Episodi Nr.3- Gent Strazimiri shënoi gjatë seancës së djeshme parlamentare incidentin e tij të tretë, ku është bërë viktimë e dhunimit. dje u lakuan dy emra deputetësh socialistë si dhunues të tij. Arben Noka dhe Pjerin Ndreu. Por çfarë ka ndodhur ekzaktësisht? askush nuk di ta thotë me siguri. Strazimiri është kontaktuar dje dy herë nga dita i ftuar për të detajuar ngjarjen dhe atë që ndodhi, por nuk ka pranuar të flasë. Nuk kanë qenë më tepër bashkëpunuese as “kundërpala e PS-së” për këtë incident të radhës. E megjithatë disa copëza të asaj që ka ndodhur kemi mundur t’i konfirmojmë.
Replikë fillimisht me Olta Xhaçkën
Gjithçka nisi pas fjalës që Strazimiri mbajti dje në tribunën e Kuvendit. ai foli me një gjuhë pak të thuash kritike ndaj maxhorancës socialiste. Foli për një numër deputetësh socialistë të lidhur me trafikun e drogës dhe prostitucionit. E konsideroi të kriminalizuar një pjesë të konsiderueshme të deputetëve socialistë por pa përmendur emra konkretë. Pasi mbaroi fjalën, deputetja Olta Xhaçka, në distancë e ka pyetur Strazimirin: “ Po na thua dot të paktën një emër nga këta të inkriminuarit?”.
Po në distancë Strazimiri i është përgjigjur asaj se: “do ta thosha emrin, nëse pyetjen do e kishe bërë vetë dhe nuk do e kishe të porositur me sms. Thuaj atij që të instruktoi me sms të bëje pyetjen që të më pyesë vetë dhe do ja them atij emrat”. Pas këtij dialogu me Xhaçkën, Strazimiri me telefon në dorë ka lënë sallën dhe ka dalë në mjediset e hollit të parlamentit. ishte duke folur në telefon. Pas tij janë parë deputetët arben Noka dhe Pjerin Ndreu të dalin nga salla.
Klodiana Spahiu lajmëron kolegët
Pas momente pasi ka dalë Strazimiri dhe dy të tjerët, në sallën e parlamentit ishte duke u futur deputetja socialiste Klodiana Spahiu. Ajo përpara se të hynte në sallë ka parë në holl debatet mes Strazimirit dhe Arben Nokës dhe menjëherë sapo ka hyrë në sallë u ka thënë kolegëve demokratë të Strazimirit që : “të shkonin pranë tij se po bënte debat sërish”. Pasi deputetja Spahiu ka bërë këtë njoftim, një numër deputetësh demokratë e socialistë kanë dalë nga salla dhe kanë shkuar pranë Strazimirit duke dalë në holl. Fill pas kësaj situate erdhi dhe informacioni për mediet se Strazimiri ishte dhunuar nga Arben Noka dhe Pjerin Ndreu. Si rregull ajo që ka ndodhur duhet të jetë e administruar në filmimin e sistemit të vrojtimit me kamera të Kuvendit.
Një detaj i çuditshëm i Strazimirit
Mes deputetëve ka bërë gjithnjë përshtypje një tipar i sjelljes së Strazimirit pas dy incidenteve të para, që është vënë re edhe dje. Ndonëse është dhunuar, ai të nesërmen, është shfaqur gjithnjë shumë i qetë, sikur të mos kishte ndodhur asnjë gjë me të. Ky është një tipar që edhe disa deputetë të PD-së në konfidencë e tregojnë si një sjellje që ka rënë në sy. Implikimi serial i Strazimirit në tre incidente, ka dhe një tipar tjetër. “Përpara se të arrihej tek konfrontimi Strazimiri e ka nxitur me ngulm replikën; si të thuash e provokon, e ndjell konfrontimin, dhunohet, më pas denoncon dhe më pas shfaqet shumë i qetë – tha dje për dita një punonjëse e Kuvendit.
Genti di të bëjë zhurmën, Berisha di të bëjë hesapet
Kjo sjellje e tij e përsëritur duket se po ngjall dilema të shumta tek kolegët e tij deputetë, përjashtuar njërin nga deputetët demokratë: Sali Berishën. Berisha pas çdo incidenti të Strazimirit gjen momentin për të ndërmarrë “ofensivë opozitare”, e shfaqur dje edhe nëpërmjet bojkotit.
