I Nderuar Z.Adrian Thano. Me lejoni t’ju pershendes dhe te shpreh konsideraten personale per kontributin tuaj ne shtypin shqiptar.
Une ju shkruaj me porosi te familjes FICO per t’ju falenderuar per nje shkrim qe ju keni botuar per te ndjerin Rauf Fico. Familja Fico ka pergatitur nje material plotesues per artikullin ne fjale te cilin e gjeni bashkelidhur bashke me nje fotografi. Lutemi shini mundesine e botimit te ketij sqarimi bashke me fotografine.
Duke ju falenderuar paraprakisht
me respekt, Denis Zavalani
Në një shkrim të botuar në gazetën tuaj me titull ‘’Reuf Fico, shqiptar atëherë kur s’kish Shqipëri’’ (perifrazim i thënies se Konicës). Në shkrim përmendet dhe shprehja e ambasadorit ‘’Hudson’’: – “Reufi ishte me ndershmëri dhe patriotizëm te padiskutueshëm, me bindje republikane, por i qëndroi besnik mbretërisë se A. Zogut se ishte i bindur se vetëm ai mund te krijonte shtetin e pavarur Shqiptar”.
Kjo foto dëshmon për bindjet e tij republikane, teksa te gjithë nderojnë princeshat (motrat e Zogut) me nderimin ala monarkist, Reuf Fico nuk nderon ne këtë forme. Përsërisim se Reufi e donte dhe nderonte mbretin Zog dhe çmonte vetitë e tij madhore sikundër dhe mbreti Zog nuk linte rast pa e përshëndetur përzemërsisht kontributin e Reufit edhe pse i dinte fort bindjet e Reufit. Një nga faktet qe dëshmon respektin dhe vlerësimin e madh te mbretit Zog ndaj tij është dhe ngjarje e vitit 1930 teksa Reufi ushtronte funksionet e ministrit te jashtëm te Shqipërisë, Italia fashiste për një shprehje te te Reufit te cilën ata e deformuan dhe e nxorën nga konteksti gjeten shkak te hakmerren ndaj Reufit (ngase e dinin se ai nuk ishte filo fashist) dhe i kërkuan Zogut ta shkarkonte nga ministër i jashtëm, gjë që Zogu jo vetëm nuk e beri por i ngarkoi Reufit edhe portofolin e ministrisë se brendshme përkrahës me atë të ministrisë së jashtme.
Gjatë pushtimit fashist Reufi u internua ne Itali dhe u kthye vetëm pas kapitullimit të Italisë fashiste ne vitin 1943.
Duke ju falënderuar përzemërsisht për shkrimin tuaj
FAMILJA FICO
