Disfata e turpshme shkakton trazira në gjithë Brazilin

redaktor

Goleada historike e Gjermanisë ndaj Brazilit në gjysmëfinalen e Botërorit është pasuar nga trazira dhe përleshje në zonat e “Fan Fest” nga Rio de Janeiro në Belo Horizonte. Një grindje në plazhin e Copabana, ku tifozët ishin mbledhur për të parë ndeshjen në ekranet gjigante, bëri që të largoheshin në arrati qindra njerëz, shpjegoi policia. Disa dëshmitarë treguan se përleshjet ndodhën edhe pse një grup hajdutësh filloi të rrëmbente çantat e atyre që ishin duke parë ndeshjen.

Edhe në Belo Horizonte, qytet ku u luajt gjysmëfinalja, 5 persona u ndaluan nga forcat e rendit pasi dogjën një flamur të Brazilit dhe u bënë protagonistë të akteve të dhunshme. Në një nga këto raste, policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë njerëzit. Një fluks anomal i akteve të vandalizmit, bastisjeve të dyqaneve e grabitjeve u verifikua në gjithë vendin pas ndeshjes. Në Sao Paulo, rreth 20 autobusëve të kompanisë private “Vip”, iu vu flaka në brendësi të një garazhi. Vandalët pastaj vunë në shënjestër një dyqan të rrjetit Ponte Frio, në periferinë lindore të Sao Paulos. Me mbërritjen e policisë, agjentët arrestuan dy burra dhe 4 adoleshente që po arratiseshin pasi kishin grabitur produkte elektronike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *