Se ç’kanë dalë ca kurtizane

anazapta

Vargje të nënshkruara

Kapo Labi, Vlorë

 

O Ditë, se më griu meraku

Seç kanë dalë ca kurtizane

Po të ishte gjallë Balzaku

Do t’i fuste në romane.

 

Janë kontigjent i rrallë

Nga shefi i tyre kanë ngjarë

Njëra të jep plumbin ballit

Tjetra në palma të var.

 

Biondina nga Peshkopia

Stërmbesë e Halil Alisë

Bashkëpunëtorit të gjermanit

S’na njeh ditën e lirisë.

 

Ne presim festën e madhe

Shtatëdhjetë vjet në liri

Deputetja mendjehollë

Thotë at’ ditë të mbajmë zi.

 

O shoqe e qerbes time

Që s’gjete një herë karar

Udhëheqësi i asaj lufte

S’ka se si quhet tradhtar.

 

Liria zbriti nga malet

Spërkatur me gjak rinie

Bij e bija shqiptarësh

Mbuluar me fllad lavdie.

 

Ata patën një të parë

Që u priu në fitore

Kurse ke ti një kusar

Që ty të përdor si qole.

 

Fundi i pjesës së parë. Nga Kapo Labi, Tërbaç, Vlorë.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *