Si të zbuloni letrat e kundërshtarit

Ornela

Aftësia për të mos shfaqur emocione ndërkohë që shihen letrat e dorës është tipike për lojtarët e zotë të pokerit. Por, a është me të vërtetë e pamundur që të kuptosh emocionet e tyre? Sipas një kërkimi shkencor mjafton të shihni krahët. Kërkuesit i kanë treguar disa njerëzve jo profesionistë, filmime (pa zë) të një turneu pokeri. Rezultoi që ndërkohë që shihen filmimet normale (nga busti e sipër) efekti është neutral duke treguar se lojtarët fshehin shumë mirë emocionet e tyre. Nëse filmimi pritet duke shfaqur vetëm krahët, personat arrijnë të marrin me mend dorën e lojtarit. Në të kundërt të kësaj, nëse ata shihnin vetëm fytyrën, mund të gabonin në vlerësim duke treguar se lojtarët kanë tendencën të japin shenja mashtruese me fytyrën e tyre. Për fat të keq, mbetet fakti që në poker ka më shumë rëndësi fati sesa aftësia.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *