Holanda eliminon Kosta Rikën dhe gëzon Kosta Grillon

redaktor

Holanda është ekipi i katër gjysmëfinalist në botërorin “Brazil 2014”. Tulipanët e Van Gal kanë eliminuar me penallti ekipin e Kosta Rikës. Pas 120 minutash pa gola holandezët kanë arritur të triumfojnë nga pika e bardhë me rezultatin 4-3 fal dy pritjeve të portierit rezervë Tim Krul, ndërsa do të ndeshen në datën 9 korrik me Argjentinën e Messit për të vendosur se cila do të jetë finalistja e Botërorit.

Pas ndeshjes rrjetet sociale në Shqipëri më shumë se për rezultatin dhe lojën u mbushën me komente për komentatorin e ndeshjes në TVSH, Kosta Grillo. Grillo gjatë gjithë ndeshjes nuk e fshehu faktin se ishte një tifoz i Holandës dhe pse kjo nuk arriti do gjatë lojës të shënonte edhe një gol të vetëm ndaj skuadrës amerikano-latine.

Share This Article
12 Comments
  • Keshtu eshte kur drejtuesit e TV i mbushin ekranet e tyre me komentatore idiote…. Kur menduam se shpetuam nga Shakohoxhet e Supersportit na mbijne disa sebila ne ekranin e televizionit publik qe jo vetem nuk mundin dot te permbajne emocionet e tyre, por nuk pushojne se leshuari ne shkallen me siperore te debilit pufka e mufka per kopshtin zoologjik te …

  • Kosta …. thuani…!!!
    E tmerrshme dhe e pashpejgueshme si vegjeton ende ky imbecil i paafte ne mikrofonin e TVSH-se!

  • Silleni ketu tek une kete Kosta Grillon se si Elbasanllli qe jam ia ndreq kocaqet une. Duhet te kargohen sa me pare nga televizioni keta debila.

  • Hahahahaha sa kam qesh me ate komentatorin. Pardje ishte ndeshja e Gjermanise, dhe me beri kaq pershtypje komentatori gjerman, i cili pavarsisht emocioneve ishte teper i ekulibruar duke komentuar deri te dobesite e skuadres gjermane! Epo dhe kjo futet ne grupin e “sjelljeve ne tranzicion”…Ai tipi qe paguhet per ate pune, si duket ka harruar qe ka dhe fansa te Kosta Rikes, dhe ka dhe fansa te cilat nuk ishin me Hollanden. Njeanshmeria e tij dje ta shpifte!

  • si nuk ka mundesi nje tv shteteror te mos gjeje nje komentator qe te mos na komentoje motin,gjatesine ,peshen,seminaret etj,e asnje fjale per aksionin qe ndodh ne ato momente ,vetem prej atij kam bere abonimin ne digjitalb.

  • Mbreme vetem futboll nuk pame! Njera skuader sulmonte dhe tjetra mbrohej me portier( vertet i mrekullueshem), me shtylla, me mbyllje neveritese ne 16 metra… Natyrisht komentet e tepruara ndaj hollandezeve nuk te linin shije te mire, por ne fund te fundit askujt nuk i bene ndonje dem.Hollanda do e tregoje veten me Argjentinen; po e mundi del ne finale me Gjermanine e cila eleminon Brazilin e pjerdhur kete boteror.

  • Ate problemin se kush del ne finale me mire tia leme kohes sepse koha i vendos gjerat ne vendin e vet .
    Une di nje gje qe ,Gjermania kurre ne ndonje boteror nuk ka eleminuar dhe fituar as me italine dhe as me brazilin.
    di dhe nje tjeter gje qe as hollanda nuk ka fituar ndonjehere ne kontinentin amerikan me argjentinen.
    prandaj i lini emocionet tuaja qe te qetsohen dhe mos u beni si kostaq grillua ,jo per gje por u ben keq per shendetin .
    degjoni malon se nuk para gabon.

  • Vetem kur komenton ndeshjet e kampionatit boteror Kosta Grillo, personalisht i shoh ndeshjet ne kanalet e tjera te huaja, Ard-ja gjermane, apo SKY Sport italiane. Jo se jam nje njohes i gjuhes gjermane, apo italiane, por me shqeteson shume menyra e komentimit te ketij Grillos, qe vetem “komentator futbolli” nuk mund te quhet. Jo vetem timbri i zerit te tij qe nuk perkon aspak me ate te nje komunikuesi televiziv, por ai ben nje llafollogji historike te tmerrshme te ndeshjeve te kaluara te futbollit vend e pa vend, te cilat ta heqin vemendjen nga episodet aktuale te shfaqjes sportive qe shohim momentalisht. Keshtu, nuk mund shijohen momentet dhe emocionet e ndeshjeve, per te cilat ai eshte ngarkuar te percjelle tek shikuesit e shumte. Nuk paska njerez te tjere me te pershtatshem se K.Grillo ne TVSH, per te cilen paguajme takse te gjithe shqiptaret? Ai mund te kete kujtese te vecante, apo njohuri te pergjithshme per futbollin, por ato i ka me shume per veten e vet, pasi nuk ka aftesine dhe menyren e pershtatshme per t’ja percjelle sic duhet shikuesit. Atehere…

  • Ne mes emocioneve ne qe ke ne pershkrimin e nje ndeshjeve ,,dhe cfare ndeshje ,,jo nje kampionat sezonal ,,por ate te boterorit ,ka dhe teprime te pa kontrolluara !!! Une si tifoze e ekipit hollandez ,per shume vite e dekada pyes ,ne se kete rradhe fati do te na buzeqeshe me se fundi ,,,,,,,,,,,,apo ,do te marrim vendin e ditur ,( Zot ,na ndihmo ) nenkampion boteror !!! Do te desha qe te ndeshemi me Gjermanine ose me Argjentinen !!!Ku me keto dy ekipet kemi humbur e kemi marre titullin nenkampione ( me 1974 e 1978 ) !!! Nje revansh i shumepritur nga ekipi hollandez !!! Jemi ne pritje te sfides !!!!!!!!!!!!!!!!!

  • Kosta mbeti duke na kujtuar se : Kjo ndeshje transmetohet ne TVSH,TVSH 2,TVSH Sport, si dhe ne ne formatin me te larte,TVSH HD,po ashtu ne Radio Tirana (imagjino te degjosh Piro Ruvinen ne mikrofon duke komentuar nga Tirana para nje televizori nje ndeshje boterori qe luhet ne Sao Paolo).

  • Tifoz apo fans i nje skuadre te neveriteshme si Kosta Rika don te thot te shkaterosh bukurin e futbollit e ta kthesh ate ne “kanibalizem” penalltish !Pasi i shqelmoi mir Italianet ,pasi Greqia e beri zap e gjith lojen vec golit asnje shut ne porten greke me paturpesi duke u shtrir neper fush qe ta conin lojen ne penallti duke u bazuar te talenti i portierit te tyre ,po kte ben edhe me Hollanden mbrem ,ku vetem nje shut ne port ,me karta te verdha qe nuk i numurohen ,duke u shtrir si bullicat dy e nga dy me ne krye kte portier virtuoz qe skish arsye te ul personalitetin si portjer i madh,e cuan lojen perseri ne penallti ne shpres te ktij portieri e hajde mos u bej tifoz me Holanden ! Gjeten “ustain” me Vangalin “kopil”se te zot per te na dhuruar loj te bukur skishin byth kta kacak e hajde ta shifje perseri te marten me Argjentinen kte skuader kanibalesh qe ma shpifen ! Bravo Hollanda qe mi hoqi qafe !…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *