Një 19-vjeçar është ndaluar nga policia pasi akuzohet se ka kanosur një vajzë për t’i marrë para. Alban Kaca, 19 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Paskuqan, Tiranë u kap nga policia për veprën penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”. I riu u denoncua nga një vajzë me të cilën kishte pasur lidhje intime. Dyshohet se prej muajit dhjetor të vitit 2013, dhe në vazhdim Kaca i ka marrë në periudha të ndryshme shumën në total prej 1000 eurosh. Ai e kërcënonte atë për mos t’ia kthyer sërish ndërsa vazhdonte ende t’i kërkonte para. Në këto kushte vajza u detyrua të kërkonte ndihmën e policisë. Kjo e fundit u vu në lëvizje për të identifikuar dhe kapur autorin e dyshuar gjë e cila u bë e mundur ditën e djeshme

Ai ne vend qe tia merrte parate por e ka kercenuar burri shifet te veprat jo te fjalet