Persona të paidentifikuar kanë ndjekur nga pas, goditur me sende të forta duke e lënë pa ndjenja dhe më pas grabitur paratë që kishte në xhep 53-vjeçari me inicialet A. I., banues në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës. Burime zyrtare thanë se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 10, orët e vona të mbrëmjes, kurse i plagosuri ka marrë dëmtime në kokë, ndërsa u mjekua në spital. Sipas dëshmisë së 53-vjeçarit, personi i panjohur i ka marrë një shumë prej 15000 lekësh dhe është larguar me shpejtësi.
