Stop aksidenteve! Spoti sensibilizues i Ministrisë së Brendshme

redaktor

Ky është një spot sensibilizues i Ministrisë së Brendshme për të minimizuar numrin e lartë të aksidenteve në vend.

Fabula është e thjeshtë: një i ri humbet jetën aksidentalisht në rrugë, pasi përdor mjetin në gjendje të dehur dhe pa vënë rripin e sigurimit.

Spoti mbyllet me apelin: Mbro jetën tënde dhe të të tjerëve!

Rregullat e qarkullimit rrugor janë bërë për të mbrojtur jetën, ndaj Respektoji!

Të dhënat e aksidenteve në vendin tonë janë si një bilanc lufte, rreth 400 vetë çdo vit humbasin jetën.

Rrugët e Shqipërisë përgjaken duke shkaktuar të vdekur dhe të gjymtuar.

http://www.youtube.com/watch?v=TgL5JdEQhdE

Share This Article
2 Comments
  • Po kur te futet Polici ne kthese me makine “policia” pa ndez sinjal ça i thuhet?
    Apo ka hall se i harxhohet çelsi i sinjalit?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *