Drejtësia amerikane dënon Justin Bieber

Ornela

Drejtësia amerikane i ka dhënë dënimin Justin Bieber-it pas demit që ka shkaktuar tek shtëpia e komshinjve duke i gjuajtur me vezë. Dje në datën 9 korrik, drejtësia amerikane ka dënuar me 2 vjet liri me kusht këngëtarin adoleshent. Kanadezi është gjykuar për dëmtimin që i ka bërë shtëpisë së komshinjve në Calabasas, një lagje chic kjo në Los Angeles, në të cilën jetojnë edhe shumë VIP-a të tjerë. Idhulli i adoleshenteve duhet gjithashtu të bëjë 5 ditë pune vullnetare, duhet të ndjekë disa leksione për të mësuar të menaxhojë inatin dhe nga ana tjetër është i detyruar të paguajë 80.000 dollarë dëme. 20 vjeçari, i cili nuk ishte i pranishëm në audiencë, akuzohet në Florida edhe për dhënie makine me shpejtësi, nën  efektin e alkoolit dhe drogës. Me një patentë të skaduar dhe duke i bërë rezistencë arrestimit duket se Justin-i do i ketë punët edhe më keq në këtë shtet.

ikub

Share This Article
1 Comment
  • Keto leksionet e menaxhimit te inatit duhet te jene shume interesante…edhe parlamenti yne ka nevoje per ca te tilla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *