SMS në DITA
Në 0689073730
Gjimnazi “Skënderbeu” i qytetit të Krujës, gjithnjë ndër vite krenohet me maturantët e shkëlqyer në mësime. Ashtu si dhe vetë ata e gjithë banorët e këtij qyteti heroik e legjendar, emblemën skënderbejane e kanë simbol të pandarë. Matura Shtetërore, siç e kemi evidentuar dhe më parë në gazetën Dita afirmoi plotësisht jo vetëm intelektualizmin qytetar të të rinjve krutanë e dashamirësinë e tyre tradicionale për arsimin e diturinë, po edhe prirjen për rezultate brilante, konkurruese e nderuese në shkallë republike. Kalueshmëria e lartë, mbi 95 përqind dhe nota mesatare që shkon mbi 8.5 deri në 9 e konkretizon bindshëm faktin e një pune të kujdesshme dhe të vazhdueshme në procesin mësimor. Duke u njohur posaçërisht me rezultatet e maturantëve, këtë e thonë thuajse edhe të gjithë mësuesit që japin mësim në gjimnaz, se ata nxënës që kanë qenë të rregullt, sistematikë dhe me rezultate vazhdimisht të larta, kështu kanë dalë edhe në provimet e Maturës Shtetërore. Nxënës te 10-ave ka shumë, por ata që e skalitën emrin e tyre në ballin e të nderuarve janë ish-maturantët, pasi kështu mund t’u thuhet tani: Fjona Tabaku, Emerlla Kani, Berihana Kulli, Irisa Neziri, Merlina Guni, Iris Elbasani dhe shumë të tjerë që e kanë bërë të gëzueshme atmosferën e bashkëqytetarëve të mi krutanë. Festat e maturantëve në Shqipëri, përgëzimet e Kryeministrit dhe idetë për reformimin e universiteteve kanë rritur ndjeshëm optimizmin dhe besimin për një Rilindje të shpejtë e të vazhdueshme në rrugën europiane të dijes, kulturës e zhvillimit të gjithanshëm. Po i mbyllim këto shënime në Dita duke shpresuar se në takimin e zotit Edi Rama në Kryeministri me maturantët e shkëlqyer, do të ketë edhe përfaqësues të merituar nga gjimnazi “Skënderbeu” i qytetit tonë. Përparim Shullazi, Krujë.

Ajo ka veglat e sales ne goje, dihet se cfare do flase