I nderuar lexues! Me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër me 1913 ku u caktua kufiri i Shqipërisë, vija ndarëse takoi në Malësinë e Gjakovës. Pjesa më e madhe e saj mbeti brenda kufijve të sotëm të Shqipërisë, por pjesa tjetër vazhdon jashte kufirit, në disa vendbanime afër Gjakovës dhe Junikut. Në jug shtrihet deri në Liqenin e Fierzës. Brenda Malësisë së Gjakovës shtrihen bajraqet e Krasniqes, Gashit dhe Bytyçit.
Në kufijtë e sotëm administrativë kjo trevë i takon rrethit të Tropojës. Malësia e Gjakovës shquhet nga lumenjtë e saj, më i rëndësishmi është lumi i Valbonës.