Këto janë qëndrime dhe sinjale qesharake për një opozitë evropiane por jo për opozitën që di të bëjë mirë Sali Berisha. ai i ka shumë qejf martirët. Ka shembuj pa fund që e vërtetojnë këtë fakt. Ndaj dhe e mira është që nga sot e tutje, pavarësisht arsyeve që e shtyjnë Gentin të implikohet në këto situata, konfrontimi me të duhet të shmanget. Sepse nëse Genti di vetëm të provokojë, ai tjetri, që Genti e shpall për idhull, di të konvertojë tensionin në martirizim. Genti di të bëjë zhurmën, Berisha di të bëjë hesapet. Hiqjani këtë shans doktorit, lëreni Gentin të provokojë pa u vënë re nga askush.

E kini nxjerre shume te bukur per surrat. Nuk eshte ashtu ai.
Eshte me i rrepte ne origjinal. Ketu duket shume paqesor.
E bukur foto ne balline.
Per kamistrazin tani ka vetem dy rruge.
1. Ta vrase Berisha dhe te cirret me te madhe se e vrau Rama,
2. Ta qeroje pala tjeter dhe te thote se e qeroi Saliu
Rruge te mesme nuk ka.
Vetem per te qeshur, por ky derdimen e vendos vete veten ne pozicione te tilla.
Uroj ti plotesohet sa me shpejt deshira, sipas fotografise ne pjesen e gjoksit
Ngelet duke kapur prapaskena ju te Dites. A jane te verteta ato qe tha Strazimiri? Problemi i tij qendron vetem ne faktin se foli per kriminelet e PS dhe po aq jane edhe ne grupin parlamentar te PD. Kurse ju merreni me kush eshte prapa Strazimirit. Ne vend te nxirrni emrat e vrasesve dhe hajduteve qe jane ne parlament perpiqeni t’i fshihni. Turp per kete gazetari.
Po te kete demokreaci te vertete, te nxirren emrat e atyre qe kane probleme me
te kaluaren e tyre, pra jo vetem llafe, por fakte. Kjo nuk po behet ????
Ka deputete me precedente penale plot. Ka halabake deputete qe kane blere karrigen e deputetit per te shpetuar by.. nga precedentet penale qe kane. Ky eshte fakt. Keta marroke deputete kujtojne se pasuria qe kane do ti laje mekatet e meparshme, por harrojne se askush nuk eshte aq i pasur sa te bleje te kaluaren e vet, as dhe kryetari Meta.
Po c’fare KAMISTRAZI eshte ky…KAMIKAZET e vertete fundosnin ndonje anije para se te jepnin jeten.
Strazimiri, ose K A M I S T R A Z I, siç e quan me te drejte Dita, eshte nje revole ne doren e Saliut! E zbraz kur do Saliu!…
Strazimiri nuk e kupton dot se eshte Trap, qe Sali Tanokarridi mund ta sakrifikoje kur te doje!
Sjell ne vemendje te lexuesit reagimin e menjehershem te Saliut , sapo u degjua sherri Strazimir Kamikazit….Saliu e dinte me pare s k e n a r i n !…
Saliu eshte nje Kriminel qe ka kriminalizuar mbare Shqiperine!
Ne dejet e Saliut rrjedh gjak Krimineli!…
Sa te vrare i rendojne direkt dhe idirekt Kontos se Baces Krimit!?…
Isha ditet e fundit ne Tirane dhe pashe me syte e mi se Shqiptaret po kthehen ne nje popull i kriminalizuar!
Dhe simboli i ketij Kriminaliteti eshte vet Varrmihsi i Shqiperise!
Kushdo qe e ka marre persiper rolin e ketij qerosit nuk jeton me,prandaj jam dakorte me “DITAN”….E provoi fillimishte me Paloqen Salihu,por kur e pa qe Atij i mbushej goja me peshtyme dhe i zinin avull xhamat e gjyslykeve e zevendesoi me kete lepurin,me sa duket shpejte ja ka pregatitur ceremonine e varrimit.
Rrihni Berishen,nje mashkull,qe llap si grate e kerkon vete dajakun! Ta shihni si do bjere sqoke.