Messi: E arritëm objektivin parësor, tani duam finalen  

anazapta

Lionel Messi theksoi se tashmë që Argjentina arriti objektivin e saj minimal në këtë Botëror, avancimin në Gjysmëfinale, uria është akoma më e madhe në radhët e La Selecion, që synon finalen e “Maracanasë” dhe triumfin final në Brazil 2014.

“Tashmë e kemi arritur objektivin tonë të parë që ishte kalimi në gjysmëfinalet e Botërorit. Por pavarësisht kësaj nuk dëshirojmë të ndalemi këtu. E kemi shijuar në maksimum kualifikimin në raundin e 4 më të mirave dhe tani e gjithë vëmendja jonë shkon te sfida radhës përballë Holandës”, tha ylli argjentinas.

Më pas Messi u përqendrua te ajo që dha skuadra përballë Belgjikës si dhe foli për paraqitjen e tij në sfidën me përfaqësuesen europiane.

“Kundër Belgjikës kemi vrapuar më shumë se në çdo takim tjetër. Është e vërtetë që nuk krijuam aq shumë raste saç kemi bërë në sfidat e mëparshme megjithatë nuk duhet harruar fakti që përballë kishim një skuadër shumë të fortë. Mua personalisht mu desh të luaja në një tjetër mënyrë dhe për këtë arsye duhet të vrapoja edhe më shumë, aq sa kur topi mbërrinte në këmbët e mia isha shumë i lodhur, megjithatë pavarësisht këtyre vështirësive jam i lumtur për atë që dhamë në fushën e lojës pasi mbi të gjitha tashmë jemi duke luajtur si një skuadër e vërtetë”, theksoi Lionel Messi.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *