prokuroria e Tiranës, është drejt mbylljes së kësaj dosje kur sipas burimeve të A1 Report, nuk rezulton deri më tani konsumimi i veprës penale nga ky zyrtar dhe pse Imami akuzohet për abuzime me 1.2 milion euro pagesa për reklamat televizive që shkonin për median pranë ish qeverisë Berisha, në këtë rast “Media 66” me pronar Aleksandër Frangaj.
 
Burimet nga grupi hetimor sqarojnë se prokurorët e çështjes, janë duke përpiluar vlerësimet mbi dosjen ku i pandehur rezulton dhe ish-ministri Imami, se këto hetime duhet të pezullohen. Verifikimi i kallëzimit penal ndaj Imamit për dy prokurorët e organit të akuzës së Tiranës, ishte kërkuar kohë më parë nga Prokuroria e Përgjithshme. Në këtë rast ky vlerësim, i dërgohet Prokurorisë së Përgjithshme, e cila ka autoritetin ligjor për të njoftuar Imamin. Ndërsa për 8 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, hetimet janë ende të hapura pasi për këta deri në këto momente janë gjetur shkelje në procedurat e tenderimit.
Muaj më parë, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli denoncoi Imamin për “shpërdorimit të detyrës” dhe “shkelje në barazinë e tenderave apo ankandeve publike” në reklamat me vlerën e 1.2 mln euro.
 
Mbi Imamin rëndojnë dhe dosje të tjera siç është kallëzimi i dytë me tenderin e Uzinës së Mjekësit për skrap, por dhe për blerjen e tritolit, apo dhe për kalimin e sport klub “Partizanit” në varësi të Uzinës së Mjekësit. Blerja e pajisjes se SHIU për përgjimin e opozitës së dikurshme është një tjetër dosjes ndërsa dosja e katërt ka të bëjë me përdorimin e ushtrisë shqiptare për ruajtjen e kampionatit evropian të peshëngritjes në Durrës.

Share This Article
7 Comments
  • Bravo Beno..sa te jene Gjin Gjonet…Llalat…e Nishanet armiqt ne marrin te keqen….nga Naci qe te prita tek stacioni trenit ne Milano..ku lexuam ate parulles ” i zoti tokes Nua Rroku”

  • Domosdo,derisa prokuroria dhe gjykata i marin doren saliut para se te japin nje vendim,kjo pritej

  • S’ka fAj ndyresira se 1.2 milione euro nga parate tona ja fali vellezerve plehra Frangaj te cilet levizin sot me makina te blinduara. Edi rama fillo urgjentisht qilizmen ne drejtesi se popullit po I soset durimi kur degjon sesi nje imam nje hajdut dhe medioker ordiner vjedh pa ju dridhur syri kaq shume para dhe drejtesi I pushon akuzat. Kazani I urrejtjes eshte ne shperthim

  • Beni o’ cun persmari, cun Tirane. Nga ata te vertetit, fare. Ngelet nje Ikone e Ekzekutivit te cdo qeverie [ dhe e kinematografise] … nje pervoje qe s’na e mban xhepi ta burgosim. Besoj se dhe Kr-M i kane rene nervat tani. Kur nxehet te ben gjemen, ne burg te fut me FB e Twitter.

    Duke i kerkuar ndjese z. Imami [per afersine me – Ben] por te qenit “cun tirone, nga ata te vertetit” na jep ndjesine se e njohim nga afer; e te gjithe gezojme nese Prokuroria pezullon hetimet. E kush pyet per ca miliona me pak. Te na rroje e Verteta, te vertetit dhe Qeverisja “stil-bordure”

  • po natyrisht ,mos ndeshkimi i atyre pushtetarve dhe Arben Imamit eshte pjese e vazhdimit te veprimtarise shkatrruese te ishe kryeministrit ishe presidentit,ishe kryetar i partise demokratike ,ishe A.PPSH.,mjek i E.Hoxhes korrekt deri ne ekstrem i perkulur ndaje familjes diktatorit ,qe ndrroje ,veshi kostumin u paraqit me lule ne dore para popullit si demokrat, mbrapa shpines mbante thiken dhe kete thike e perdori kunder pop.24v duke shkatrruar prokurori,gjykata . shqiperise ky person ja hapi gropen ,shkatrroi pasurine qe nga koperativat bujqesore ,industriale,ndermarrjet shtetrore,minjerat,gjologjine,uzinat ,kombinatet te prodhimit veshmbathjes,sheqerit,ushqimore,metalike,artstik,industrine e duhanit,te plehrave azotik,te bujqesise ,petrokimise etj,etj …shkatrroi ushtrine me armatim,municione me tanke,me topa te gjitha kalibrave,deri te topat e rende me largehedhje te predhave me kaliber mdha ne dete.ahkatrroi aviacionin avionet moderne te kohes ,qe sherbenin ne cdo kohe pere mbrojtjen shqiptare ne raste te nje lufte ballkanike,ky kryeminister ,ne vende qe te ishte udheheqes i famshem ushtarak se i kishte te gjitha gati ,ti zgjidhte problemet e koklavitura te mbante gjalle popullin,ta pasuronte e ta forconte ,ndoqi konfliktin idologjik per qeverisjen e vendit,ku shkatrroi,vodhi,shiti ,shtypi me force popullin e tije me keq se pushtuesit.ky njeri i zi helmoi shqiptaret me fjalorin me te ndyre ne historin njerzore,tani drejton nje prokurori e gjyqesore te kalbur qe nuke eshte ne sherbim te popullit pore te Saliut,prandaj nuk u ndeshkua MM-Arben Imami,ase F.Mediu ishe M.Mbrojtjes . ne skandalin gergecit keta grabiten,trafikuan,shiten,groposen ushtrine shqiptare,mose denimi i ketyre tradhtarve eshte nje fyerje qe i behet popullit karakterit paqesor dhe liridashes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *