Mediat botërore: Poshtërim për Brazilin

redaktor

Turp, poshtërim, masakër, janë këto termat që shëtisin në faqet e para sportive të të përditëshmeve të të gjithë botës, për të përshkruar dramën sportive të një kombi që jeton me futbollin. Pas shokut fillestar të atij rezultati 7-1 të paimagjinueshëm për këdo në tabelën e rezultatit të Belo Horizonte, mediat Braziliane janë dakord, nuk ka më poshtërim se kaq. Për Lancenet është turpi më i madh i historisë. Të masakruar, nuk përdor terma të ndërmjetëm për të përshkruar disfatën dhe Folha De Sao Paolo, që evidenton se Brazili poshtërohet sërish në tentativën për të fituar Kupën në shtëpi, duke kujtuar finalen e 1950 me Uruguajin. Poshtërim i poshtërimeve, titullon “GloboEsporte”, ndërsa “O Dia” dërgon në ferr trajnerin Scolari duke e nxjerrë në faqen e parë ndërsa tregon 7 gishtat, aq sa golat që skuadra e tij pësoi nga gjermanët.

Ka qenë një sukses i paimagjinueshëm dhe për vetë gjermanët, me të përditëshmen Bild që ka zgjedhur titullin , “pa Fjalë” që shëtit në faqen e saj të parë, ndërsa në versionin online shkruan rezultatin dhe thjesht Faleminderit, ju duam shumë, drejtuar panzerave të Joachim Low, e padyshim bashkë me të feston edhe Der Spiegel.

Nuk ndryshon shumë refereni dhe në mediat e tjera për të përshkruar atë që ndodhi në Minierao, Masakër botërore, e konsideron e përditshmja madrilene “AS”, ndërsa për katalanasen “Mundo Deportivo”, mjafton fjala poshtërim. E njëjta iso në Itali me “Corriere Dello Sport” që tregon 7 e madhe, ndërsa “Toda Tristeza” titullon italiania “Gazzetta Dello Sport” duke ndryshuar në gjithë trishtim fjalët e këngës braziliane Toda Gioa, gjithë gëzim për të përshkruar ndjesinë që ka kapluar një popull të tërë. “Tuttosport” zgjedh lojën e fjalëve Brasati në stilin british, që natyrisht nuk tradhtohet nga “Daily Star” që iu jep tanimë sambas theksin gjerman, ndërsa “The Mirror” evidenton se ky ishte shpartallimi i kësaj bote. Në kampin portugez ndërkohë “A’ Bola”, vë në dukje se pas kësaj gjysmëfinaleje, në futboll asgjë nuk është më si më parë. Vështirë të mos i japësh të drejtë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *