Polica e Vlorës zbuloi dhe asgjësoi ditën e djeshme 770 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa në fshatin Mavrovë të komunës Kotë. Burime të policisë vendore bënë të ditur se lënda narkotike ishte kultivuar në 7 parcela të ndryshme dhe menjëherë pas zbulimit u krye dokumentimi i plotë ligjor si dhe asgjësimi me djegie i tyre. Materialet iu dërguan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme procedurale për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike” dhe po hetohet për identifikimin e kultivuesve. Pothuajse çdo ditë kjo polici asgjëson bimë hashashi të mbjella në parcela që janë tokë shtetërore.
