Arrestohet për korrupsion pasiv një pedagog i Universitetit Bujqësor. Në kuadër të operacionit të koduar “Profesori”, uniformat blu të kryeqytetit kanë vënë në pranga Alfred Fitim Çaushin, 39 vjeç, lindur në Gjirokastër e banues në Tiranë, me detyrë pedagog pranë Universitetit Bujqësor Tiranë. Arrestimi i tij, u krye pasi dyshohet për konsumim të veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal. Çaushi dyshohet se u kërkonte studentëve të ndryshëm një shumë parash kundrejt marrjes së notave kaluese në provim. Në momentin e arrestimit, atij iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një shumë parash që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të tillë.

Nuk e kuptoj pse i duhet nota e blere me lek studentit ?!
Pse korrupsion pasiv?
Me poshte thuhet se “u kerkonte para studenteve”