Shkodër, përplasen 4 mjete, autobusi kosovar në flakë

redaktor

Katër automjete janë përfshirë në një aksident automobilistik pasditen e djeshme në fshatin Kryebushat. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se në aksident është përfshirë edhe një autobus nga Kosova, i cili është përfshirë në flakë. Fatmirësisht shoferi i autobusit ka frenuar dhe ka nxjerrë jashtë pasagjerët, pa pësuar asnjë dëmtim fizik. Deri tani bëhet me dije se një person është lënduar lehtë nga djegiet, ndërkohë që shkaqet e aksidentit ende nuk dihen. Policia dhe forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *